Kalo tek përmbajtja kryesore
Kopertina e Biznesi i shekullit te XXI

Biznesi i shekullit te XXI

Robert Kiyosaki

Botuesi: Argeta LMG

990 LEKË

Përfshirë taksat. Transporti llogaritet në checkout.

Përshkrimi:
A je i zemëruar me korrupsionin në botën e korporatave? Apo me Wall Street-in dhe bankat e mëdha? Me qeverinë që bën mё shumë gjëra tё gabuara dhe jo mjaftueshëm gjëra tё duhura?
Apo je i zemëruar me veten tënde qё nuk i ke marrë nën kontroll më parë financat e tua?
Jeta është e vështirë. Pyetja është: "Si ke ndёrmend ta pёrballosh?".
Ankimet dhe vajtimet për ekonominë apo fajësimi i të tjerëve nuk do ta sigurojnë të ardhmen tënde financiare. Nëse do pasuri, duhet ta krijosh atë. Duhet të marrësh nën kontroll të ardhmen tënde duke filluar nga të ardhurat e tua – sot!
Duhet të zotërosh biznesin tënd.
Këto mund të jenë kohëra të vështira ekonomike për shumicën, por, për shumë sipërmarrës, këto janë kohëra të mbushura me potencial ekonomik.
Jo vetëm që është koha e duhur për të zotëruar biznesin tënd, por nuk ka pasur ndonjëherë një kohë më të mirë sesa e tashmja.

NJOFTIM - Libraria "Leximtari" vjen së shpejti me një platformë të re të shitjes online të librit, përmes së cilës do të lehtësohet shërbimi për lexuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.