Protagonistët kryesorë të letrave shqipe për vitin 2022 janë përzgjedhur: Stefan Çapaliku, Mira Meksi, Xhevat Lloshi, Behar Jaçaj, Olimbi Velaj dhe Edi Gogu. Ja 6 veprat që janë përzgjedhur mes prurjeve letrare të vitit të kaluar
Stefan Çapaliku, Mira Meksi, Xhevat Lloshi, Behar Jaçaj, Olimbi Velaj dhe Edi Gogu janë gjashtë protagonistët kryesorë të letrave shqipe për vitin 2022. Shkrimtarët, studiues dhe përkthyes këta që janë vlerësuar me çmimet e vitit nga juria e ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Mes mijëra titujsh juria e kryesuar nga akademik Mehmet Kraja dhe anëtarë: Saverina Pashaj, Aida Tuci, Shezai Rrokaj dhe Mimoza Hysa ka shpallur më të mirët e vitit në kategoritë: Romani shqip, poezia shqipe, letërsia për fëmijë, proza e shkurtër, vepra studimore dhe përkthimi i vitit.
Mes diskutimesh të shumta, kësaj radhe janë vlerësuar dy emra të rinj: tregimtari Behar Jaçaj dhe autorja e letërsisë për fëmijë, Edi Gogu.
Më datë 27 dhjetor, pikërisht në ditën e kujtesës për poetin e madh kombëtar Lasgush Poradeci është zhvilluar edhe ceremonia e shpalljes së fituesve, ku ishte e pranishme ministrja e Kulturës, Ilva Margariti, drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, shkrimtarë, poetë, përkthyes, studiues dhe njerëz të kulturës.
Çmimet vjetore në fushën e letrave organizohen nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, si pjesë e Ministrisë së Kulturës. QKLL ngre një juri në përbërjen e së cilës janë personalitete të njohura të studimit, pedagogë, krijues, poet dhe gazetarë të fushës së kulturës. Juria mblidhet 3 muaj përpara duke marrë në shqyrtim të gjithë krijimtarinë letrare të vitit paraardhës. Prej dy ditesh është rritur numri i kategorive për të cilat jepet çmimi letrar: Tashmë, vlerësohen me çmime romani, poezia, tregimi, studimi, letërsia për fëmijë dhe përkthimi nga gjuhë të huaja në shqip, ku kryesisht përzgjidhet romani i huaj. Çmimet letrare vlerësohen nga QKLL dhe shërbejnë edhe si promovues të veprave fituese.
Më poshtë po japim veprat fituesve sipas kategorive dhe listën me 5 veprat në garë për secilën kategori.
ROMANI MË I MIRË I VITIT 2022 U ZGJODH
1. “” nga Stefan Çapalikum hedhur në qarkullim nga Botimet Fishta me motivacionin:
Stefan Çapaliku me romanin “Një engjëll veshë me frak” me motivacionin: “për një shkathtësi rrëfimi dhe gjetjesh të përdorura tradicionalisht në prozën romanore, tejkalon këtë kufizim dhe veprës i jep shtrirje më të gjerë dhe personazhit reference polivalente”.
Në garë ishin edhe katër romanet e tjera:
1. “” nga Fatos Kongoli:
2. “” nga Liridon Mulaj
3. “” nga Rita Petro
4. “” nga Zija Çela
LIBRI MË I MIRË PËR FËMIJË I VITIT 2022 U ZGJODH:
nga Edi Gogu, hedhur në qarkullim nga Botimet Albas me motivacionin:
Edi Gogu për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë” me motivacionin: “për një shkrim plot fantazi që nxit imagjinatën dhe i fut fëmijët në botën e ëndrrave”.
Në garë ishin edhe katër libra të tjerë të krijuesve për fëmijë:
1. “Kalendari i ëndrrave të mollës” nga Natasha Shuteriqi Poroçani:
2. “Dordolëngu” nga Rudina Çupi
3. “Jona dhe deti” nga Zimo Krutaj
4.“Hajdutja e buzëqeshjeve” nga Sevi Agolli
VËLLIMI MË I MIRË POETIK I VITIT 2022 U SHPALL:
“Lumturia e të tjerëve” nga Olimbi Velaj me motivacionin:
Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.
Në garë për çmim ishin edhe 4 vëllime të tjera poetike:
1. Trilogjia “” nga Erina Çoku
2. “Hapësirë midis dy notave” nga Flurans Ilia
3. “Retë prej drite” nga Ndue Ukaj:
4. “Heraldikët e borës” nga Niko Kacalidha
VËLLIMI MË I MIRË I VITIT 2022 ME TREGIME U SHPALL:
“” nga Behar Jacaj, hedhur në qarkullim nga Botimet Albas, me motivacionin:
Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës” me motivacionin: “për një pasqyrim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohërave të sotme, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, me gjuhë të pasur dhe situatë befasuese”.
Në garë për çmimin e vitit ishin edhe katër përmbledhje të tjera me tregime:
1. “Fajtori” nga Besnik Mustafaj
2. “Transaksioni” nga Dashnor Kokonozi
3. “Tulipanë të vonuar” nga Flutura Açka:
4. “Deti i zi” nga Zejnullah Rrahmani:
VEPRA MË E MIRË STUDIMORE E VITIT 2022 U SHPALL:
“Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” nga Xhevat Lloshi, botuar nga Uengen, me motivacionin:
Xhevat Lloshi me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” me motivacionin: “një studim i plotë, i larmishëm dhe i dokumentuar mbi veprën dhe kronologjinë e jetës si dhe të përkthimeve shqip të Biblës dhe një bibliografi shteruese mbi veprën e Kristoforidhit”.
Në garë ishin edhe katër botime të tjera me studime:
1. “” nga Blerina Goce
2. “Kangë në vete” nga Eljon Doçe:
3. “Poetë dhe profetë” nga Lekë Tasi:
4. “Shënjime të letraritetit” nga Durim Çaça.
PËRKTHIMI MË I MIRË I VITIT 2022 NGA LETËRSIA E HUAJ U SHPALL:
“Vjeshta e patriarkut” e Gabriel Garcia Marquez, shqipëruar nga spanjishtja nga Mira Meksi, botuar nga Onufri, me motivacionin:
Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez me motivacionin: “për përkthimin e romanit e cila vjen në një shqipe të pasur me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që jo vetëm respekton stilin e autorit por edhe sjell me autencitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge baroke”.
Në garë për çmimin ishin edhe veprat e katër përkthyesve të tjerë:
1. “Njeriu pa cilësi” i Robert Musil, sjellë në shqip nga gjermanishtja nga Jonila Godole
2. “Jeta shpirtërore” e Alberto Moravia, përkthyer nga italishtja nga Aida Baro.
3. “Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” të M. Karagacis, përkthyer nga greqishtja nga Romeo Çollaku
4. “Çudia në mendjen time” e Orhan Pamuk, përkthyer nga turqishtja nga Xhemile Abdiu.