Në listën e librave të rekomanduar kësaj jave – 11 – 18 shtator 2016, nga “Vitrina e Librit” e Top Channel, vijnë më së pari dy novelat e reja të Mira Meksit:
Këto dy novela janë pjesë e një botimi që pritet dalë së shpejti me tregime dhe novela. Këto dy libra ishin suprizë për lexuesin e verës. Mira Meksi vjen me një stil dhe brumë të ri letrar, në ndryshim nga autorët e tjerë me këto dy novela, të cilat janë vlerësuar nga lexuesit.
“Odin Mondvalsen” është një nga romanet më të suksesshme të Kasem Trebeshinës që është rekomanduar nga Vitrina. Fillimisht u botua në Shqipëri dhe kësaj radhe u botuar nga “Buzuku” në Kosovë, në kuadër të festimeve të 90-vjetorit të tij, bashkë me disa nga veprat e tjera. “Odin Mondvalsen” është konsideruar si një nga romanet e para postmoderniste të letrave shqipe.
“Shqiptarët”, libri më i fundit me reportazhe dhe shkrime i gazetarit Ben Andoni është rekomandimi i tretë i “Vitrina e librit”.
LISTA E REKOMANDIMEVE TË “VITRINA E LIBRIT”, DATË 11 SHTATOR 2016
- Titulli: “Pa zemër në kraharor”
Autori: Mira Meksi
Zhanri: Novelë
Shtëpia Botuese Onufri
Çcimi: 500 lekë
- Titulli: “Vrasje në Venecia”
Autori: Mira Meksi
Zhanri: Novelë
Shtëpia Botuese Onufri
Çcimi: 500 lekë
- Titulli: “Odin Mondvalsen”
Autori Kasem Trebeshina
Zhanri: Roman
Shtëpia Botuese Buzuku
Çmimi: 700 lekë
- Titulli: “Violina e shiut”
Autorja: Rudina Mërkuri (Papajani)
Zhanri: Poezi
Shtëpia Botuese: MUZGU
Çmimi: 500 lekë
- Titulli: “Labirinti i zgjimit”
Autori: Adam Foulds
Zhanri: Roman
Shtëpia Botuese Toena
Çmimi: 1000 lekë
- Titulli: “Shqiptarët”
Autori: Ben Andoni
Zhanri: Cikël reportazhesh historike
Shtëpia Botuese “Papirus”
Çmimi: 1000 lekë
- Titulli: “Mjegulla e kuqe”
Autori: Idriz Ponari
Zhanri: Roman
Shtëpia botuese “Naçional
Çmimi: 700 lekë
Këto botime mund ti porositni direkt edhe në platformën tonë, bukinist.al, dhe librat iu vijnë pa kosto shtesë në adresën që doni ju.