Interesi dhe magjia e leximit nis në moshën 14 vjeç dhe lart: Kjo moshë është e rritur dhe kërkon libra me imagjinatë. Shijet e këtij brezi lexuesish kanë ndryshuar ndjeshëm edhe për shkak të rritjes së informacionit, zhvillimit të kinemasë por edhe faktorëve të tjerë. Thriller, dashuri, imagjinatë, pasione, ngjarje të pazakonta – janë disa prej elementeve të librave që ne kemi rekomanduar.
Shumica e tyre është përzgjedhur mbi bazën e rekomandimeve që platformat më të zhvilluara në botë, si Goodreads, Amazon, Barns&Nobles, etj., i kanë adresuar lexuesit të moshës 14-20 vjeç. “Harry Potter”, “Eleanor & Park”, “Akademia e Vampirëve”, “Duke kërkuar Alaskën”, “Trembëdhjetë arsye përse”, “Hajdutja e librave” etj., kanë qenë bestsellera absolutë ndër vite, por tashmë ato janë profilizuar edhe si romane rinore.
Mes tyre kemi përzgjedhur edhe një roman të autores shqiptare, Jeta Vejkollari, “Luftë për territore”, pjesë e serisë “Elite” me tre vëllime, ku ngjarjet zhvillohen në një gjimnaz të kryeqytetit.
Duke shpresuar se do ta vlerësoni lisën tonë, si dhe duke mirëpritur edhe rekomandimet tuaja për ta përmirësuar me botime të tjera, ju urojmë lexim të mbarë në këto ditë të bukura vere.
Më poshtë ndiqni rekomandimet tona:
- Harry Potter 2 dhe dhoma e të fshehtave nga Joanne K. Roëling. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyesi: Amik Kasoruho Botuesi: Dituria
Autorja dhe seria e librave të Harry Potter ka ndryshuar botën përgjatë 20 viteve të komunikimit me lexuesit. Por për moshen e re, ne kemi rekomanduar këtë libër. Admiruesit e Harrit do të mbeten edhe tek ky vëllim gojëhapur. Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur në Hoguorts. Por tamam kur ai po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguorts i kërcënohet një fatkeqësi. Dhe fatkeqësia ndodh. Dikush i shndërron nxënësit e Hoguortsit në gur. Mbase është Drako Mallfoi, rivali më i rrezikshëm? Mbase është Hagridi, e kaluara e fshehtë e të cilit tashmë del në dritë? Apo mos është dikush për të cilin ka më shumë dyshime… Harri Poter vetë?!
- “Eleanor & Park një herë në jetë” nga Rainbow Rowell. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes: Agim Doksani: Botimet UEGEN
Në një histori dashurie gjithnjë do të gjendet një pengesë: E kam një të dashur; prindërit nuk ma mbështesin zgjedhjen: Ti je një vampire dhe unë jo, dhe justifikime të tjera të këtij lloji. Në këtë roman pengesa është thjeshtë: bota atje jashtë. Këtë roman e zbuloi autori i famshëm amerikan, John Green, i cili shprehet: Ky roman më sjell ndërmend çfarë gjëra duan të thonë të rinjtë e dashuruar. Dhe çfarë do të thotë të dashurohesh në një libër
- “Akademia e vampirëve” nga Richelle Mead. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Botimet UEGEN
Vetëm një mik i vërtetë mund të të mbrojë nga armiqtë e pamoralshëm. Ky është thelbi i asaj që del gjatë leximit të librit të parë të serisë me gjashtë vëllime të “Akademia e vampirëve” i cili sapo është përkthyer në shqip.
Liza Dragomir është një princeshë Moroi; – një njeri vampir me një cilësi të çmuar për të shfrytëzuar magjinë e Tokës. Ajo duhet të mbrohet në çdo moment nga Stigoit, vampirë të egër, njëri prej të cilëve nuk vdes kurrë. Nëpër damarët e Roza Hathaëay rrjedh gjak i përzier nga njeriu dhe vampiri. Ajo është mikesha më e mirë e Lizës të cilën e bën edhe atë një vampire. Roza i është përkushtuar një jete të rrezikshme për të mbrojtur Lizën nga Strigoi-t të cilët janë të vendosur për ta bërë atë pjesë të familjes së tyre. Pas dy vjetësh liri, Roza dhe Liza tërhiqen zvarrë përsëri në Akademinë e Shën Vladimirit, një shkollorë për mbretërit vampir dhe kujdestarët e tyre, e cila gjendet e fshehur në pyjet e thella të Montanës. Por brenda portave të hekura të kësaj Akademie jeta është e mbushur plot rreziqe… dhe Strigoit janë gjithmonë aty. Roza dhe Liza duhet të lundrojnë në botën e tyre të rrezikshme, të përballen me tundimet e dashurisë së ndaluar, të jenë vigjilente dhe të mos bien pre e djallit të pavdekshëm, i cili e bën Lizën njërën prej tyre…
- “Trembëdhjetë arsye pse” nga Jay Asher. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes: Taulant Hatia Botues BOTA SHQIPTARE
“Nëse keni mundësi të lexoni vetëm një roman për këtë vit, ai duhet të jetë vetëm “Trembëdhjetë arsye pse”. Është i trishtueshëm, i mrekullueshëm, të thyen zemrën por njëherësh edhe plot shpresë.” Megjithëse ka disa vite në qarkullim, këtë vit theu rekorde shitje. Por leximi i këtij romani u shoqërua edhe me debate dhe akuza: Thuhet se disa të rinj i kanë dhënë fund jetës pasi e kanë përfunduar së lexuari. Po ti e beson një ndikim të tillë djallëzor?
- “Duke kërkuar Alaskën” nga John Green. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes: Agim Doksani Botues UEGEN
Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s’di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.
- “Hajdutja e librave” nga Markus Zusak. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes: Taulant Hatia Botues: BOTA SHQIPTARE
“Hajdutja e librave” vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në “Unë jam lajmëtari”. Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi. Ky libër vazhdon të kryesojë platformat më të mëdha të shitjes së librit në botë, duke u shndërruar në një bestseller absolut.
- Tejqyra e qelibartë nga Philip Pullman. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes Artan Miraka. Botues Dudaj
Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që spërshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, si dhe të dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot. Ndërkohë, doktoreshë Meri Melouni shpik një tejqyrë. Një vrasës i është vënë nga pas. Kurse kryezot Asrili, me armatën e engjëjve të shndritshëm, udhëheq revoltën e tij të fuqishme. Dhe ndërsa lufta ashpërsohet e arrin kulmin dhe Pluhuri shteret në qiell, fati i të gjallëve dhe i të vdekurve së fundmi varet nga dy fëmijët dhe nga e vërteta e thjeshtë e një historie po ashtu të thjeshtë.
- “Faji në yjet tanë” nga John Green. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes Agim Doksani Botuesi Uegen
Nuk mund ta zgjedhësh dot nëse lëndohesh apo jo në këtë botë, por ke njëfarë mundësie për të zgjedhur nga kush mund të lëndohesh.
- “Për gjithë djemtë që kam dashur më parë” nga Jenny Han. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes Taulant Hatia. Botues: BOTA SHQIPTARE
Një eksplorim tepër i arrirë i moshës së adoleshencës dhe dashurive të rinisë. Lara Xhejni i mban letrat e dashurisë në kutinë e kapelave që i ka lënë e ëma. Nuk janë letra dashurie që i kanë shkruar të tjerët asaj, po letrat që ka shkruar vetë. Një për secilin djalë që ka dashur. Kur i shkruan, derdh në to gjithë shpirtin dhe thotë gjëra që nuk do t’i thoshte kurrë me gojë, sepse ato letra i ka vetëm për vete. Deri ditën kur letrat e fshehta dërgohen me postë dhe Lara Xhejnit i del jeta e vet jashtë kontrollit.
- “Divergjentja” nga Veronica Roth. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes Taulant Hatia Botimet Dituria
Divergjentja është një seri tërheqëse dhe magjepsëse, që të mban peshë pareshtur dhe ku të papriturat nuk kanë fund. Do të kalojë shumë kohë para se tju largohet nga mendja vizioni mbreslënës i saj për të ardhmen
- “Elitë 1 – Luftë për territore” nga Jeta Vojkollari. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Botimet ADA
Elitë është një shkollë e mesme në Tiranë. Më e shtrenjta në Shqipëri. Ata te nëntë janë paria e saj. Të bukur, të veshur shik, të talentuar, snobë dhe padiskutim të pasur. Por kur Adiola, një nxenëse e re e veshur thjeshtë vjen në shkollë, duket sikur aty bie tërmet. Lexuesi fillon të zbulojë gradualisht që jeta e këtyre të rinjve nuk është aspak fushë me lule dhe bota e tyre e brendshme – jo aq e vogël sa duket.
- “Ditarët e një princeshe” nga Meg Cabot. Këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.
Përkthyes: Myfit Mushi. Botimet Fan Noli
Djemtë nuk tregojnë kurrfarë interesi për Mian – ndoshta ajo nuk është edhe aq e bukur. Përveç kësaj, ajo nuk i ka mirë punët me algjebrën.
Listën e plotë të librave “Romane rinore” e gjeni te linku KËTU:
Bukinist.al i sjell librat te ju edhe me një mesazh në rrjetet sociale apo telefonatë te: 044508282
Përgatiti: Albert Gjoka, menaxher i Bukinist
Very good