
Atje ku kendojne karavidhet
Delia Owens
Botuesi: Dritan
1200 LEKË
Përshkrimi:
Bota e kafshëve është e organizuar në mënyrë më humane sesa bota njerëzore. A është e vërtetë një gjë e tillë? Këtë fund gati tragjik por edhe refektues për secilin prej nesh nxjerr libri Atje ku këndojnë karavidhet i botanistes Delia Oëens, i cili është edhe një reflektim i fuqishëm për të ruajtur dhe forcuar humanizmin si një vlerë që garanton vazhdimësinë e llojit tonë si qenie njerëzore.
Përmes këtij romani autorja me profesion biologe ka sfiduar rrëfimtarët por edhe ka sjellë në një mënyrë të pazakontë aftësinë vëzhguese në mjedisin njerëzor dhe në habitatin që rritet në një lagunë, në mënyrën sesi ndërveprojnë me njëra tjetrën gjallesat e ndryshme.
Kaja është një fëmijë që e braktis familja dhe rritet e vetme, në mes të lagunës, e përbuzur edhe nga komuniteti. Kur rritet, një djalë përpiqet që të abuzojë seksualisht, por një ditë të bukur ai gjendet i vdekur. Në lidhje me këtë rast nisin hetimet edhe për Kajën.
Pasi disa vitesh, Kaja arrin që të çlirohet nga akuzat dhe ti kthehet normalitetit dhe jetës së saj duke vëzhguar botën e gjallesave në lagunë.
Ky libër përcjell shumë elemente të jetës së gjallë, të para me syrin e biologes, por edhe romanin e krimit, ku ka shumë mister dhe tension. Pikërisht për këtë arsye, ky roman ka klasifikuar për shumë e shumë muaj të gjitha listat e shitjeve në platformat më të mëdhaja botërore të tregtimit të librit. Njëherësh, ky libër është kthyer në një bestseller edhe në Shqipëri.
Ky roman është përkthyer nga Manushaqe Bako dhe është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Dritan.