Libri më i mirë 2020 – Si funksionon

libri-me-i-vitit-leximtari

LIBRI MË I MIRË 2020

I. Hyrje
Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, “Bukinist.al” është kthyer tashmë destinacioni numër NJË në informimin dhe shitjen e librit shqip. Ne ndihemi të priviligjuar që iu ofrojmë shërbimin e librit mijëra lexuesve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si dhe kemi komunitetin më të madh të anëtarëve “Mik i Bukinist”-it, të shtrirë në shkolla, universitete, biblioteka, klube leximi, etj.
Rritja e shpejtë e ndjekësve dhe miqve na nxiti që t’i rikthehemi për të pestin vit radhazi organizimit të sondazhit online për librin më të mirë të botuar gjatë vitit 2020, përzgjedhja e të cilit do të bëhet nga ju, lexues, përmes një votimi transparent dhe të hapur në gjashtë kategoritë e përzgjedhura prej nesh.

II. Koha e votimit
Votimi online nis më 15 shkurt deri më 23 prill 2021. Për kategorinë “Libra për fëmijë” votimi do të zhvillohet në periudhën 15 shkurt – 02 prill 2021

III. Kategoritë e përzgjedhura
Pas shqyrtimit të të gjithë korpusit të botimeve të hedhura në qarkullim gjatë vitit 2020, Bukinist.al vendosi të përzgjedhë nga secila prej gjashtë kategorive të librave të hedhura në qarkullim gjatë vitit të kaluar nga 7 libra, të cilët do të votohen online për nxjerrë librat më të pëlqyer nga lexuesi. Kjo listë me libra që po ju propozojmë për votim ka dalë bazuar mbi shitjet e realizuara për botimet e vitit të kaluar, por edhe në bazë të propozimeve që kanë ardhur nga lexuesit e mirë dhe ekspertët e fushave përkatëse. Kategoritë e librave që janë ftuar për votim janë:Libri për fëmijë

  1. Libri për fëmijë
  2. Romani shqip
  3. Romani i përkthyer
  4. Poezia shqipe
  5. Libri non-fiction
  6. Libri i zhvillimit personal

IV. Procesi i votimit
Gjatë periudhës 15 shkurt – 23 prill 2021 votohet online përmes platformës tonë për të 5 kategoritë që janë nominuar për çmim. Fituesi shpallet në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Ndërsa për kategorinë e “Librit për fëmijë”, votimi zhvillohet në periudhën 15 shkurt – 02 prill 2021. Fituesi shpallet në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë.
Çdo person ka të drejtën për të votuar vetëm një herë, në secilën prej kategorive.
Platforma jonë garanton procesin e votimit për transparencë, duke shfaqur në kohë reale votat që ka marrë secili libër dhe nuk do të lejojë ndërhyrje apo abuzime në procesin e votimit.

SHËNIM – VOTUESIT SHPËRBLEHEN!
Ne duam që të kemi sa më shumë votues, prandaj, ne do ta shpërblejmë kohën që jep secili prej jush për të votuar. Të gjithë lexuesit dhe ndjekësit tanë që marrin pjesë në votim, do të fitojnë një kupon, përmes të cilit do të kenë ulje -15% për çdo libër që do të bëjnë porosi tek Bukinist.al. Po ashtu, do të ketë edhe shumë surpriza të tjera.
Nëse jeni të interesuar për më shumë informacion rreth procesit, mos hezitoni të na shkruani në info@bukinist.al apo direkt përmes numrit të telefonit: 044508282.