Shpallen fituesit e konkursit “Jam Libër”, i organizuar nga platforma online e librit shqip, Bukinist dhe gjimnazi “Sami Frashëri në Tiranë
Më datën 2 maj 2017 u shpallën fituesit e konkursit “Jam Libër”, aktivitet i organizuar në kuadrin e projektit “Shkolla Qendër Komunitare” mes platformës Bukinist dhe gjimnazit Sami Frashëri, si pjesë e fushatës së Ditës Ndërkombëtare të Librit.
Morën pjesë në konkurrim 45 nxënës dhe u paraqitën në konkurrim 46 përshtypje (review), të cilat i gjeni të publikuara edhe në faqen online bukinist.al
Vlerësimi i përshtypjeve u bë bazuar në studimin e katër komponente të përshtypjeve: 1. Mënyra e leximit të veprës nga nxënësi: 2. Raporti mes lexuesit dhe veprës; 3. Mesazhi që del nga leximi i librit në përshtpje; 4 Kultura e leximit/shkrimit të reviews. Secili prej këtyre komponenteve është vlerësuar me 10 pikë dhe totali i pikëve maksimale ishte 40 pikë.
Menaxheri i projektit, Albert Gjoka vlerësoi cilësinë e lartë të përshtypjeve të të gjithë pjesëmarrësve në garë, raportin intim që kanë ndërtuar nxënësit me veprën dhe mesazhet që vijnë prej leximeve të veprave letrare.
Më poshtë janë fituesit e tre vendeve të para të cilët përfituan “Gift Cards” – çeqe librash në vlera në ndryshme monetare.
Vendi i parë
Flavio Brahja me “Jeta e Pisë” i Yann Martel
Vendi i dytë
Darline Dervishej me “I huaji” i Alber Camus
Vendi i tretë
Gjergj Loka me “13 arsye përse” i Jay Asher
Po ashtu, edhe 10 fitues të tjerë të cilët u bënë “Mik i Bukinist”
FITUESIT E KARTËS “MIK I BUKINIST”
- Mirsola Gradeci me “Ata që largohen nga Omelas” i Ursula K. Le Guin
- Denison Meta me “Nata e mëkatit” i Tahar Ben Jelloun
- Lorela Dema me “Thertorja Pesë ose Kryqëzata e Fëmijëve” i Kurt Vonnegut
- Indira Curri me “Vajza në tren” i Paula Hawkins
- Elena Grabocka me “Antena e epokës sime” i Anteos Hrisostomidhis dhe “Si të udhëtosh me një salmon” i Umberto Eco
- Edma Gjata me “Blind Willow, Sleeping Woman” i Haruki Murakami
- Egnis Sejfullai me “Alkimisti” i Paulo Coelho
- Ajda Mitrovia me “Duke kërkuar Alaskën” i John Green
- Desada Muha me “Të braktisësh Microsoft-in për të ndryshuar botën” i J. Wood
- Megi Nika me “Mrekullia” Raquel J. Palacio
Kjo është nisma e parë për promovimin e kulturës së leximit te të rinjtë, duke shënuar një hap domethënës për vlerësimin e veprës në optikën e lexuesit.
Bukinist falendëron drejtoreshën e shkollës “Sami Frashëri”, Teuta Dobi, nëndrejtoreshën Aida Nova, drejtuesen e klubit të librit të shkollës, Elda Begaj dhe të gjithë mësuesit e letërsisë së kësaj shkolle.
Pas interesit që veçantë që ka pasur kjo nismë në gjimnazin më të mirë në shkallë vendi, Bukinist po e përhap këtë iniciativë edhe në shkollat e tjera të mesme dhe në universitete.
Bukinist.al është pjesë e “NetTrade Albania“, kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri. Platforma online e librit shqip është themeluar në qershor të vitit 2016 dhe vjen me risi të shumta në menaxhimin dhe promovimin e librit shqip.
Në fotot: Momente gjatë zhvillimit të ceremonisë dhe ndarjes së çmimeve për fituesit e konkursit “Jam Libër” nga Bukinist.al në prani të drejtoreshës së Gjimnazit “Sami Frashëri”, znj. Teuta Dobi dhe zv.drejtoreshës Aida Nova