10 titujt me te kerkuar te Ombra GVG tek Bukinist

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ka në fokus gjatë muajit korrik shtëpinë botuese “Ombra GVG”. Ne kemi përzgjedhur 10 titujt më të kërkuar nga lexuesit tanë në vite.

Stenda e Ombra GVG në Panairin e Librit në Tiranë

Shtëpia botuese “Ombra GVG” është themeluar në vitin 1998 dhe është një ndër entet më të njohura botuese në Shqipëri. Në portofolin e botimeve të saj vijnë letërsia klasike e huaj dhe shqiptare, letërsia bashkëkohore, letërsia për fëmijë dhe librat e zhvillimit personal, biografitë etj.

Botimet e Ombra GVG spikasin për cilësinë e lartë të dizanjit, të redaktimit dhe për përzgjedhjen që përmbush nevojat dhe kënaqësitë e lexuesit tonë. Në përzgjedhjet e romanit, zhanri i sagës dhe historisë zë vendin kryesor, por njëherësh edhe është ndër më të kërkuarit nga lexuesit.

Letërsia klasike europiane dhe botërore, me emra të tillë si Balzaku, Heminguej, Teodor Drajzer, është shtuar me emra të tjerë nga letërsia bashkëkohore botërore. Një vend të veçantë ka zënë edhe letërsia aziatike ku ky ent botues ka sjellë disa autorë të njohur.  

“Ombra GVG” ka ndërtuar bashkëpunime me shtëpi të ndryshme botuese italiane, europiane dhe botërore të tilla si: Feltrinelli, Mondadori, Rizzoli, Einaudi, La Coçinella, EdiCarta group, McRae Books, Cacucci Editore, Gallimard, XO Editions, Stock Editions, Oxford University Press, HarperCollins Publishers, Random House, Hachette Group, Penguin Picador, Faber&Faber, Farrar Straus and Giroux, Hyperion, Warner Books, Bookworn Llc, MIKENA Print etc.

Drejtuesja e Botimeve Ombra GVG, Vasilika Tafaj duke prezantuar titujt e rinj në media

Referuar kërkesave të viteve të fundit, platforma Bukinist.al ka përzgjedhur dhjetë nga titujt më të kërkuar, ku shumica prej tyre vijnë nga letërsia klasike dhe moderne.

Më poshtë gjeni dhjetë titujt më të kërkuar të Ombra GVG:

“Sekreti i Parisit” nga Natasha Lester

Sekreti i Parisit” nga Natasha Lester është një histori zemërthyese, e shkruar bukur, e treguar në periudha të ndryshme kohore që të çojnë në Paris, në Angli dhe në Australi.

“Gruaja e këpucarit” nga Adriana Trigiani

Gruaja e këpucarit” është një portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane, me vullnet dhe me ambicie.

Ky rizbulim historik epik i dashurisë dhe familjes, i luftës dhe i humbjes, i rrezikut dhe fatit është romani që Adriana Trigiani ka shkruar, e frymëzuar nga historia e familjes së saj dhe e nxitur nga dashuria e respekti për traditën.

“Gruaja e këpucarit” na tregon një epokë me qartësinë dhe bukurinë që e karakterizonte, me një kast personazhesh të gjallë që do jetojnë në imagjinatën e lexuesve për shumë vite.

“Keini dhe Abeli” nga Jeffrey Archer

Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm

“Princesha” nga Jean Sasson

Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës… Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t’i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

“Dashnorët poshtë Danubit” nga Federico Andahazi

Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Kthesat e papritura të fatit do t’i detyrojnë Borën dhe Margën të mërgohen në Argjentinë, ku jeta do t’i befasojë dhe do t’i tmerrojë përsëri.

“Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla” nga Richard Carlson

Në librin “Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla“, që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t’u prishnin lumturinë.

“Për kë bie këmbana” nga Ernest Heminguej

Për kë bie këmbana i shkruar nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amaerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.

“Iluzionet e humbura” nga Honore De Balzak

Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona

“Shtëpia holandeze” nga Ann Patchett

 “Shtëpia holandeze” është historia e një parajse të humbur, një tour de force që gërmon thellë në çështjen e trashëgimisë, dashurisë dhe identitetit. Ky roman emocionues, të mban zgjuar kureshtjen për të zbuluar se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Denit dhe Mivit, rrëfen një histori mallëngjyese që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë. Autorja Patchett është një nga përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë postmoderniste.

“Kur dhimbja premton dashuri” nga Edmond Tupe

Çdo të thotë të jetosh me një fëmijë autik: Kjo është historia dhe sfida e përkthyesit dhe profesorit të njohur, Edmond Tupja ia kushton Gesit, fëmijës së tij autik: “Gesi më lindi me këtë hendikap që ia zbuluam katër vjeç e gjysëm – pesë. Ky fëmijë m’u dha mua. Rastësia…. ca thonë Perëndia, Zoti unë them rastësia…. nuk e di. Ka edhe një lloj determinizmi. Mu dha mua dhe nuk do të zbythem para tij”. Një histori e rrallë njerëzore që ka bërë për vete mijëra lexues….

Të gjithë librat e shtëpisë botuese Ombra GVG i gjeni online tek Bukinist.al

Gjatë muajit korrik 2023 këto tituj janë në ofertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *