Libra për Krishtlindje të gëzuara

krishtlindje-libra-bukinist

Krishtlindjet nuk janë thjeshtë një festë shpirtërore, por ato janë gjendje dhe ndjesi të pafundme, të cilat bëhen më të bukura kur mësojmë nga të tjerët domethënien e tyre, mënyrën sesi ti organizojmë apo njihemi me magjinë që shkaktojnë tek ne, sidomos tek më të vegjlit. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që na nxiti për të bërë një listë me rekomandime për festat, teksa ndodhemi në prag të Krishtlindjeve.

  1. Përrallat e Krishtlindjeve nga Maria Mañeru

Ky libër përmban 41 përralla fantastike dhe 7 aktivitete argëtuese për vogëlushët në këtë prag festash. Me këtë përzgjedhje përrallash, ofrojmë një çast meditimi për fëmijët mbi çështje aq të rëndësishme siç janë tradita, dashuria familjare, puna në ekip, solidariteti dhe optimizmi, madje pa e vënë re ata vetë, meqenëse e maskojmë këtë mësim thelbësor duke ia lënë në dorë personazheve kaq të veçantë si puna e një deveje të ngathët, ca Mbretërve Magjistarë përgjues, një engjëllushi shumë çapkën apo një ketrushi ngjyrë vjollcë të pazakontë. Xhuxhë, dragonj, njerëz prej bore që janë të gjallë, bredha magjikë që bëjnë bohçe prej ari dhe deri tek një Kësulëkuqe, e cila rrëfen një histori shumë të ndryshme, janë një kornizë e këndshme për t’iu kujtuar fëmijëve se përse Krishtlindjet janë kaq të veçanta dhe të pushtohen nga mrekullia, dashuria dhe shpresa, duke mbrujtur një qëndrueshmëri emocionale dhe shoqërore në brezat e rinj të lexuesve.

perrallat-e-krishtlindjeve

  1. Harry Potter dhe Guri Filozofal- J. K. Rowling

Në fakt, çdo seri e magjistarit Harry Potter është e mbushur me magji Krishtlindjesh!. Lexoni për Krishtlindjet e para të djaloshit Potter në Hoguarst. Do t’ju habitë pamasë salla e madhe e shkollës e zbukuruar si jo më mirë për festë dhe tryeza plot me ushqime magjike të lloj-llojshme. 12 pemët gjigande janë të hijeshuara me heje akulli dhe qirinj vezullues që ndizen me magji, s’do mend. Magjisë që duket në ajër, shtojini edhe një grimcë magjie, nga ajo e vërteta! Bukinist.al iu ofron mundësinë që të merrni edhe serinë me 8 libra të Harry Potter, në ofertë, në prag të festave të fundvitit. Porositi direkt të linku setin me 8 libra të Harry Potter.

harry-potter-1-dhe-guri-filozofal

  1. Një këngë Krishtlindjesh- Charles Dickens

Plaku gërnjar Ibenezer Skruxh nuk besonte tek shpirti i Krishtlindjeve, nuk besonte as tek fjalët e nipit të tij zemërmirë Fredit, se “Krishtlindjet janë kohë e shenjtë dhe e hareshme, që duhet festuar patjetër me njerëzit e dashur”, derisa fantazmat e Krishtlindjeve të Shkuara, të Tashme dhe të Ardhme, i tregojnë sa shumë kishte humbur duke mos gëzuar me familjen e tij. Ditën Krishtlindjeve ndodh një mrekulli: Ibenezer Skruxh bëhet i dashur dhe i mirë.

  1. Dhurata – Cecilia Ahern

Ky mund të quhet versioni modern i romanit të Dickens-it, Një këngë Krishtlindjesh, por që vendoset në Dublinin e ditëve të sotme. Lou Sufern është një ekzekutiv jashtëzakonisht i suksesshëm dhe ambicioz, i cili ka vetëm një të metë: vë punën para gjithçkaje, madje edhe para familjes dhe Krishtlindjeve…deri në momentin kur një i pastrehë i ofron pilulën me aftësi klonuese. Dhuratë pak e çuditshme, hë?!

dhurata

  1. Të mos festosh Krishtlindjet – John Grisham

Imagjinoni një vit pa Krishtlindje! Pa zbukurime në derë, pa festa në zyrë, pa darkën e zakonshme në shtëpi me miq, pa dhurata. Këtë kishin në mendje Luther dhe bashkëshortja e tij Nora, kur vendosën që një vit të vetëm të arratisen për pushime në Karaibe në kohë Krishtlindjesh. Por, ata nuk e kishin menduar kurrë se të mos festosh Krishtlindjet mund të sjellë kaq shumë pasoja…

te-mos-festosh-krishtlindjet

  1. Plepat berlinezë – Anne B. Radge

Saga e familjes Neshov e vendosur në sfondin e Norvegjisë Veriore në prag Krishtlindjesh, me vitrinat e zbukuruara mjeshtërisht; tre vëllezër, shpirti i të cilëve ka shumë brenga. I shkruar bukur e plot mister, ky është portreti i një familjeje që mbart në vetvete të fshehta e të pathëna. Mos është kjo koha më e përshtatshme për të reflektuar mbi atë që jemi, mbi thellësinë e lidhjeve të gjakut?

plepat-berlineze

  1. “Festat me Living” nga Ariola Ocka, Gentian Minga, Xhani Shqerra

Kjo është e para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi.

festat-me-living

8. “Premtimi i Krishlindjes” nga Richard Paul Evans

“Premtimi i Krishtlindjes” është një histori dashurie nga mjeshtri i librave për festa, Richard Paul Evans! Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën. Një ditë nëntori, i afrohet një i panjohur. Në të vërtetë, jo edhe aq i panjohur, sepse ajo e kishte parë edhe më herët në godinën ku punonte, por nuk ishin takuar asnjëherë. Ai i bën Elisës një propozim: për tetë javët në vijim – deri në vigjiljen e Krishtlindjes – ata duhet të shtiren sikur janë çift.

premtimi-krishtlindjeve

 

 

Ç’natë e mrekullueshme”, tetë rrëfenja për Krishtlindjen

Ç’natë e mrekullueshme është mbrëmja e Krishtlindjes! Është plot me pritje, entuziazëm dhe me shpresa, që e bën të veçantë çdo gjë që është e përditshme dhe e zakonshme. Në një natë si kjo gjithçka mund të ndodhë: mund të gjesh shpresën, kur çdo gjë të duket e errët; mund të hedhësh dritë mbi ndonjë sekret të kohëve të largëta; mund të gjesh diçka apo dikë që e mendoje përgjithmonë të humbur dhe, madje, mund edhe të jetë koha për të ndryshuar.

cnate-e-mrekullueshme-tete-rrefenja-per-krishtlindjen

 

Janë Krishtlindjet, Stilton!” nga Jeronim Stilton

Historitë gazmore të Jeronime Stilton: Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç’prag Krishtlindjesh i pabesueshëm që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë! Eh, për Krishtlindje të gjithë bëhen zemërmirë. Sa mirë sikur të ishte gjithë vitin kështu!

jane-krishtlindjet-stilton

Të gjithë këto libra mund ti vendosni në këndin e bibliotekës së familjes tuaj, por mund të zgjidhni edhe secilin prej tyre. Blini libra te Bukinist.al duke i porositur direkt online, me një telefonatë te 35544508282 ose me mesazh në Facebook dhe Instagram!

Bukinist e sjell librin kudo, pa kosto shtesë. Paguani librat në momentin që i merrni në dorëzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *