Vini re! Romani i fundit i Dan Brown, “Origjina” po ju pret…

origjina-dan-brown-bukinist-leximtari
origjina-dan-brown-bukinist-leximtari
Ne foto: Kopertina e romanit në shqip, “Origjina” e Dan Brown, botuar nga botimet Dudaj

Review rreth romanit “Origjina” të Dan Brown, i sapohedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese Dudaj. Artikullli është botuar në gazetën Washington Post

Ron Charles*

Dan Brown rikthehet me një tjetër roman triller, kaq “idiot”, saqë do t’ju duket sikur pikët tuaja të inteligjencës do t’iu bien si zbokthi nga flokët. “Origjina” shënon daljen e pestë të profesorit të Harvard-it, Robert Langdon, simbiologu, i cili zbuloi sekretet mahnitësëse dhe konspiracionet trobditëse tek libri “Kodi i Da Vinçit” dhe romanet e tij të tjera, me shitje rekord të Brown. Të gjithë elementët e ezauruar në librat e tij të hershëm risillen edhe një herë nga Brown për t’ju lënë pa frymë mbi një mashtrues antikuaresh.

Këtë herë, sekreti që do të trondisë botën është një zbulim i kryer nga Edmond Kirsch, një gjeni kompjuterash, me një talent për prezantime dramatike dhe vonesa të pafundme. Kirsch ka mbledhur tek Muzeu ‘Guggenheim’ në Bilbao të Spanjës, bashkë intelektualët e botës ku planifikon t’i zbulojë botës gjetjet e tij, sepse kjo është mënyra sipas së cilës zbulimet komplekse shkencore iu shpallen miliarderëve të çuditshëm. Ne nuk dëgjojmë asgjë specifike rreth zbulimit të Kirsch, por vetë se ai “kundërshton fuqishëm çdo doktrinë fetare të njohur botërisht, në mënyrë thjeshtë shqetësuese dhe bindëse”.

Siç mund ta përfytyroni tashmë, kjo perspektivë nuk kënaq udhëheqësit mendje-thjeshtë të feve të botës, të cilët sapo kanë marrë një shuplakë tjetër kopernikane. Në 100 faqe, Brown flet si piloti i një avioni në pistë, duke na siguruar që pas pak do të ngrihemi nga toka për fluturimin tonë. Por, më pas, kur Kirsch, më në fund i mbyll gojën turmës në “Guggenheim”, dhe fillon të rrëfejë sekretin, një fanatik romano-katolik e gjuan atë në kokë.

Përse të mos isha unë?

Fatmirësisht, Robert Langdon ndodhet në auditor atë natë, dhe ai është i vendosur që të zbërthejë prezantimin në ‘powerpoint’ të Kirsch-it dhe që ta publikojë online zbulimin e tij. Por, i njëjti vrasës i paqartë, i cili vrau Kirsch-in, nuk do të ndalet përpara asgjëje që ta ndalojë diçka të tillë. Është një betejë kozmike, ndërmjet fuqive konservatore të Spanjës, ende nostalgjike për Frankon-n dhe fuqive të ndriçuara, të etura pas shkencës, për të përqafuar të ardhmen.

Dhe, kështu, për rreth 300 faqet pasuese, Langdon i bishtnon vdekjes, ndërsa endet nëpër pika “hotspot-e” interneti për turistë në Spanjë, – Casa Mila! Sagrada Familia!, – në përpjekjen për të gjetur fjalëkalimin e kompjuterit të Kirsch-it. Kjo mesele mund të ishte shmangur nëse Kirsch thjeshtë do të kishte përdorur “Fjalëkalim123” si pjesë tjetër prej nesh, por, jo; ai kërkonte të mburrej dhe zgjodhi një rrjesht poezie me 47-të gërma.

Mos u shqetësoni: Langdon nuk është duke kërkuar në terr. Në këtë përpjekje ai ndihmohet nga asistenti personal i Kirsch-it, një zë pa trup që tingëllon si fëmija i dashur i Spock dhe Jeves (personazhe të filmit “Star Trek”).

Dhe, duke i paraprirë përshtatjes së pashmangshme të librit në film, Langdon-it në këtë kërkim plot panik i bashkohet drejtuesja e bukur e Muzeut “Guggenheim”, e cila qëllon të jetë e fejuar me princin e Spanjës.

Brown mund të mos ketë zbuluar një sekret që kërcënon besimin e njerëzimit, por ai ka gjetur suksesshëm çdo klishe të botës. Disa fjali ndërtohen tërësisht nga shprehje të huazuara, si “Edmond ishte duke ecur në një teh të hollë dhe duke mbuluar gjurmët”, që tingëllon si dikush që është duke luajtur basketboll në majë të gishtave. Një trini e pakapshme fjalësh – tronditëse, mahnitësëse, shkatërruese – ripërdoren si çanta të vjetra pazari deri sa bëhen bajate dhe pa asnjë kuptim.

Dhe, përveç ayre cikleve të suspansave fallso broueniane, ato janë taktika të çuditshme stilistike. Personazhet e romanit “Origjina” vuajnë nga çrregullime të nofullës: “Atij iu hap goja, nofulla e saj u shtrëngua, atij i ra nofulla”. I gjithë ekipi i personazheve duket të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Dakord! – e kuptova – kjo është sheqer pambuku në letër, por përse atëherë çdo referencë, pavarësisht sesa e parëndësishme mund të jetë, shpjegohet sipas diksionit të zërit të Wikipedia-s, të cilën “Siri” do ta mëshironte?

Ne mësojmë, për shembull, se Churchill-i ishte “një shtetar britanik i vlerësuar”: Që francezët lexonin nga e majta në të djathtë: Se Gauguin ishte një “piktor novator, i cili mëshironte lëvizjen simboliste të fund viteve 1800-të dhe ndihmoi në shtrimin e rrugës për artin modern”. Se shprehja “telefon shtëpie” është “një aluzion ndaj filmit të Spielberg-ut rreth jashtëtokësorit të quajtur ET, i cili po përpiqej të gjente rrugën e kthimit për në shtëpi”. Dhe në pikën më idiote të librit: ‘Sipas dictionary.com, një ‘regjent’ është një person i caktuar për të mbikëqyrur një organizatë ndërkohë që, udhëheqësi i saj është i paaftë për ta bërë këtë, apo në mungesë të tij”.

Një sekret tjetër zbulohet! E gjitha kjo do t’ia vlente të durohej, nëse zbulimet pafundësisht ngazëllyese të historisë nuk do të tregonin më së fundmi, një gjurmë gjaku e cila tingëllon si një folës i vjetër në TED. Kirsch i përgjigjet, pas vdekjes, pyetjeve të mëdha si: “Nga kemi ardhur? Ku po shkojmë? – – të cilat do të çudisnin këdo, mjaftueshmërisht të aftë mendërisht, që përdor një telefon celular.

Darvinianë, fondamentalistë, ateistë dhe besimtarë: Lutuni që kjo kupë kaloi edhe tek ju.

*Autori i shkrimit është editor i “Book World”

Kjo review u botua në gazetën amerikane “Washington Post”. Përgatiti Enkeleda Suti

Librin e gjeni tek linku: KETU

origjina

Romani “Origjina”

Autori Dan Brown

Përkthyesi: Taqo Trajçe

Redaktor: Arlinda Dudaj

Çmimi: 1600 lekë

Numri i faqeve: 617

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *