Konkursi Jam liber 2024 – ja 5 nxenesit fitues

Menaxheri i Bukinist.al, Albert Gjoka dhe drejtuesja e botimeve Onufri, Enxhi Hudhri me nxenesit fitues te konkursit

Me rastin e 88-vjetorit te lindjes se shkrimtarit te shquar, Ismail Kadare, platforma Bukinist.al ne bashkepunim me Shtepine Studio “Kadare” dhe Shtepine Botuese “Onufri” shpallen konkursin “Jam Liber – Ismail Kadare”; Emrat e fituesve…

Në kuadrin e muajit janar kushtuar shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al, në bashkëpunim me Shtëpinë Studio “Kadare” dhe Shtëpinë Botuese “Onufri” shpallën sot, më 30 janar 2024 fituesit e konkursit me përshtypje “Jam Libër”. Gjimnazistët fitues janë si më poshtë:

1. Sara Leka nga shkolla e mesme “Qemal Stafa” – Tiranë, e cila është shpallur fituese e vendit të parë;

2. Sara Petritaj nga shkolla e mesme “Sami Frashëri – Tiranë, e cila është shpallur fituese e vendit të dytë;

3. Reivis Qoku nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” – Tiranë, i cili është shpallur fitues i vendit të tretë;

4. Marie Zefi nga shkolla e mesme “Ibrahim Rugova” – Kamzë, e cila është vlerësuar me çmimin special “Mik i Bukinist”;

5. Dea Aliaj nga shkolla e mesme “Qemal Stafa” – Tiranë, e cila është vlerësuar me çmimin special “Mik i Bukinist”;

Po ashtu, sot u dha edhe një certifikatë mirënjohje për mësuesen e letërsisë Jenla Godole dhe shkollën e mesme “Partizani” – Tiranë, për mbështetjen e çmuar në organizimin e konkursit “Jam Libër – Ismail Kadare”.

Në garë morën pjesë 28 nxënës nga shkollat e mesme të kryeqytetit. Në fokus ishin mbi 10 vepra të shkrimtarit të njohur shqiptar, ku spikat aftësia e lexuesve për të ndërtuar një marrëdhënie personale me tekstin, kultura e shkrimit dhe aftësia depërtuese për të kuptuar thelbin e veprës.  

Shtëpia Botuese “Onufri” dhuroi libra të autorit Ismail Kadare për të gjithë nxënësit fitues. Në mbyllje të kësaj gare, menaxheri i Bukinist.al, Dr. Albert Gjoka falënderoi përzemërsisht të gjithë nxënësit që morën pjesë në konkurim dhe mësueset e letërsisë së shkollave të kryeqytetit, si dhe dy partnerët e tij: Shtëpinë Studio “Kadare” me Brisilda Trajko dhe drejtuesen e entit botues, “Onufri”, Enxhi Hudhri.

Ky aktivitet organizohet me rastin e 88-vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare, ku platforma Bukinist.al ia ka kushtuar muajin janar këtij autori të spikatur të letrave shqipe.

Të gjitha përshtypjet publikohen në blogun “Leximtari.al”.

Ky është viti i tretë që Bukinist.al organizon një konkurs të tillë për veprën e Kadaresë, pasi receptimi tek brezi i lexuesve të rinj është i pazakontë, i gjallë dhe me një qasje aspak ideologjike në ndërveprimin që kanë të rinjtë shqiptar me tekstin.

(Në foto: Momente nga zhvillimi i veprimtarisë në mjediset e Shtëpisë Studio “Kadare” ditën e martë, datë 30 janar 2024)

Veprën e Ismail Kadaresë e gjeni online tek Bukinist.al

Ata që duan të marrin librat e Kadaresë me autograf, të shkojnë tek LINKU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *