
Tullumbacja e bardhe
Rovena Rrozhani
Botuesi: Media Print
600 LEKË
Përfshirë taksat. Transporti llogaritet në checkout.
Përshkrimi:
Nëpërmjet humorit dhe lojës, kjo përrallë e mbështetur në motive popullore orienton fëmijët drejt zgjidhjes së problemeve, nxit mendimin, përcjell vlerën e miqësisë dhe të mbështetjes së njerëzve që gjenden në vështirësi.
Ndërsa Lili, po luante me një tullumbace, era ia mori atë nga dora. Ajo filloi që ta ndjekë, por tullumbacja ishte më e shpejtë dhe iku. E vendosur për ta gjetur, Lili filloi të pyesë të gjithë me shpresë se dikush do ta kishte parë.
Gjatë udhëtimit të saj, Lili gjendet përballë disa situatave të çuditshme të cilave duhet t’u japë zgjidhje. A do ta gjejë ajo tullumbacen e bardhë?