Libri më i mirë për fëmijë, i botuar në vitin 2017, ja 7 librat në garë

konkursi-libri-per-femije-2017-bukinist
Ne foto: Shtatë librat për fëmijë, të përzgjedhur për tu votuar

 

Bukinisti organizon çdo vit sondazhin për librin më të mirë të botuar në vitin paraardhës. Për secilën prej 6 kategorive të përcaktuara për votim, përzgjidhen 7 libra, ku ftohen lexuesit që të përzgjedhin librin për fëmijë.

Në kategorinë e librit për fëmijë janë përzgjedhur këto libra:

 “Nikolasi i vogël” – René Goscinny, Jean- Jacques Sempé

Aventurat e Nikolasit të vogël rrëfehen në një seri të jashtëzakonshme të letërsisë për fëmijë. Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël ka 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

Përkthimi: Adriana Koxhaj     

Shtëpia Botuese: MediaPrint

“Matilda” – Roald Dahl

Një ndër heroinat më të dashura të letërsisë për fëmijë, Matilda vjen në shqip, pas tre librave të tjerë fantastikë të autorit Roald Dahl.

Përkthimi: Beti Njuma       

Shtëpia Botuese Çabej

“Ronja, vajza e kaçakut” – Astrid Lindgren

‘’Ronja, vajza e kaçakut’’ konsiderohet një ndër veprat e saj më të njohura, autore suedeze e mëse 100 librave. Nga Astrid Lindgren një ndër shkrimtaret më të famshme e më të dashura për fëmijët e gjithë botës.

Përkthimi: Virgjil Muçi   

Shtëpia Botuese: Botimet IDK

“Samueli dhe violina prej reje” – Denada Toçe

Një libërth i parë i serisë “Ariu i bardhë i ëndrrave” me ilustrime dhe rrëfime të bukura, i cili do të pasohet nga histori dhe nga udhëtime të tjera nëpër ëndrrat e tjera të vogëlushëve.

Autor: Denada Toçe

Shtëpia Botuese ALBAS

“Çadra e purpurt” – Alki Zei

Nga shkrimtarja më e madhe greke e letërsisë për fëmijë. Letro është një vogëlushe që i pëlqen të lexojë libra, të shkojë në teatër dhe ti ngjajë Antigonës së Sofokliut.

Përkthimi: Kleo Lati
Shtëpia Botuese: Dituria

“Olga prej letre” – Elisabetta Gnone

“Olga prej letre – Një udhëtim i jashtëzakonshëm”, – roman i Elisabetta Gnone që vjen në shqip tregon historinë e vajzës së vogël që lindi në një ditë të ftohtë dimri në fshatin e Montetabës dhe një ditë u nis të takonte Auzolian, magjistaren, që ta kthente ne nje vajze normale, me mish dhe kocka, ashtu si të gjithë të tjerët.

Përkthimi: Albana Nexhipi
Shtëpia Botuese: Dituria

“Fëmijët më të këqinj në botë 2” – David Walliams

David Walliams gjatë 2017 erdhi me serinë e dytë të librit ”Fëmijët më të këqinj në botë” ,  për fëmijë të moshave  7-14 vjeç.

Përkthimi: Artan Miraka

Shtëpia Botuese: Botart

Të gjitha librat mund t’i porosisni online në www.bukinist.al

One thought on “Libri më i mirë për fëmijë, i botuar në vitin 2017, ja 7 librat në garë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *