Blogu Leximtari dhe platforma Bukinist.al ka përzgjedhur 8 romane që janë shkruar nga autoret shqiptare për ti rekomanduar si lexime në Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Letërsia shqipe është pasuruar ndjeshëm me emra autoresh, të cilat garojnë në mënyrë dinjitoze mes autorëve të spikatur tashmë. Njëherësh, shihet se ka edhe autore të cilat guxojnë në tematikat që lëvrojnë, thyejnë tabu, sjellin këndvështrime të reja, dëshmojnë mjeshtri në teknikat narrative dhe pasurojnë mjedisin që jetojmë.
Përmes rrëfimit të tyre, ne e kuptojmë më mirë botën femërore shqiptare, sfidat e përditshme, përpjekjen për mbijetesë dhe vlerat që plazmohen në shoqërinë tonë falë kontributit të tyre.
Aktualisht, në zhanrin e romanit nuk mund të flasim për një letërsi feministe të strukturuar qartë mbi bazën e parimeve dhe ideve feministe. Por, pamëdyshje ka autore që trajtojnë me guxim dhe qartësi problematikat e femrës shqiptare dhe përmes narrativës së tyre, frymëzojnë dhe projektojnë modelin e gruas të pavarur dhe me integritet në shoqërinë tonë.
Këtë vit platforma Bukinist.al ka vendosur që të rekomandojë autore shqiptare në Ditën Botërore të Gruas dhe të promovojë veprat e tyre.
Ne kemi përzgjedhur numrin simbolik 8 për të rekomanduar 8 romane të shkruara nga zonja dhe zonjusha shqiptare. Autore si Mira Meksi, Brunilda Zllami, Mimoza Hysa, Eralda Baze, Rezarta Reçi, Rita Petro, Flutura Açka apo Loreta Vaso kanë prurje të cilat janë shkruar gjatë viteve të fundit.
Letërsia shqipe ka protagoniste të spikatura në të gjitha zhanret, por, përzgjedhja është bërë bazuar mbi librat që ndodhen online tek Bukinist.al dhe bazuar mbi tematikat që vijnë në këto romane: Raporti mes nënës dhe djalit, forca e gruas për të mbajtur të gjallë dashurinë, lufta e femrës për pushtet, shtegtimi i vajzës për të zbuluar feminitetin në një mjedis të ashpër mashkullor, raportet e brishta mes gjinive, përpjekja e vajzave për të ecur përpara në jetë, etj., janë disa nga temat – bosht që lëndësojnë romanet e rekomanduara në këtë listë.
Për më shumë, ju ftojmë që të bëni pjesë të leximeve këto 8 romane që janë shkruar nga 8 zonja të njohura të letërsisë dhe kulturës tonë.
“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” nga Mira Meksi
“Një epope homerike per Teutën e Ilirisë. Perënditë dhe njerëzit janë shumë pranë njëri-tjetrit në Ilirinë e shekullit III para Krishtit. Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat pushtonjëse të Teutës stratege.
Një roman i ngjeshur pasionant me një dramacitet të lartë, ku historia gërshetohet me aventurat, mitet, legjendat, gojëdhënat, me personazhet e vërteta, dhe qeniet imagjinare, por mbi të gjitha me magjinë e një dashurie përvëlonjëse, të ngjizur me lëndë hyjnore, të sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe të shënjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe nga një fund tragjik: dashuria e mbretëreshës
Teuta për gjeneralin grek Demetër Faros. Gjithçka për të ringjallur Ilirinë e humbur mjegullinave të kohës.
“Bijat e Gjeneralit” nga Mimoza Hysa
“Bijat e gjeneralit”, historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin “me kleçkë” në biografi.
Mjeshtrisht, autorja ka arritur të ndërtojë një raport distancues dhe të papajtueshëm mes brezave, brenda në një familje, ku autoriteti i prindit ka qenë absolut dhe ideologjia ishte më e rëndësishme sesa familja dhe dashuria. Si pakkush nga autorët shqiptarë, Hysa e shemb këtë mit. Po ashtu, në aspektin narrativ, autorja ka ndërtuar një narrativë krejt të veçantë, përmes rrëfimit në vetën e dytë, – në formë bisedore mes Marsinës dhe Martinës, – dy personazhe të cilat janë dy forma të të njëjtit person.
“U mbajta te parajsa” nga Loreta Vaso
Romani biografik i shkruar nga Loreta Vaso sjell historinë reale të mjekes së njohur Lindita Beqiri Mezini, duke zbuluar hap pas hapi dramat e një personazh real, një gruaje që nuk është dosido.
Ky roman ka në qendër një grua dhe si i tillë, fare mirë mund të ishte edhe një vepër feministe, por nuk është mo-ta-mo i tillë; pra, nuk jemi përballë romanit klasik feminist, pasi nuk merr asnjë trajtë të të gjitha llojeve të feminizmit që ne njohim nga letërsia e përbotshme e këtij lloji; por ky roman sjell modelin e femrës së munguar, të femrës sesi duhet të jetë, të femrës që lufton çdo ditë për të shpalosur vetveten, sado e vështirë që të jetë rruga e saj. Pra, sjell një model tjetër feminizmi, – të atij feminizmi që ka nevojë shoqëria jonë në çdo kohë.
“Lindur së prapthi” nga Rita Petro
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.
“Dielli më perëndon në lindje” nga Eralda Baze
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi në ngritjen në art të gjuhës dhe mendësisë së “rrugës”, kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, – të cilat kthehen në viktima të një bote të egër dhe tejet intrigante. Me këtë roman, autorja ka fituar çmimin vjetor për Libri më i mirë vititi 2021 nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al.
Ky libër nuk mëton të zgjojë dhembshuri, as të shpjegojë se sa e tmerrshme është vdekja, si “substanca” që ndërton pikëllim, por se sa tragjike është ta mbyllësh jetën në të ritë e tu të bukur, dhe më tej, se sa fatale është të mos dish ta jetosh atë edhe ashtu, të shkurtër nga fati. Ky “udhëtim” tronditës, më i vështiri i jetës së autores, si qenie dhe si shkrimtare, është njëherësh një thirrje për vlerën e jetës dhe dashurisë njerëzore.
Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin.
Ajo hulumton zinë, si një proces i gjatë dhe përcaktues i jetës pas ikjes pa kthim të fëmijës, merret me identitetin e jetës mes dy kulturave ku endet jeta e saj dhe hyn në thellësitë metafizike të humbjes, pa e kthyer atë në një përqarje mbytëse për lexuesin.
“Kolonë zanore” nga Rezarta Reçi
Autorja Rezarta Reçi vjen para lexuesit me një roman, – i konsideruar si befasi në raport me tematikën që sjell, mjeshtrinë e përdorimit të teknikave rrëfimtare, depërtimet psikologjike dhe gjuhën e gjallë që përdor gjatë rrëfimit
Libri sjell një temë të re interesante në letërsinë tonë moderne dhe një këndvështrim të ri dhe origjinal në raportin e përjetshëm, githmonë në lëvizje dhe ende i pazbërthyer, midis dashurisë dhe seksit.
Është një enigmë letrare, poetike, filozofike dhe shpirtërore ende e pashtjelluar në mënyrë shteruese, sepse misioni i artit dhe i letërsisë nuk jep asnjëherë zgjidhjen e fundit apo përfundimtare.
Autorja vjen si një njohëse e jashtëzakonëshme e shpirtit njerëzor dhe e kompleksitetit psikologjik dhe subkoshient të njeriut dhe sidomos të femrës, dhe me artin e saj të sinqertë dhe të fuqishëm shprehës, shpërthen në një kohë të pakohë, duke i dhenë letersisë një roman që i ka munguar.
“Pas mesnate” nga Brunilda Zllami
Brunilda Zllami vjen sërish me një libër nga ata që të bëjnë të reflektosh, teksa shoqëria njerëzore ndodhet në një moment kritik të ekzistencës së saj.
Jemi në pandemi; tri gra ndajnë mes tyre sekretet e jetëve të jetuara mes familjes e fëmijëve, dashurive të humbura dhe atyre të pajetuara, problemeve të mprehta sociale dhe dilemave të fuqishme, nga ato që të shkundin fort dhe të vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën.
Klea, Katja dhe Eliana shtrojnë pyetjen se deri në ç’pikë mund të bëhet kompromis me lumturinë dhe qetësinë e shpirtit, a ka vlerë ta ç’kyçësh një sekret i cili mund të ta shkatërrojë të ardhmen në një pikë pa kthim?
“Këtyre pyetjeve rreket t’iu përgjigjet Brunilda, me penën e një shkrimtareje që rritet e rritet në çdo libër, duke na vënë në pikëpyetje nëse ky është vallë libri i saj më i mirë dhe duke ia lënë një mundësi të hapur për përgjigje edhe vetë lexuesit të saj besnik që e ndjek në çdo hap”, – thotë botuesja Arlinda Dudaj në paraqitjen e këtij libri.
Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al
Rekomandimet për letërsinë feministe i gjeni në ofertë tek linku KETU