
Bukinisti organizon çdo vit sondazhin për librin më të mirë të botuar në vitin paraardhës. Për secilën prej 6 kategorive të përcaktuara për votim, përzgjidhen 7 libra, ku ftohen lexuesit që të përzgjedhin librin për fëmijë.
Në kategorinë e romanit shqip të botuar gjatë vitit 2017 janë përzgjedhur këto libra:
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani “Mërkuna e Zezë ” i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër
“Të ftuar në Rrethin e Dhjetë” – Flutura Açka
Ky rrëfim është një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë si sublimim që nuk e zhbën koha dhe një triumf për atdhedashurinë, të tretura në gjakun shqiptar nga substanca më e bekuar e kësaj bote: Liria.
“Ati” – Ardian – Christian Kyçyku
Një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë i që shoqëroi.
Një roman për gra të lira dhe burra të vërtetë! Në festën e vitit të ri 1925 në ambasadën e SHBA, femra më e bukur e Shqipërisë së shekullit XX sfidoi Kanunin dhe Ligjin Islamik, duke kërcyer e zbuluar pa ferexhe e burka, nën ritmet e muzikës moderne.
“Lulet e skajbotës” – Namik Dokle
Mes këtyre faqeve, që i përpin gjatë leximit, është jeta e një popullsie të tërë, e cila e meriton të njihet, e rrokur e gjitha me një dorë. Me dorën e djathtë të autorit që e ka shkruar, përmes një stili sa realist, aq edhe magjik, përmes përshkrimesh sa të gjalla e të prekshme, aq edhe poetike e onirike
“Armiku i popullit pa emër” – Idlir Azizi
Historia e një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse, mes Kosovës dhe Shqipërisë
“Pa heronj, pa buje” – Ndriçim Ademaj
Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra-tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë. Në këtë roman, nuk ka idhuj, ka njerëz të mundur, të tradhtuar, herë-herë të harruar, që s’dinë të rrahin gjoksin, por rreken të mbijetojnë.