“Një thirrje për mëshirë”: Zemrat për të dashur, duart për të shërbyer”, është botimi më i fundit që ka dalë në qarkullim në tregun ndërkombëtar, në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës. Libri është përgatitur dhe redaktuar nga Brian Kolodiejckuk, një nga mështetësit e kauzës për shenjtërimin e humanistes së madhe. Në këtë botim vijnë materiale të panjohura deri më tani për gruan e shquar, e cila me zgjuarsinë dhe mëshirën e saj vazhdon të prodhojë vlera sot e kësaj dite.
Ky libër sjell edhe urtësinë e thellë të Nënë Terezës, veprën e saj, fjalët dhe mendimet që la në të gjallë.
“Një thirrje për mëshirë” nuk është vetëm një dhuratë në kujtimin e bukur për këtë nënë të madhe, por edhe një testament që të jetojmë me mësimet e një shenjtoreje, me idetë të cilat janë të rëndësishme, përcaktuese dhe shumë të nevojshme në shekullin e XXI.
Në platformën e Bukinist.al gjendet libri “Nëna e dashurisë”, një botim special i përgatitur nga Dom Lush Gjergji.
Stafi i “Bukinist.al” po përgatit gjithë kolanën e veprës së Nënë Terezës të botuar në shqip, monografitë dhe studimet rreth saj, dhe personat e interesuar mund të na shkruajnë nëse janë të interesuar për të pasur në bibliotekën personale veprat e saj apo librat rreth kësaj shenjtorje të madhe dhe shqiptarje të rrallë.