Një rrëfim në kërkim të virtyteve

 

arlinda-cizmet-e-verdha-blogu-bukinist-al

Shënime pas leximit të librit “Çizmet e Verdha” tё Arlinda Çaushollit, një vepër origjinale e ditëve tona

Prof. Dr. Albert Frashёri *

Kisha lexuar rastёsisht disa fragmente tё kёtij vёllimi para botimit tё tij, prandaj e prita me shumё interes daljen nё dritё tё librit shkruar nga Arlinda Çausholli. Me librin nё dorё u binda qё ideja ime paraprake  mbi kёtё libёr shumё tё veçantё ishte e drejtё.

Tё befason origjinaliteti, si nё pikёpamje tё kompozimit ashtu edhe tё pёrmbajtjes. Ai nuk vjen si njё pёrmbledhje kronikash apo tregimesh tё shkurtёra, por si njё skanim universal i shoqёrisё sonё.

Libri mё sjell ndёr mёnd njё mozaik tё pasur e shumё tё rafinuar tё njё katedraleje tё Rilindjes europiane. Tregimet e veçanta janё elementet e kёtij mozaiku qё rrёfen historinё, mёkatet, virtytet dhe pasionet e besimtarёve tё asaj katedraleje, qё quhet Jeta jonё.

Kemi njohur shumё raste kur mozaikё tё thurur nga dora njerёzore na japin mundёsinё tё kuptojmё lashtёsinё dhe jetёn e saj. Pikёrisht tё tillё e shoh kёtё vepёr tё autores sё talentuar Arlinda Çausholli.

Merita e saj fillon me njё prozё elegante e shumё elokuente, me njё aftёsi vrojtimi qё mrekullisht shpreh bukuritё e jetёs, por edhe qё depёrton me kurajo e mendim tё qartё batakun e asaj qё nuk duhet tё ishte jeta jonё.

Autorja nuk shkruan pёr “vipat” apo heronjtё e fabrikuar tё ditёve tona, por pёr njeriun e thjeshtё, sepse pikёrisht pёrmes tij kuptojmё thelbin e shoqёrisё. Kjo mё sjell ndёrmend shkrimtarin George Orwell (1903 – 1950): “Nё kohёn e gёnjeshtrёs universale, tё thuash tё Vёrtetёn ёshtё njё akt revolucionar”. Pikёrisht zhvendosja e vёmendjes nga heronjtё e sajuar tё mediave tek Njeriu i Vёrtetё pёrbёn aktin revolucionar tё Arlinda Çaushollit, sipas konceptimit tё esseistit dhe shkrimtarit Orwell.

Kjo periudhё kalimtare nga njё regjim totalitar nё shpresёn e njё shoqёrie demokratike duhej tё kishte ndikuar mjaft pёrmbajtjen,  stilin dhe formёn e veprave letrare tё gjuhёs shqipe. Mendoj qё kjo nuk ka ndodhur aspak ose nё njё masё tё papёrfillёshme, edhe pse numri i botimeve tё reja ёshtё rritur ndjeshёm.

Nё kёtё kuptim, pёrkundrazi, libri “Çizmet e Verdha” të Arlinda Çaushollit shpreh njё pёrpjekje dhe njё hap tё rёndёsishёm pёr shumё arsye.

Karakteristika themelore e kёsaj vepre ёshtё kёrkimi i tё vёrtetёs nё jetën e pёrditshme tё individit. Tё gjitha minitregimet sё bashku japin njё kuadёr shumё realist tё shoqёrisё aktuale: tё mirat dhe dёshtimet e saja, falsiteti por edhe modeli pozitiv. Shpesh herё autorja hedh shikimin nga e kaluara jo nё formё retorike dhe as me nostalgji, por nё kёrkim tё virtyteve tё njeriut tё thjeshtё. Pikёrisht kёto cilёsi shprehin identitetin e mirёfilltё tё kombit, pra dhe urtёsinё shekullore tё tij.

Nё tregimin “Triumfi i dashurisё” pёr veten, pasi Frau Anni u martua nё Tiranё, i erdhi babai nga Austria dhe i bleu dy shtёpi . . . “Njërën ta kesh për të ndenjur me burrin, tjetrën ta kesh për vete për ndonjë rast të keq, se ti moj bijë – i tha – ke ardhur në një vend ku s’ka ligje të forta”. Natyrisht autorja na e rrёfen kёtё ngjarje pikёrisht sepse ende vendit i mungon aftёsia pёr tё zbatuar ligjet me rigorozitet e pёr tё gjithё njёlloj. Ky do tё ishte shteti i tё drejtёs qё qytetari e sheh me dylbi dhe me keqardhje. Sepse pa shtetin e tё drejtёs, demokracia mbetet njё iluzion, varroset parimi i meritёs dhe triumfon mediokriteti, pas tё cilit mbretёron varfёria shpirtёnore dhe materiale.

Me shumё elegancё, tregimi “Leku dhe ne” shpalos njё urtёsi tё domosdoshme pёr tё kuptuar veten nё shkallёn e vlerave tё jetёs. “Kam qenë gjithnjë e dhënë pas gjërave të bukura, por kujtimi u mbajt në këmbë nga vlera e cilësisë, jo e sasisë. Ёshtë instiktive. Vetëm se do kohë për ta kuptuar dhe për ta njohur.”

Pra, e Bukura, dhe jo sasia, shtresёzohet nё memorien e Njeriut dhe i jep kuptim evolucionit tё tij. Fuqia e lekut, – thotё autorja,- po errёson ekzistencёn tonё. Kjo ekzistencё nuk qёndron te primati i parasё, por nё ekuilibrin dhe paqen e Njeriut, nё mendimet dhe nё afeksionet e tij. Njeriu nё mungesё tё mjeteve esenciale tё jetёs bёhet skllav i bukёs sё pёrditshme.

Nga ana tjetёr, lakmia e parasё e dominon pamjen njerёzore tё jetёs sonё dhe njeriu bёhet skllav i pashёrueshёm i pasurisё. Ai pushon sё qёni njeri i lirё. Nё kёto raste dashuria, afeksionet nё pёrgjithёsi dhe miqёsia, dalin nё plan tё dytё. Mos tё harrojmё qё pikёrisht kёto afeksione shёnojnё ndryshimin ndёrmjet Njeriut dhe specieve tё tjera tё Natyrёs.

Ёshte mjaft e rafinuar aftёsia e autores pёr tё vrojtuar pamjet thelbёsore tё kohёs sonё dhe pёr tё gjetur periudha referimi, ku ajo evidencon dhe shpalos para lexuesit virtytin e Njeriut tё thjeshtë.

Nё kёtё kuptim, ky krijim i Arlinda Çaushollit pёrbёn njё skanim artistik tё shoqёrisё nё  shumicёn e pamjeve tё saj. Nё kёtё fazё tё ndryshimeve tё thella shoqёrore e politike, Njeriu po pёrjeton njё metamorfozё graduale e maramendёse qё po diferencon nga pikёpamja kulturore deri edhe antarёt e tё njёjtёs familje.

Mentalitetet e vjetra dhe huqet e reja. Virtyti dhe mёkati. Jeta e thjeshtё dhe babёzia pёr tё zotёruar sende, kotёsira, letra dhe . . . . . pёr t’i zanё frymёn shpirtit. Si do tё edukohet i riu? Cili ёshtё funksioni i shkollёs nё formimin e qytetarit tё njё shoqёrie demokratike?

Fёmijёt tanё! Ky ёshtё problemi i ditёve tona dhe pёrcakton tё ardhmen e vendit e tё kombit. Me çfarё modelesh do tё formohen brezat e rinj?

Autorja shkruan duke ndjekur njё mendim tё qartё si fill udhёrrёfyes tё kёsaj vepre letrare. Problemi i saj ёshtё kёrkimi i tё vёrtetёs mbi shoqёrinё dhe plagёt e saj, mbi tё sotmen dhe frikёn pёr tё ardhmen. Pse pikёrisht kёrkimi i tё vёrtetёs?

Nё tregimin “Krahёt e lirisё dhe Rini Monajka” gjejmё kujtimin pёr njё njeri qё e ka dashur lirinё dhe u bё martir i saj. Autorja, me ndjenjё qytetare tё lartё, shpreh admirim pёr kёte viktimё tё dhunёs komuniste nё grahmat e fundit tё paudhёsive dhe krimeve tё saja. Por, nё pёrsiatjen e autores, lidhur me dramёn e Rini Monajkёs, ka njё ide tё madhe e tё shprehur qartё si drita e diellit: “Kush i qëndroi në këmbë diktaturës, që uli në gjunjë dy milionë shqiptarë, duhet të ketë qenë hero.”

Kjo ёshtё njё e vёrtetё e madhe qё duhet tё hedhi rrёnjё nё kujtesёn historike tё kombit tonё. E ardhmja e ka origjinёn tё e kaluara, nё çdo rast. Pra njё komb nuk mundet tё konceptojё njё tё ardhme nёse nuk ka vetёdije tё plotё pёr tё shkuarёn dhe tё tashmen e tij.

Nё shumicёn dёrmuese tё rasteve viktimat e dhunёs komuniste ishin intelektualё dhe  u dёnuan pёr mendimet e tyre. Por regjimi i dhunoi vetёm fizikisht ata dhe nuk mundi tё tjetёrsojё bindjet dhe idetё e tyre mbi lirinё personale dhe kolektive.

Dashuria dhe pasioni pёr lirinё . . . . . Kёtё ide mbi rёndёsinё e ndjenjave pёr jetёn autorja e kultivon me koherencё nё shumё tregime dhe pёrsiatje tё saj. Sepse nё fund tё fundit nga kёto ndjenja lind edhe vendosmёria pёr tё realizuar idealet tona, pёr tё sendёrtuar tё ardhmen ashtu si e duam ne dhe jo si duan tё na e mёkojnё nga lart.

Ka shumё pёr tё thёnё pёr kёte libёr militant, njё vepёr origjinale qё, mendoj, i hap shtigje tё reja letёrsisё sonё dhe kuptimit pёr artin nё pёrgjithёsi. Ai pёrbёn njё ngjarje tё pazakontё, pikёrisht pse flet pёr qytetarin e thjeshtё, pёr jetёn dhe problemet e tij. Dhe kёtё e bёn me mjeshtёri artistike, me qartёsi mendimi e me pasion.

Nuk e dimё jehonёn qё do tё ketё kjo vepёr nё mjediset e letrave dhe tё artit nё pёrgjithёsi. Disa mund tё heshtin e tё tregohen indiferentё, por pёr njё gjё duhet tё jemi tё bindur: qytetari do tё gjejё nё kёtё libёr bindjet dhe opinionet e veta pёr realitetin e sotёm bashkё me zhgёnjimet e thella tё tij. Dhe ky do tё jetё suksesi mё i madh kёtij libri dhe autores Arlinda Çausholli.

*Studiues, autor i shumë librave, matematicien, titullar në katedrën e matematikës dhe të fizikës në Viterbo, Parma dhe Spoleto në Itali. 

Shkrimi është botuar në muajin nëntor në Balkanweb.com

Porosite direkt online, te LINKU me mesazh në facebook.com/bukinist.al, ose me telefon te 35544508282. Ua sjellim librat KUDO. Paguani në dorëzim.

cizmet-e-verdha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *