
Hana vajza qe kapi diellin
Rovena Rrozhani
Botuesi: Toena
1300 LEKË
Përfshirë taksat. Transporti llogaritet në checkout.
Përshkrimi:
Tre vite pasi u publikua në anglisht, ”Hana, vajza që kapi diellin” përralla që përfaqëson Shqipërinë në kolanën ndërkombëtare ”Awake not Sleeping” reimagining fairy tales for a new generation” vjen edhe në shqip edhe për lexuesit shqiptarë. Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Rovena Rrozhani ka sjellë librin më të ri me një përrallë të bazuar në folklorin shqiptar të shkrirë në një përrallë moderne. Libri që fitoi Fondin e Letërsisë për fëmijë të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në korrik 2024, është aktualisht në librari pas debutimit disa ditë më parë në Panairin e Nëntorit.
Historia e Hanës është sjellë në ilustrimet e bukura të piktores Mirjana Madhi e cila ka zbërthyer fatin e vajzës së pasqyrabërësit të cilës i bie detyra e vështirë për të shpëtuar fshatin e saj nga errësira dhe mjerimi. Përralla i mëson fëmijëve se nuk është forca fizike që zgjidh sfidat, por vetëbesimi dhe zgjuarsia. Edhe këtë herë Rovena Rrozhani sjell një histori të ndjeshme, të bazuar në motive popullore duke forcuar identitetin e saj shkrimtare shqiptare. Me këtë përrallë Rovena Rrozhani u përzgjodh nga mbi 100 shkrimtare nga 23 vende nga Europa dhe Azia Qendrore.