Kalo tek përmbajtja kryesore
Kopertina e Toroboti

Toroboti

Raimonda Belli Gjençaj

Botuesi: Dituria

800 LEKË

Përfshirë taksat. Transporti llogaritet në checkout.

Përshkrimi:
Takut i pëlqen të luajë. Dhe kampingu, pas 9 muajsh mbi librat e shkollës, është ëndrra e tij më e madhe e pushimeve. Por jo gjithmonë planet realizohen. Ndryshe nga ç’e kishte menduar, me këmbë të thyer, detyrohet t’u thotë lamtumirë tabletit, kampingut, madje edhe shoqërisë së ngushtë.
Por është dikush që nuk e braktis kurrë: roboti i tij, ose më saktë Toroboti, siç e pagëzon Stërneneja. Toroboti çapkën, që kur bëhet kamerier, i lan gotat në shatërvan, kurse kur bëhet muzikant, i ngre të gjithë në valle. Pale kur dhëndrit në dasmë i mbushet mendja të djegë shaminë e beqarit, Toroboti është aty dhe, sa hap e mbyll sytë, i bën një dush: sipas tij, ka rënë zjarr! Çfarë aventurash gazmore që premton ky libër, që i bën mirë zemrës, plot humor dhe ekstravagant, për solidaritetin dhe ndjeshmërinë!

NJOFTIM - Libraria "Leximtari" vjen së shpejti me një platformë të re të shitjes online të librit, përmes së cilës do të lehtësohet shërbimi për lexuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.