
Sapiens - Lindja e njerezimit
Yuval Noah Harari
Botuesi: Botart
2000 LEKË 1800 LEKË (Në ofertë -10%)
Përshkrimi:
Nëse jeni i ri, i pasionuar pas historisë njerëzore, apo nëse do të marrësh informacion cilësor në formatin grafik, - si dhe nëse ju i pëlqeni idetë e historisë të njohur Yuval Noah Harari, ky është libri i duhur për ty.
I bazuar mbi librin bestseller absolut në të gjithë botën, Sapiens, ky botim është pjesë e një serie në formatin e grafikave për të lehtësuar marrjen e informacioneve dhe ideve të librit që ka sjellë një narrativë të re të historisë njerëzore.
Të udhëhequr nga Juval Noah Harari e nën shoqërine e personazheve si Bill Prehistoriku, Doktor Fantazia dhe Inspektori Lopez, ju ftojmë të ndërmerrni këtë udhëtim drejt skutave më të errëta të historisë.
Kjo seri novelash është një ritregim thuajse i ri dhe tej mase argëtues i historisë së njerëzimit që ju tashmë e njihni nga faqet e shumë lexuara të librit “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, libër që numëron plot 16 milionë kopje të shitura dhe përkthime në 60 gjuhë të botës.
Përplot me nota të fisme humori dhe larmishmëri personazhesh, për të thithur vëmendjen e atyre jo fort të pasionuarve pas shkencës dhe historisë.
Nëse edhe ti je kureshtar të dish përse të gjithë jemi robër të botës së të vdekurve, atëherë, ky padyshim është libri i duhur për ty.