
22 lojera / games
Majlinda Leka Gonxhe
Botuesi: Media Print
700 LEKË
Përfshirë taksat. Transporti llogaritet në checkout.
Përshkrimi:
Libri "Luaj mëso dhe argëtohu 1" përmban 22 lojëra popullore dhe lëvizore, të cilat mund të luhen nga fëmijët e të gjitha moshave duke filluar nga mosha tre vjeç. Ato janë renditur nga më e thjeshta deri tek ato që kërkojnë aftësi dhe cilësi fizike më të arrira.
Nëpërmjet këtyre lojërave fëmijët nxiten të bashkëpunojnë në grup, të eksplorojnë, t'i interpretojnë informacionet dhe t'i demonstrojnë njohuritë dhe veprimet e tyre sa më saktë dhe bukur.
Këto lojëra mund të luhen në ambiente të ndryshme dhe me mjete të ndryshme. Shpesh autori jep mundësinë e ndryshimit apo rritjes së vështirësisë së lojës, sipas interesit dhe nivelit të lojtarëve që marrin pjesë në lojë, duke i dhënë liri fantazisë së madhe të fëmijëve. Në çdo lojë, për organizimin dhe mbarëvajtjen e saj, zgjidhet drejtuesi i lojës, i cili mund të jetë mësues, prind, pjesëtar i komunitetit ose një fëmijë. Drejtuesi i lojës duhet t'i njohë rregullat e lojës dhe të jetë i vëmendshëm në zhvillimin e saj.
Ky libër është i dobishëm edhe për mësuesit e edukimit fizik në të gjitha ciklet shkollore, si një udhëzues për veprimtari fizike dhe edukative. Gjithashtu, këto lojëra janë gjithëpërfshirëse dhe ideale për t'u zhvilluar në Ditën e Fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të Sportit, në Ditën e Balonave si dhe në aktivitete të ndryshme sportive.
Ju ftojmë të udhëtojmë së bashku në botën e pafundme të lojërave dhe të imagjinatës!