Ditet e librit – 10 librat me te shitur te prillit 2024

Panairi i madh Ditet e librit shënon rritje të vëmendjes së lexuesve: “Shihemi në gusht” i nobelistit Marquez kryeson listat në mënyrë absolute. Ja 10 titujt më të kërkuar online dhe në eventin e organizuar nga Bukinist.al në qendrën Toptani, në zemrën e Tiranës.

Gjatë muajit prill ka dy festa të bukura: “Dita Botërore e Librit për Fëmijë” më 2 prill dhe “Dita Botërore e Librit” më 23 prill. Teksa të gjithë flasin për librin, dhe platforma Bukinist.al krahas shitjeve online, zhvillon edhe panairin e shitjeve fizike “Ditët e librit” në qendër të Tiranës, në bashkëpunim me Toptani Shoping Center, ka një rritje të kërkesës për libra.

Gjatë muajit prill Bukinist.al dhe blogu Leximtari shpallën edhe librat më të mirë të vitit 2023, për kategoritë: libri për fëmijë, poezia shqipe, romani shqip, romani i përkthyer, libri studimor dhe libri i biznesit dhe zhvillimit personal.

Të gjithë këto faktorë kanë ndikuar edhe në renditjen e shitjeve dhe përzgjedhjet e lexuesve.

Muaji mars shënoi një ngjarje të pazakontë letrare botërore por edhe në vendin tonë: Hedhjen në qarkullim në të njëjtën kohë në të gjithë botën, përfshirë edhe në Shqipëri të librit të mbetur në dorëshkrim të Gabriel Garcia Marquez, “Shihemi në gusht”, me shqipërimin e Mira Meksit, dhe i botuar në mënyrë tejet profesionale nga “Onufri”. Si rrallë herë, ky tekst ngjalli kuriozitetin jo vetëm të lexuesit, por edhe të medias dhe të gjithë tregut. Në të gjitha libraritë dhe tek Bukinist.al pati një rekord shitjesh duke nisur që nga data 6 mars, që përkoi edhe me ditën e lindjes së nobelistit të madh deri në fund të muajit prill.

“Shihemi në gusht” i nobelistit Gabriel Garcia Marquez ishte bestselleri absolut edhe i muajit prill, edhe në panairin “Ditët e librit”.

Fenomeni i booktok-ut ka prodhuar tashmë bestsellers edhe në shqip, ku Shërbëtorja dhe seria Twisted e Ana Huang vazhdojnë të jenë mes të përzgjedhurve nga lexuesit edhe në Shqipëri, sidomos nga të rinjtë.

Po ashtu, edhe librat e biznesit dhe zhvillimit personal kanë kërkesë të lartë: Meditimet e Marcus Aurelius ka një lexues të vazhdueshëm teksa përmbush më së miri kërkesën e lexuesve për një sjellje stoike në këto kohë të vështira.

Në listën e botimeve të biznesit, botimi më i ri i Vasil Naçit, “Arti i negocimit” ishte mes dhjetë më të kërkuarve edhe në muajin prill.

Në radhën e titujve të rinj shënoi rritje të interesit romani i ri i Lucinda Riley, “Sekreti i Helenës”, botuar nga “Dituria”.

Gjatë muajit të kaluar kanë mbajtur nivel të lartë edhe dy romanet klasike: “Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve” i Honore De Balzak dhe “Ferma e kafshëve” e George Orëell, duke u listuar mes 10 librave më të kërkuar.

Edhe libri “Jeta si një lojë shahu” e Garry Kasparovit, i vlerësuar si botimi i vitit 2023 në kategorinë e botimeve të zhvillimit personal, – është ndër më të kërkuarit nga lexuesit tanë.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni 10 librat më të kërkuar tek Bukinist.al gjatë muajit prill 2024.

“Shihemi në gusht” nga Gabriel Garcia Marquez

Një roman i jashtëzakonshëm është rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.

E ulur pranë ujërave blu të rrëmujshme të lagunës, në vetmi Ana Magdalena Bach sodit burrat në barin e hotelit. Ajo ka njëzet e shtatë vjet që është e martuar dhe e lumtur dhe nuk ka pse t’i shpëtojë jetës që ka bërë me burrin dhe fëmijët e saj.

E megjithatë, çdo gusht, ajo udhëton me traget këtu në ishullin ku është varrosur nëna e saj dhe për një natë gjen një dashnor të ri.

Përgjatë mbrëmjeve të zjarrta të Karaibeve, plot me salsa dhe bolero, Ana udhëton më tej çdo vit në brendësinë e dëshirës së saj dhe frikës së fshehur në zemrën e saj. Vazhdimisht befasues, sensual dhe plot gëzim, “Deri në gusht” është një meditim i thellë mbi lirinë, keqardhjen, vetë-transformimin dhe misteret e dashurisë – një dhuratë e papritur nga një prej shkrimtarëve më të mëdhenj që bota ka njohur ndonjëherë.

“Dashuri – Libri i pare i serise Twisted” nga Ana Huang

Seria me katër vëllime ka shënuar rekorde në tregjet botërore të librit dhe këtë gjë po e arrin gradualisht edhe në shqip: Libri i parë “Dashuri” mbetet më të kërkuarit nga të rinjtë. Tashmë, në shqip kanë ardhur edhe dy botimet e tjera: “Lojëra” dhe “Urrejtje”.

“Meditime” nga Marcus Aurelius

“Meditimet” e Marcus Aurelius ofrojnë një seri të jashtëzakonshme reflektimesh dhe ushtrimesh shpirtërore sfiduese të zhvilluara ndërsa perandori përpiqej të kuptonte veten dhe mjedisin rreth tij. Teksa Meditimet u krijuan për të ofruar ngushëllim dhe inkurajim personal, Marcus Aurelius krijoi gjithashtu një nga veprat më të mëdha të filozofisë: një koleksion të përjetshëm që është konsultuar dhe admiruar nga shtetarët, mendimtarët dhe lexuesit përgjatë shumë shekujve

“Jeta si një lojë shahu” nga Gary Kasparov

Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është konkurrenca. Ky libër vjen i përkthyer nga Eduard Shalsi dhe i botuar nga “Toena”.

“Arti i negocimit” nga Vasil Naçi

Bizmesmeni dhe filantropi Vasil Naçi hedh në qarkullim një tjetër libër mbi mjeshtrinë e negocimit. Pas një periudhe të gjatë në biznes dhe trajnime, në zhvillimin e dy sipërmarrjeve të mëdha të edukimit dhe zhvillimit, “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”, vjen ky libër i cili do të jetë guida bazike më e mirë për artin dhe shkencën e të negociuarit.

“Babai i pasur, babai i varfër 1” nga Robert Kiyosaki

Libri më i mirë për financat personale per me shume se dy dekada e gjysem vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Në këtë botim të ri kemi 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë libër me miqtë dhe familjen tuaj.

“Ferma e kafshëve” nga George Orwell

Ky roman mbetet një nga alegoritë më të mëdha politike të të gjitha kohërave… Është një libër për këdo dhe çdo njeri, me shkëlqimin e tij të pazbehur edhe pas pesëdhjetë vjetësh. Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës “Menër” janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra. Historia rrëqethëse e Oruellit, e tradhtisë së idealizmit përmes tiranisë dhe korrupsionit, edhe sot është po aq e freskët dhe reale sa edhe kur u botua për herë të parë në vitin 1945.

“Sekreti i Helenës” nga Lucinda Riley

Këtë herë Lucinda Riley na merr me vete në një nga ishujt më magjepsës të Mesdheut, duke na dhuruar një tjetër histori plot të papritura, sekrete, emocione…

Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet që kur Helena, atëherë pesëmbëdhjetë vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros. Një vend i mahnitshëm, i rrethuar nga parcela të mëdha me ullinj dhe një det ngjyrë smeraldi, ku Helena ra në dashuri për herë të parë. Pas një karriere si balerinë klasike, ajo tani jeton në Londër me bashkëshortin Uilliam dhe tre fëmijët dhe, sigurisht, nuk i shkon nëpër mend se kumbari i saj, pas vdekjes, i ka lënë si trashëgimi “Pandorën”, një shtëpi madhështore dhe e mrekullueshme, që ngrihet në kodrat qipriote.

Helena nuk i bën dot ballë tundimit për t’u kthyer në ishull me familjen, edhe pse e di se sekretet e shumta që ruan ai vend, ashtu si kutia e Pandorës në legjendë, mund të shkaktojë një stuhi mbi të gjithë. Dhe sidomos mbi djalin e saj trembëdhjetëvjeçar Aleksin, i ndjeshëm dhe rebel, për të kaluarën e të cilit gjithmonë ka heshtur…

“Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve” nga Honore De Balzak

Ky roman është një eksplorim i detajuar i botës së nëndheshme të shoqërisë parisiene të shekullit të XIX, duke u fokusuar në jetën dhe përvojat e një të dënuari të pashëm dhe karizmatik, i cili përdor sharmin dhe zgjuarsinë e tij për të manipuluar dhe shfrytëzuar si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Rrëfimi thellohet në aspektet më të errëta të natyrës njerëzore dhe shoqërisë, duke përfshirë lakminë, epshin, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.

“Shërbëtorja” nga Frieda McFadden

I vlerësuar si një nga thrillerat më të mirë në botë, i tillë vjen tashmë edhe para lexuesit shqiptar libri i parë i një serie, shkruar nga Frieda McFadden. Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.

Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *