Librat e biznesit kryesojnë shitjet gjatë muajit të kaluar. Romancat bashkëkohore dhe klasikët mbeten të pëlqyer. Kësaj radhe në top-10 më të kërkuarit tek Bukinist.al janë edhe 3 autorë shqiptarë. Na ndiqni…
Muaji shkurt në tregun e librit ka mbajtur në krye librat e biznesit dhe romancat. Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ka nxjerrë titujt më të kërkuar nga lexuesit gjatë muajit të kaluar. Mbase, të diktuar nga festa e Shën Valentinit apo edhe fokusi që kishte Bukinist.al, duket se këtë muaj peshën kryesore e ka zënë libri i sipërmarrjes dhe romancat, qoftë të autorëve të huaj, por edhe atyre shqiptarë, duke shënuar edhe fenomene të reja mes bashkësisë së krijuësve.
Libri i mentorit të financave personale dhe investimit, Robert Kiyosaki, “Baba i pasur, baba i varfër” vazhdon të thyejë çdo rekord, duke mbajtur gjallë interesin e lexuesve, sidomos atyre në moshë të re, për të mësuar më shumë rreth parasë dhe mënyrës sesi qarkullon ajo, si fitohet, qarkullohet apo kursehet. Krahas tij, janë edhe dy libra të tjerë “Shit ose të shiten” i Grant Cardones dhe “Miti i sipërmarrjes” i Michael Gerber mes librave që janë përzgjedhur në shkurt nga kjo kategori librash.
“Mbaron me ne” i mbretëreshës së bestseller-it Colleen Hoover ishte mes librave më të kërkuar tek Bukinist.al, i ndjekur nga booktokistja Ana Huang, me librin e tretë të serisë Twisted, “Urrejtja”, hedhur në qarkullim nga Botimet Dritan. Por, ky fenomen po shfaqet tashmë edhe në letrat shqipe: Aulona Ilasllari me vëllimin e dytë “Dikur apo tani”, botuar nga “Univers” është rasti tipik i Booktok-ut në mjedisin shqiptar të librit. Ashtu si edhe libri i parë “Një fund pa fillim” edhe kjo romancë është përfshirë mes 10 librave më të shitur të muajit shkurt.
Fatmirësisht, klasikët mbesin edhe “Krim dhe ndëshkim” i Fjodor Dostojevskit, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Uegen” ka qenë botimeve më të kërkuara. Po ashtu, edhe klasiku modern i letrave shqipe, Ismail Kadare, me romanin “Pallati i ëndrrave”.
Në morinë e autorëve shqiptarë, Ben Blushi me romanin utopik “Komploti” vazhdon të mbajë të gjallë interesin e lexuesve tanë që kur është hedhur në qarkullim ky roman në muajin nëntor të vitit të kaluar.
“Jeta sekrete e bletëve” i Sue Monk Kidd ka qenë i fundit mes 10 titujve më të shitur të muajit shkurt 2024.
Për më shumë, rreth tyre, ju ftojmë të ndiqni listën si më poshtë:
“Babai i pasur, babai i varfër 1” nga Robert Kiyosaki
Libri më i mirë për financat personale per me shume se dy dekada e gjysem vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Në këtë botim të ri kemi 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë libër me miqtë dhe familjen tuaj.
“Dikur apo tani?” nga Aulona Ilasllari
Booktoku ka emrat e tij edhe ne Shqiperi tashme. Njera prej tyre qe ka spikatur gjate muajve te fundit eshte Aulona Ilasllari. Pas romanit bestseller Nje fund pa fillim, sjell romanin e dyte te kesaj romance prekese, qe hidhet ne qarkullim ne prag te Shen Valentinit: Kur dashuria ndërthuret me dhimbjen, a thua është më po e njëjta dashuri? A do të venitet, apo ndoshta sa më shumë të vuash, dashuria vjen dhe bëhet më e fortë?
“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover
Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie. Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë.
Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe… ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm, mendjendritur dhe ndonëse ka vendosur të mos martohet asnjëherë, i ka rënë në kokë për Lilin.
Bashkë me pikëpyetjet për lidhjen e saj të re, në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë; një lidhje me të shkuarën e lënë pas. Ai ishte shpirti i saj binjak, engjëlli mbrojtës, çdo rrahje zemre dhe kur një ditë rishfaqet papritur në jetën e saj, gjithçka që ka ndërtuar me Rajlin tronditet.
“Urrejtje – Libri i tretë i Serisë Twisted” nga Ana Huang
Seria Twisted eshte kthyer ne nje fenomen global. Shtepia botuese Dritan sjell vellimin e trete te serise Twisted “Urrejtja”, shkruar nga shkrimtarja Ana Huang.
“Ai e urren … gati po aq sa e dëshiron”. I mahnitshëm, kryelartë dhe i vendosur për t’u bërë mjek i suksesshëm, XHOSH ÇENI nuk ka takuar kurrë një vajzë, që të mos ketë rënë pre e magjepsjes së tij — me përjashtim të Xhuls Ambrozës. Kokëkuqja e bukur ka qenë si një gjemb në këmbë, që kur janë njohur, por, në të njëjtën kohë, ia ka përpirë mendimet si asnjë vajzë tjetër. Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa rregulla të thjeshta.
“Pallati i ëndrrave” nga Ismail Kadare
“Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, – titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.
“Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor M. Dostojevski
Krim e ndëshkim! Pa dyshim vepra më e fuqishme e F.M.Dostojevskit. Një libër që të përpin. Ndoshta nga të rrallët libra që mund të lexohen shumë herë. Magji e psikanalizës së vërtetë. Dhe një psikanalizë tjetër, më vete është edhe mënyra e jashtëzakonshme si e përshkruan Stefan Cvajgu Dostojevskin
Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi. Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës. Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.
Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën. Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.
“Miti i sipërmarrjes” nga MICHAEL E. GERBER
Libri “Miti i sipërmarrjes: Botim i rivështruar” do të të ndihmojë ta zhvillosh ndërmarrjen në mënyrë frytdhënëse duke qenë i sigurt në vetvete. Gërbëri të prezanton me fazat e jetës së ndërmarrjes—foshnjëria, adoleshenca e dhimbshme dhe pjekuria: pishtari udhërrëfyes i të gjitha ndërmarrjeve që ia dalin mbanë—dhe të tregon si të zbatosh mësimet e franshizimit në çdo ndërmarrje, pavarësisht nëse është franshizë apo jo. Gjëja më e rëndësishme është që Gërbëri vë në pah dallimin jetik, por shpesh të shpërfillur, midis marrjes me ndërmarrjen dhe punës në të.
“Shit ose të shitën” nga Grant Cardone
Pavarësisht nëse je agjent shitjesh, menaxher apo sipërmarrës, ky libër është udhërrëfyesi yt që t’i shesësh me efikasitet produktet dhe idetë e tua! Nga autori bestseller i New York Times “Rregulli 10x”, libri “Shit ose të shitën” do të ndryshojë mënyrën sesi ti e percepton shitjen dhe jetën. Libri vjen në shqip me përkthimin e Maniela Sotës dhe botimin e “Minerva”.
“Jeta sekrete e bletëve” nga Sue Monk Kidd
Një rrëfim i humbjes dhe i gjetjes së dashurisë, i bindjes dhe i faljes, romani “Jeta sekrete e bletëvë” eksploron plagët e shoqërisë dhe shpalos në kuptimin më të thellë idenë, se në jetë duhet të zgjedhësh atë që vlen.
Të gjithë këto tituj i gjeni tek Bukinist.al
Librat më të shitur i gjeni ONLINE