Sfida Leximi 2017, si të përzgjedhësh dy libra në muaj

leximet

Sfida e leximit është ndër momentet më të veçanta mes bibliofilëve, bukinistëve apo njerëzve që janë të pasionuar pas leximit. Bukinist.al bëhet pjesë e kësaj fryme në këtë fillimviti, duke iu ardhur në ndihmë të gjithë sfidantëve.

Ne kemi përzgjedhur një guidë ndihmëse për hartimin e listës, bazuar mbi standardet normale të leximit; dy libra në muaj, ose 26 libra në një vit; një mesatare e cila arrihet pa vështirësi nga lexuesit normalë.

Për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë personave që duan të bëhen pjesë e “Sfida e Leximit 2017”, po bëjmë propozimet tona të cilat do t’iu nevojiten kur të hartoni listën me libra që do të lexoni gjatë vitit në vijim:

  1. Një vëllim me tregime
  2. Një libër që e doni si një fëmijë
  3. Një libër që ua rekomandon një librashitës
  4. Një libër që ua rekomandon një mik apo anëtar i familjes
  5. Një libër që ka më shumë se një autor
  6. Një libër që është më i vjetër sesa 100 vjeçar
  7. Një libër i shkruar nga një person me ngjyrë
  8. Një libër me poezi
  9. Një libër bestseller i vitit 2016
  10. Një libër që del gjatë vitit 2017
  11. Një libër spiunazhi/thriller
  12. Një libër reth ushqimit
  13. Një libër me piktura
  14. Një libër i shkruar nga dikush që ju e admironi
  15. Një libër rreth një gruaje interesante
  16. Një libër me më shumë se 800 faqe
  17. Një audiobook
  18. Një libër i bazuar në një përrallë apo në mitologji
  19. Një libër për një vend që do të doje ta vizitoje
  20. Një libër i përzgjedhur mbi bazën e kopertinës së tij.
  21. Një libër me kujtime
  22. Një libër që ka qëndruar për një kohë shumë të gjatë pa u lexuar në raftin tuaj
  23. Një bestseller nga një zhanër që zakonisht nuk e lexon
  24. Një libër me kujtime udhëtimesh
  25. Një libër që rrok ngjarjet e kohës së luftës
  26. Një libër epistolar

Janë të mirëpritura komentet tuaja për këtë sfidë, por edhe propozimet tuaja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *