Libri motivues i botuar gjatë vitit 2017, ja 7 librat në garë

libri-motivues-botuar-2017-bukinist-konkurs
Ne foto: Librat per zhvillimin personal, te botuar gjate vitit 2017, ne gare per tu votuar

Bukinist-i organizon çdo vit sondazhin për librin më të mirë të botuar në vitin paraardhës. Për secilën prej 6 kategorive të përcaktuara për votim, përzgjidhen 7 libra, ku ftohen lexuesit që të përzgjedhin librin për fëmijë.

Në kategorinë e librit “Zhvillim personal”, të botuar gjatë vitit 2017 janë përzgjedhur këto libra:

“Arti i brishtë i not giving a f.ck” – Mark Manson

Guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”

Shtëpia Botuese : Minerva  Përkthyes: Bledar Kurti

“Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet” – Scott Peck

 Pas suksesit të padiskutueshëm të librit të parë të Scott Peck-ut, Rruga në të cilën rrallë shkohet, shtëpia botuese Albas sjell të përkthyer në shqip librin e dytë, “Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet”, që është një vazhdim po aq i mençur dhe po aq i thjeshtë i librit të parë. Vazhdojeni udhëtimin për rritjen tuaj personale dhe shpirtërore me këtë libër të mençur!

Shtëpia Botuese : Albas  Përkthyes:  Genc Muçollari, Erjola Shaka

“Mendësia” – Carol Dweck

Profesoresha e Universitetit të Stanfordit, Dr. Carol Dëeck në këtë bestseller botëror na jep teknika dhe këshilla sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit për të realizuar të gjithë potencialin që kemi brenda vetes.

Shtëpia Botuese : Pema  Përkthyes:  Valbona Nathanaili

“Lojërat e Majas” – Delia Steinberg Guzman 

Në këtë libër lexuesi mëson të “luajë me jetën”, pa përpjekje të dhimbshme dhe të ngrejë me natyrshmëri pyetjet më thelbësore filozofike, pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për besim, thjeshtësi dhe gëzim të shëndetshëm për të jetuar.

Shtëpia Botuese : Akropoli I ri  Përkthyes:  Iris Domnori

“Davidi dhe Goliati” – Malcolm Gladwell

Një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me “gjigantë” unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja.

Shtëpia Botuese : PEMA   Përkthyes:  Lira Sejdini

“Një tokë e re” – Eckhart Tolle

Një manifest i shkëlqyer për të ndërtuar një jetë më të mirë secili prej nesh dhe për të kontribuar të gjithë bashkë për një botë më të mire.

Shtëpia Botuese: PEMA   Përkthyes: Ridvan Bonjaku

“Më pak stres” – Jasmin Kirkbride

I pajisur me udhëzime, sugjerime dhe citate, ky libër do t’ju japë forcën për të mposhtur në qoftë se-të dhe çdo ditë do ta jetoni pak më gjatë.

Botuese: Minerva Përkthyes: David Hudhri

Të gjitha librat mund t’i porosisni online në www.bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *