
Vala qe po vjen
Mustafa Sulejman
Botuesi: Botart
1500 LEKË
Përshkrimi:
Tashmë konsiderohet një botim i pashmangshëm për të gjithë ata lexues që duan të kuptojnë se çfarë po ndodh në ditët tona dhe sesi teknologjia po e formëson jetën tonë.
Jo më kot, historiani hebre Yuval Noah Harari e konsideron “një libër magjepsës, i shkruar mirë dhe i rëndësishëm” librin e Mustafa Sulejman “Vala që po vjen – Teknologjia, fuqia dhe dilema më e madhe e shekullit 21”.
Autori është ndaluar në të gjithë fazat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, me të gjitha evolucionet që kanë shkaktuar valë ndryshimi në jetën e njeriut. Por, ajo që po përjetojmë tani është e pangjashme me të gjitha etapat e historisë njerëzore:
Po i afrohemi një pragu kritik në historinë e llojit tonë.
Së shpejti do të rrethohemi nga Inteligjenca Artificiale. Ajo do të kryejë detyra komplekse – administrimin e bizneseve, prodhimin e përmbajtjes digjitale të pakufizuar, drejtimin e shërbimeve kryesore të qeverisë dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës. Do të jetë një botë e printerëve të ADN-së dhe kompjuterave kuantikë, patogjenëve të projektuar dhe armëve autonome, robotëve ndihmues dhe energjisë së bollshme.
Dekada e ardhshme, argumenton Mustafa Sulejmani, do të përkufizohet nga kjo valë teknologjish të reja, të fuqishme dhe të kudogjendura. Të nxitur nga stimuj të fuqishëm politikë dhe tregtarë, këto mjete do të ndihmojnë në adresimin e sfidave globale dhe krijimin e një pasurie të madhe – por do të sjellin edhe probleme në një shkallë dikur të paimagjinueshme.