Kalo tek përmbajtja kryesore
Kopertina e Perrallat e vellezerve Grim

Perrallat e vellezerve Grim

Vellezerit Grim

Botuesi: Albas

2000 LEKË

Përfshirë taksat. Transporti llogaritet në checkout.

Përshkrimi:
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë.
Më veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare.
Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët,por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.
Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen.
Duke pasur në dorë këte libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.

NJOFTIM - Libraria "Leximtari" vjen së shpejti me një platformë të re të shitjes online të librit, përmes së cilës do të lehtësohet shërbimi për lexuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.