
Nexus
Yuval Noah Harari
Botuesi: Botart
2500 LEKË 2250 LEKË (Në ofertë -10%)
Përshkrimi:
Në këtë libër do të shfaqet për ju një udhëtim i pazakontë i historisë njerëzore për të prodhuar informacionin që kur nisën shenjat e para në gur, plakat e argjilit, papirusë, pergamena, librin e shtypur dhe elektronik, gazeta apo televizion; në analizën e informacionit me të vërtetën, në mënyrën sesi është shpërndarë ky informacion në rrjete dhe në betejën e madhe për t’i kontrolluar ato nga kastat e fuqishme, të cilat synojnë përherë që të manipulojnë njerëzit.
Ky rrugëtim vijon deri në ditët e sotme, me sfidat dhe kërcënimet që paraqet inteligjenca artificiale, e cila sot është e aftë për gjenerojë veteven dhe të marrë vendime përtej vullnetit apo dëshirës së qenies njerëzore.
Njeriu është thjesht një algoritëm i cili mund të hakohen lehtësisht. Këtë përfundim ka arritur prej kohësh autori, i cili përmes “Nexus” lëshon alarmin që soji ynë, Sapiensi, është seriozisht i kërcënuar në ekzistencën e tij dhe duhet atë. Inteligjenca artificiale mund të shfarosë jo vetëm dominimin njerëzor mbi Tokë, por edhe vetë dritën e vetëdijes, duke e kthyer universin në një sferë errësire absolute. Është përgjegjësia jonë ta parandalojmë këtë” – paralajmëron historiani dhe mendimtari i shquar i kohës tonë.
Autori i librave bestseller absolutë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri, “Sapiens”, “Homo Deus”, “21 leksione për shekullin e XXI” vjen me botimin më të fundit “Nexus” me idetë më të qarta se si duhet të veprojë shoqëria jonë përmes ngritjes së mekanizmave vetëkorrigjues, por edhe me ofertën për debat se si duhet të veprojmë me teknologjitë bashkëkohore dhe si duhet të ndërtojmë mekanizma monitorues për të mbrojtur jetën tonë.
THËNIE NGA LIBRI
Inteligjenca artificiale është teknologjia e parë në histori që mund të marrë vendime dhe të krijojë vetë ide të reja.
“Thikat dhe bombat nuk vendosin vetë se kë të vrasin. Ato janë mjete memeca, pa inteligjencë dhe nevojiten për të përpunuar informacionin dhe për të marrë vendime të pavarura. Në të kundërt, AI mund të përpunojë informacion dhe të marrë vendime në mënyrë të zëvendësojë njerëzit në vendimmarrje. AI nuk është një mjet – por vepron.”
Historia nuk është sundimtar i kaluarës, është një mjet për të kuptuar të ardhmen.