9 librat me te shitur te Botart tek Bukinist.al

Stenda e “Botart” në panairin e librit

Shtëpia botuese “Botart” është në fokus gjatë muajit dhjetor: Pjesë e saj janë edhe librat e Jetart. Po ndajmë librat më të kërkuar nga lexuesit tek Bukinist gjatë tre viteve të fundit…

Shtëpia botuese “Botart” është e specializuar në letërsinë non-fiction, literaturën për fëmijë dhe botime të karakterit edukativ. Pjesë e këtij enti është tashmë edhe Jetart, me fokus librit për zhvillimin personal, shëndetin dhe aspekte të tjera. E krijuar që në vitin 2005, kjo shtëpi botuese ka një gamë të gjerë të botimeve të saj, ku përfshihen librat e dobishëm, me karakter formues dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, duke harmonizuar botimin e autorëve të huaj me ata shqiptarë. BOTART ka në fokus special letërsinë e zgjedhur për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe botimet historike, psiko-sociale dhe filozofike për të rritur.

BOTART ka sjellë në shqip disa nga autorët më të suksesshëm në botë të letërsisë për fëmijë si: Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr etj. Për adoleshentë: Angi Thomas, Susan Eloise Hinton, Jacqueline Wilson, John Boyne; Si dhe për të rritur: Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Adam Kay, Matt Haig, Douglas Murray, Fearne Cotton, Jill Sims, Chloe Benjamim, etj.”

Botart është një ndër 10 entet botuese kryesore me aktivitetin më të madh në platformën Bukinist.al. Për këtë arsye, ne kemi përzgjedhur 9 librat më të kërkuar nga lexuesit ndër vite.

Lexues të vegjën në stendën e Botart në panair

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni titujt më të pëlqyer në platformën më të madhe online të librit shqip, Bukinist.al:

“Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit” nga Yuval Noah Harari

Gjithëpërfshirës, i thellë, provokuese dhe i guximshëm: Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë … dhe e ardhmja jonë. Një bestseller absolut përgjatë viteve të fundit në Amazon dhe të gjitha platformat globale të shitjes së librit

“Gjyshja Gango” nga David Walliams

Një histori për të vegjël rreth paragjykimeve dhe pranimit, gjërave qesharake dhe fjalëve të buta që vijnë nga gjyshja që dikur kishte vjedhur gjëra të çmuara dhe sot ka nevojë për ndihmën e nipit të saj, Benit, i cili është tejet i mërzitur se e kanë lënë të qëndrojë në shtëpinë e saj

“Djali me pizhame me vija” nga John Boyne

Do të nisni një udhëtim në shoqërinë e një djali nëntëvjecar të quajtur Bruno.(Edhe pse ky s’është Libra për nëntëvjecarët). Por, pa kaluar shumë faqe, bashkë me Brunon do të arrini te një “gardh me gjemba”. Të tilla vija ndarëse eksiztojnë kudo, në të gjitha dimensionet e jetës. Urojmë që s’do t’ju duhet ta kapërceni kurrë një të tillë.

“Biblioteka e mesnatës” nga Matt Haig

Mes jetës dhe vdekjes ekziston një bibliotekë, dhe brenda asaj biblioteke, raftet e librave nuk kanë fund. Çdo libër ofron një mundësi për të provuar një jetë tjetër që mund të kishe jetuar. Për të parë se si do të ishin gjërat nëse kishe bërë zgjedhje të tjera… A do kishe bërë diçka ndryshe, nëse do të kishe mundësinë të anuloje rrugëtimin tënd? Një roman për të gjitha zgjedhjet që hyjnë në një jetë të jetuar mirë.

“Libri i disiplines” nga William Sears, Martha Sears

Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t’i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.

Në këtë udhërrëfyes unikal, Dr. Billi dhe Martha Sears, specialist të pediatrisë, librat e të cilëve mbi lindjen, bebet dhe prindërit janë bërë bestseller jashtëzakonisht të përhapur, ju shpjegojnë se çfarë mund të bëni për të formuar sjelljen e fëmijës suaj, në mënyrë që sjellja dhe drejtimi i tyre i mirë të vijë natyrshëm.

“Spiuni dhe tradhtari” nga Ben Macintyre

Historia më e madhe e spiunazhit të Luftës së Ftohtë. Ben Macintyre, në librin e tij “Spiuni dhe tradhtari” tregon një histori tradhtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë.

“Jetëgjatësia” nga David A. Sinclair

Libri “Jetëgjatësia”, i shkuar nga profesori i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë. Njëkohësisht, ky botim është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit.

“Napoleon Bonaparti” nga Pascale Fautrier

Napolon Bonaparti eshte lideri më me ndikim edhe sot dhe vazhdon te terheqe vemendjen jo vetem te lidereve ne mbare boten, por edhe te lexuesit te thjeshte. Kjo biografi e shkruar nga autorja Pascale Fautier cilesohet nder studimet me serioze dhe me te thelluar te shkruar per kete personalitet te permasave boterore.

“I vetmi liber që duhet të lexosh për financat” nga Thomas Kehl dhe Mona Linke

Ky libër na ofron rrugën tërheqëse drejt pasurisë: Paranë e përdor mirë vetëm ai që ka mësuar që herët. Nëse doni të pasuroni edukimin tuaj financiar, ky libër është bazë e shëndetshme dhe profesionale. Madje, është i rekomandueshëm edhe për shkollat

Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al

Gjatë muajit dhjetor janë në ofertë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *