Kalo tek përmbajtja kryesore
Kopertina e Perrallat e Andersenit

Perrallat e Andersenit

Hans Christian Andersen

Botuesi: Albas

2000 LEKË

Përfshirë taksat. Transporti llogaritet në checkout.

Përshkrimi:
Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.
Përralla e tij shpalosin mençurinë dhe filozofinë e vendit të tij dhe popujve që njohu dhe vizitoi. Këto përralla janë një visar i çmuar, që duhen vlerësuar e ruajtur me kujdes, sepse në pjesën më të madhe të tyre ato përshkruajnë ngadhënjimin e së mirës ndaj së keqes, fuqive të mira ndaj atyre të këqija. Ato përmbajnë tablo magjepsëse të natyrës, figura njerëzish që vuajnë, figura princash e princeshash që kanë të njëjtat ndjenja si njerëzit e zakonshëm. Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e tërë: ajo e dashurisë për jetën në përgjithësi, dhe për njeriun në veçanti. Pas përkthimit në 153 gjuhë të botës, më në fund përrallat e Andersenit vijnë në shqi p të përmbledhura në këtë vëllim.

NJOFTIM - Libraria "Leximtari" vjen së shpejti me një platformë të re të shitjes online të librit, përmes së cilës do të lehtësohet shërbimi për lexuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.