Platforma më e madhe online e librit shqip ka në fokus gjatë muajit gusht shtëpinë botuese “Bota Shqiptare”. Romancat, thrillerat dhe librat e zhvillimit personal mbeten ndër më të kërkuarit.
Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” është themeluar nga Kujtim Gjonaj, një skenarist, producent dhe botues i njohur shqiptarë, i cili ia kushtoi jetën e tij kinemasë dhe librit. Që nga viti 1992 dhe deri më sot në portofolin e këtij enti botues ka mbi 1000 tituj të hedhur në qarkullim, duke e pasuruar bibliotekën shqiptare me mjaft autorë të shquar, me tema të reja dhe botime të shumëllojshme nga fusha të ndryshme.
Nga viti në vit u rrit dukshëm gama e botimeve duke shënuar rritje pas vitit 2004, jo vetëm në përzgjedhjen e autorëve dhe bashkohësisë letrare, por edhe në imazhin e botimeve me paraqitje të lartë grafike dhe prurjes së përkthyesve të talentuar.
Letërsia klasike dhe bashkëkohore, libri për fëmijë dhe së fundi, literatura e zhvillimit personal janë kolonat kryesore të këtij enti botues.
Në garën e fortë mes botuesve, Bota Shqiptare ndjek dhe përzgjedh titujt më të kërkuar të momentit nga letërsia bashkëkohore botërore, si dhe ka në fokus edhe letërsinë për fëmijë dhe të rinjë. Pjesë e portofolit të saj janë edhe botimet për fëmijë të grup-moshave 1-6 vjeç.
Me këtë rast, Bukinist.al ka përzgjedhur 10 titujt më të kërkuar të portofolit të botimeve të “Bota Shqiptare” gjatë viteve të fundit. Për më shumë, shikoni listën si më poshtë:
“Hajdutja e librave” nga Markus Zusak
“Hajdutja e librave” vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në “Unë jam lajmëtari”. Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi.
“Përse meshkujt dashurojnë kuçkat” nga Sherry Argov
As meshkujt nuk e dinë përgjigjen. Gjithmonë nëse ka një të tillë. Dhe pikërisht përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk duhet ta prisni nga ky libër. Aq më tepër të ktheni një libër në një manual që do të zgjidhë problemet tuaja në çift.
I kthyer në një sensacion mbarëkombëtar, “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat” është një libër ku Sherry Argov ka hedhur në letër mendimet që meshkujt kanë për femrat dhe perceptimet që kanë ata për atë që është e duhura. Në 283 faqe ka një sërë situatash që nxjerrin në pah Vajzat e mira- humbëse dhe Kuçkat – fituese gjatë një marrëdhënieje. Fjala kuçkë në libër qëndron për një femër të ftohtë në ndjenja ( në dukje), që nuk sakrifikon lirinë e saj për t’i bërë qejfin mashkullit të vet, e kundërta pastaj qëndron për përcaktimin “vajzë e mirë”. Libri është i shkruar si një manual dhe ndërthurje historish gjithashtu, për të treguar sesi reagojnë meshkujt përballë tipave të ndryshme të femrave që kanë përballë.
Sherry Argov ju përgjigjet gjithashtu disa pyetjeve që gulçojnë në kokën e femrave: Përse meshkujt në fillim janë kaq romantik dhe më pas ndryshojnë? Përse meshkujt i quajnë ” të sigurta” vajzat e sjellshme? Përse meshkujt e respektojnë një femër që është e zonja e vetes?
“Mendo si murg” nga Jay Shetty
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 “Qëllimisht”, ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t’i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim.
Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, “Mendo si murg” na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes.
Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t’i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t’i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
“Gjëja e fundit që më tha ai” nga Laura Dave
Me ritmin marramendës, kthesat e papritura të ngjarjeve dhe dramën familjare që përmban, romani “Gjëja e fundit që më tha ai” është një mister që të mban mbërthyer dhe që të trondit me zgjidhjen me të cilën mbyllet.
“Romani më magjepsës që flet për një grua që kërkon të zbulojë me çdo çmim të vërtetën lidhur me zhdukjen e të shoqit”, – shkruan The New York Times. Një thriller plot ndjenjë e që lexohet me një frymë për sakrificat që bëjmë për njerëzit që duam më shumë.
“Good Vibes – Good Life” nga Vex King
Vex King ka kaluar pengesa të ndryshme derisa u bë një burim shprese për mijëra të rinj dhe tani, nga përvoja dhe mençuria e tij intuitive, mund të të frymëzojë edhe ty që:
të praktikosh kujdesin për veten, të heqësh energjinë toksike dhe t’i japësh përparësi mirëqenies;
të kultivosh zakone pozitive të jetesës, si për shembull, ndërgjegjësimin;
të ndryshosh bindjet për t’u hapur udhën mundësive fantastike në jetë;
të arrish synimet duke përdorur teknika të provuara e të besueshme;
të kapërcesh frikën e të lundrosh me universin;
të gjesh qëllimin më të lartë në jetë e të bëhesh një dritë që shkëlqen për të tjerët.
“Shtatë bashkëshortet e Evelin Hygosë” nga Taylor Jenkins Reid
EVELIN Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani?
Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lënë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t’i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta përdorë këtë mundësi për t’i dhënë një shtysë përpara karrierës.
Në apartamentin luksoz të Evelinës, Monika dëgjon e mahnitur historitë që i tregon aktorja. Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke i treguar edhe për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori ambicieje të pamëshirshme, miqësish të papritura dhe dashurish të ndaluara.
Monika fillon të ndihet mjaft e lidhur me yllin legjendar por, ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, bëhet e qartë se, jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në mënyrë tragjike dhe të pakthyeshme.
“Aventurat e Kapiten Brekushit 1” nga Dav Pilkey
Shkrimtari i shumëpëlqyer dhe ilustruesi fitues i Medaljes Caldecott, Dav Pilkey, u jep lexuesve të vegjël një aventurë të mrekullueshme me këtë libër jashtëzakonisht zbavitës, plot veprim dhe që lexohet me lehtësi. Me vizatimet e bukura në çdo faqe, Aventurat e Kapiten Brekushit është një libër i përshtatshëm si për fillestarët ashtu edhe për lexuesit më të rritur. Dhe librat e tjerë humoristikë bestseller të Dav-it do t’i bëjnë me siguri edhe lexuesit më shpërfillës të qeshin për orë të tëra.
“21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit” nga John Maxwell
Ky libër i shkruar nga autori numër një në botë për lidershipin, sjell 21 cilësitë e domosdoshme të një udhëheqësi, të cilat do t’ju tregojnë se kur t’i zhvilloni këto cilësi, dhe se çfarë duhet të bëni që njerëzit t’ju ndjekin. Kur kjo të bëhet e mundur, ju do të jeni në gjendje të përvetësoni çdo gjë në botë.
Udhëheqësit janë gjithmonë në kërkim të një avantazhi. Kjo shpesh i dërgon shumë prej tyre në kërkim të një gjëje më të madhe. Ndonëse qasjet e lidershipit dhe mënyrat e menaxhimit vijnë dhe shkojnë, çfarë mbetet e njëjtë? Cilësitë e një lideri.
Eksperti, folësi dhe autori i njohur ndërkombëtarisht i lidershipit John C. Maxwell prek procesin e zhvillimit të artit të lidershipit duke i dhënë lexuesit mjete praktike dhe njohuri për zhvillimin e cilësive që gjenden tek liderët e mëdhenj.
Si një autor me autoritet për lidershipin në ditët tona, Maxwell ndan parimet e tij novatore por të përjetshme se si të drejtosh të tjerët në mënyrë efektive. Idetë e tij kanë ndikuar në jetën e mijëra drejtuesve të biznesit.
Tek 21 cilësitë e domosdoshme të një lideri, Maxwell zgjeron cilësitë që çdo udhëheqës ka nevojë për të qenë i suksesshëm, të tilla si gjithçka ngrihet dhe bie mbi udhëheqjen, dhe lidershipi zhvillohet me të vërtetë nga brenda jashtë. Nëse mund të bëheni lideri që duhet të jeni nga brenda, do të bëheni lideri që dëshironi të jeni nga jashtë.
“Na ishte një princeshë” nga Johanna Lindsey
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën nga autorja e romancave historike Johanna Lindsey. Familja mbretërore e Kardinias.
Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia ndezi gjakun mbretëror me një pasion të zjarrtë.
Edhe pse u përpoq të ikte prej tij, prapë ndiente se princi e tërhiqte në mënyrë të papërmbajtshme, derisa princesha e re, më në fund, iu dha shpirtërisht princit këmbëngulës dhe zbuloi fatin e saj të vërtetë.
“Dyzet rregullat e dashurisë” nga Elif Shafak
Elif Shafak ka fituar shumë çmime si romanciere dhe është shkrimtarja më e lexuar në Turqi, por padyshim ky roman mbetet ndër më të lexuarit dhe më të vlerësuarit.
Nëse doni të ktheheni pas në të shkuarën e shekullit të XIII dhe doni të njihni botën e madhe spirituale të Lindjes, ky roman ju bën ta përjetoni atë kohë në mënyrën më magjike të mundshme.
Ela Rubinsteini-n e përpijnë tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Por ajo nis ti zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe për praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh.
Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës së saj dhe autori Zahara i ngjan Shamsit të dikurshëm, duke e çliruar.
Të gjithë librat e Bota Shqiptare i gjeni tek Bukinist.al dhe gjatë muajit gusht janë në ofertë për lexuesit.