Më 13 shtator nisën vitin e ri shkollor rreth 392 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë; ndërsa 27 mijë fëmijë u futën për herë të parë në rrugën e gjatë të dijes. Në këtë ditë fillon edhe beteja e madhe 1-vjeçare edhe për 30 mijë mësuesve në të gjithë vendin.
Të gjithë i kanë kthyer sytë nga shkolla dhe presin një arsim më cilësor: Nuk janë vetëm prindërit ata që kërkojnë standarde më të larta dhe rezultate më të mira në mësimdhënie. Te niveli i shkollës sot, ne projektojmë dhe parashikojmë Shqipërinë e së nesërmes: Prandaj, nuk është vetëm detyrë e qeverisë apo institucioneve që të punojnë apo investojnë për sistemin arsimor: Çdokush duhet të mendojë dhe bëjë diçka më shumë, që nga komunitetet e prindërve, organizatat, sipërmarrja private apo edhe ekspertët e fushës.
Pjesë serioze e këtyre përpjekjeve është bërë së fundi edhe Bukinist.al, i cili veç urimeve të përzemërta për 392 mijë mendjet dhe zemrat e vogla, sot lançon edhe paketën e re të shërbimeve për shkollën “Bashkë për dijen”, – një listë me libra që i adresohen të gjithë nxënësve dhe mësuesve të sistemit parauniversitar. Ne kemi përzgjedhur vetëm disa tituj, të cilat janë pjesë e pandarë e punës së programeve shkollore; që nga kopshtet, cikli i ulët, shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi, të gjitha këto botime cilësore të shtëpive botuese më të mira në vend. Përzgjedhja e tyre është bërë nga një staf i kualifikuar profesionistësh të platformës tonë. Këto libra iu vijnë në ndihmë të punës të githë arsimtarëve të Shqipërisë dhe ndihmojnë nxënësin në zhvillimin e mëtejshëm të njohurive.
Ne kemi propozuar një listë rekomandimesh tona, në përbërje të të cilit janë enciklopeditë, librat me përralla, botimet e karakterit edukativ, autorët më në zë të letërsisë shqipe dhe të huaj, të cilat janë pjesë e programit shkollor që nga klasa X deri në XII në gjimnaze, etj. Kjo listë përditësohet me libra të rinj sipas nevojave dhe titujve që dalin në treg nga entet botuese.
Sfida jonë nis jo thjeshtë për të ofruar titujt që iu nevojiten shkollave, por synimi ynë është që librat të shkojnë në çdo qytet, në çdo fshat, në cepin më të largët të Shqipërisë, aty ku nuk ka librari apo biblioteka. Librat shkojnë te lexuesi i vogël me një telefonatë të prindërve, pa pasur asnjë kosto shtesë. Kjo që po bëjmë ne është vetëm gjysma e punës tonë. Bukinist.al ka parashikuar shumë surpriza për miqtë e vegjël, ku për herë të parë në këtë vit shkollor do të nisë një fushatë e madhe për nxitjen dhe zhvillimin e kulturës së leximit në shkolla dhe grupet e vogla të lexuesve. Për lexuesit më të mirë do të ketë edhe surpriza të veçanta. “Karta e dhuratave” është një prej gjërave më me vlerë që ofron Bukinist për të gjithë nxënësit e dalluar të çdo shkolle.
Njëherësh, bota e librit ka nevojë edhe për këndvështrim dhe mënyrën sesi e lexon fëmija një tekst letrar, prandaj për herë të parë ne do të publikojmë në blogun tonë esetë më të mira që do ti bëjnë nxënësit për librat që janë pjesë e programeve të leximeve jashtë klase apo edhe për botime të tjera. Për më të mirët, sigurisht që do të ketë edhe shpërblime.
Bukinist e ka nisur rrugën e vet tashmë dhe është në kërkimin e një partneriteti të denjë me shkollën dhe mësuesin. Prandaj, ne jemi gati që t’iu vijmë në ndihmë kërkesave të tyre, kudo ku ata ndodhen. Njëherësh, ne e dimë se me mësues të lexuar, shkolla dhe Shqipëria bëhet më e ditur, prandaj Bukinist është në dispozicon të tyre, për të ndarë informacionet më të fundit rreth tregut të botimeve të reja, përfshirjen e shkollës në fushatat e leximeve, dhe në mbështetjen e punës së tyre për të rritur numrin e nxënësve që lexojnë.
Ne jemi nisur në këtë rrugë, më së pari duke kuptuar rëndësinë urgjente të rritjes së kulturës së leximit, për të vaditur etjen e madhe për libra cilësor, dhe për t’ua dërguar tekstet në çdo qoshe të Shqipërisë. Një mision i tillë e tejkalon çdo sipërmarrje të thjeshtë fitimprurëse, sepse “Bukinist” nuk synon thjeshtë shitjen e librit, por përcjelljen e dijes dhe vlerave te brezi i ri.
Pjesë e punës tonë është edhe partneriteti me të gjithë aktorët që duan dhe janë gati të kontribuojnë për një shkollë me libra dhe biblioteka, – prandaj ne jemi gati tiu përgjigjemi të gjitha kërkesave që do të na vijnë nga organizata, donatorë privatë apo individë.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë të Bukinist, i cili vjen te nxënësi, mësuesi dhe prindi si pjesë e sfidës së madhe “së bashku për dijen”.
Ne e kemi nisur punën tonë për një shkollë që lexon, sepse vetëm kështu besojmë se do të kemi nxënës më të mirë, rezultate të shkëlqyera dhe një Shqipëri më të mirë në të ardhmen e afërt.
Albert Gjoka
Menaxher i projektit “Bukinist.al”
Të lumtë mendja!