Ditën e hënë, më 8 gusht 2016 zhvillohet në mjediset e Akademisë së Shkencave konferenca “Një ditë me Trebeshinën”. Referatet që do të mbahen. Surpriza e Bukinist në një ditë të tillë

Me datë 8 gusht, në orën 10:00, te salla “Aleks Buda”, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në kuadrin e veprimtarive “Një ditë me Trebeshinën”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, mbahet tryeza shkencore:
“Vendi që zë vepra letrare e Trebeshinës në letërsinë bashkëkohore”.
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjitha ata që kanë dhënë kontribut në njohjen dhe zbulimin e vlerave letrare të krijimtarisë së Kasëm Trebeshinës. Për të hedhur dritë mbi shenjat letrare të veprës së autorit, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre 13 studiues nga Prishtina, Tetova, Tirana, Gjirokastra, Durrës, Vlora etj.
“Një ditë me Trebeshinën” është një përpjekje për të nxitur njohjen, leximin dhe vlerësimin e kësaj përvoje shkrimi nga më të veçantat e harkut të letërsisë bashkëkohore.
Programi i veprimtarisë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Kasëm Trebeshinës:
1 – Hapja
2 – Përshëndetje
3 – Tryeza shkencore
“Vendi që zë vepra letrare e Trebeshinës në letersinë bashkëkohore”
Referojnë:
1 – Prof. assoc. dr. Bajram Kosumi
– Habia dhe mospërcaktimi si elemente moderne në poezinë e Kasëm Trebeshinës
2 – Prof. assoc. dr. Anila Mullahi
– Vendi i Trebeshinës në traditën e letërsisë shqipe
3 – Prof. dr. Hamit Xhaferi
– Kasëm Trebeshina krijues me pikëpamje evropiane
4 – Dr. Belfjore Qose
– Ambiguiteti si mjeti që mban gjallë fantastiken
5 – Ma. phd. Flamur Maloku
– “Stina e stinëve”, shpërfytyrimi i njeriut në diktaturë
6 – Dr. Edmond Çali
– Kasëm Trebeshina në italishte. “Dafina të thara” – “Allori seçhi”
7 – Prof. dr. Nevrije Beslimi-Ismajli
– Rrëfimi dhe ngjarjet e personazheve në romanet e Kasëm Trebeshinës
8 – Studiuesi Behar Gjoka
– Figura e Kasëm Trebeshinës dhe vlerat letrare të shumëngjyrta
9 – Ma. Natasha Lushaj
– Kasëm Trebeshina, “Ku bie Iliria”. Elementet përsëritëse në një strukturë rrëfimi
10 – Dr. Jolanda Lila Tusku
– Tiparet karakterizuese të poezisë së Trebeshinës
11 – Ma. Hysni Ndreu
– Përmasat e dramaturgjisë së Trebeshinës
12 – Dr. Ermelinda Kashah
– Koha e leximit për veprën e shkrimtarit disident Kasëm Trebeshina
SHËNIM: Platforma “Bukinist” ofron të gjithë setin me 10 vepra të Kasem Trebeshinës, botime të Buzukut në Prishtinë, përfshirë edhe librin me të fundit të autorit, me ese dhe studime “Dafina të thara”. Për më shumë, kontaktoni me ekipin e Bukinist.al