Poezia shqipe e botuar gjatë vitit 2017, ja 7 librat në garë

poezia-shqipe-2017-bukinist-konkursi
Ne foto: 7 librat e perzgjedhur ne gare per cmimin e librit me poezi me te mire, botuar gjate vitit 2017

 

Bukinist-i organizon çdo vit sondazhin për librin më të mirë të botuar në vitin paraardhës. Për secilën prej 6 kategorive të përcaktuara për votim, përzgjidhen 7 libra, ku ftohen lexuesit që të përzgjedhin librin për fëmijë.

Në kategorinë e poezisë shqip, botuar gjatë vitit 2017 janë përzgjedhur këto libra:

 “Aurat e natës” – Belfjore Qose

Gjithë vëllimi përmban 88 poezi të ndara në katër kapituj. Ndonëse është vëllimi i parë, autorja ka një gjuhë poetike të larmishme, të sprovuar dhe endet vazhdimisht në kërkim të mjeteve dhe formave që i japin identitet poezisë.

Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

“Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue” – Manjola Brahaj

Manjola Brahaj vjen në vëllimin e tretë me poezi, në një tjetër nivel artistik, ku shquhet për sensualitetin e guximshëm dhe gjuhën kapilare. Primo Shllaku thotë se ajo sjell në vargje nji frymë të ngjeshun erotizmi konsumativ, plot me afrime deri në të gjitha zonat e rreptësisë së ksaj tabuje jo shum të vjetër të struktures mendore të shqiptarit”. Poezia është shkruar në një gegnishte të ëmbël, që rrok edhe ndjesitë më të holla të shpirtit

Shtëpia Botuese: OM

“Poemat e hueja” – Entela Tabaku Sörman

Gjithë vëllimi është një poemë, e cila ka në arkitekturën e vet poetike shumë poema. Çdonjëra mbledh nën strehën e saj poezi të lidhura dorë për dore, prej një ndjesie, ngjyre, tingulli, sendi, sekreti a përplot arsyeve të tjera që të këndellin, të mbajnë afër e të udhëtojnë në një botë poetike që pa dyshim bëhet edhe e jotja.

Shtëpia Botuese: PEGI

“In Love” – Preç Zogaj 

Përmbledhje e të gjithë poezive më të mira të autorit kushtuar dashurisë, këtij pasioni të fuqishëm njerëzor. Përzgjedhja është bërë mbi këtë tematikë dhe sjell krijimtarinë e Preç Zogajt përgjatë shumë viteve

Shtëpia Botuese: UET PRESS & MAPO EDITIONS

“Biri i Adamit” – Besnik Mustafaj

Kesaj radhe shohim nje profil tjeter te Besnik Mustafajt, te cilin e njohim si romancier apo eseist; Me nje vellim me poezi na shfaqet nje tjeter bote dhe pasion i ketij autori te njohur:

Shtëpia Botuese:TOENA

“Të flesh në horizont” – Gentian Çoçoli

Përmbedhje me poezi të periudhës kohore 1998 – 2006.

Shtëpia Botuese: Aleph

“Për në jug të gjërave” – Krenar Zejno

Shtëpia Botuese: Zenit

Të gjitha librat mund t’i porosisni online në www.bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *