Kalo tek përmbajtja kryesore
Kopertina e Mustaqet - Dudaj

Mustaqet - Dudaj

Emmanuel Carrère

Botuesi: Dudaj

1000 LEKË

Përfshirë taksat. Transporti llogaritet në checkout.

Përshkrimi:
Duket thuajse një kapriçio, një shaka prerja e mustaqeve nga protagonisti i këtij romani angështues. Por ka shaka (Milan Kundera na mëson), që mund të kenë pasoja shumë të rënda. Dhe heroi ynë, pa mustaqe tashmë, do të projektohet befas – pikërisht ai që donte thjesht t’i bënte një surprizë së shoqes – në një univers ankthsioz: sepse të gjithë ata që e njohin prej vitesh, mustaqe dhe që në fytyrën e tij pra, asgjë s’kish ndryshuar. Bota fillon që nga ky çast t’i duket e shfazuar dhe kufiri mes realitetit dhe imagjinatës gjithnjë e më i sfumuar. Një nga të dyja: ose është i çmendur, ose është viktimë e një komploti të kobshëm të urdhëruar nga e shoqja, me bashkëpunimin e miqve dhe kolegëve për ta bindur që ai është i çmendur. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të arratiset, sa më larg që të mundet. Do t’i bëjë punë? Për asnjë lexues nuk do të jetë e lehtë të rimendojë për këtë libër – ku gjejmë atmosferën vizionare dhe paranojake të këtij Philip K. Dick, mbi të cilin Emmanuel Carrère ka shkruar me një finesë të shkëlqyer – pa asnjë grimë turbullimi. Për John Updike, “ky libër me më pak se 150 faqe të nxjerr tmerrësisht jashtë loje”.
Emmanuel Carrère u lind në Paris në 9 dhjetor 1957. Është një nga shkrimtarët më të mirë të Francës, gjithashtu një skenarist dhe një producent filmash.

NJOFTIM - Libraria "Leximtari" vjen së shpejti me një platformë të re të shitjes online të librit, përmes së cilës do të lehtësohet shërbimi për lexuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.