Autorja e “Vajza në tren” godet sërish në një drejtim më letrar me romanin e saj të dytë, “Nën ujë”
Barry Forshaw
Si mund ta kapësh dritën letrare në një shishe? Kjo është një dredhi, të cilën kuptueshëm botuesit përpiqen ta arrijnë, veçanërisht pas suksesit të trillerave të tillë si ai i romanit me rekord shitjesh të Gillian Flynn “Vajza e ikur” (2012), që provokoi një ngazëllim të jashtëzakonshëm në botën e librit dhe që i ka shpërndarë redaktorët nëpër botë në kërkim të një historie tjetër të dytë.
Nuk u desh shumë kohë që ai të vinte. Kur “Vajza në tren” e Paula Hawkins u botua me herët, në vitin 2015-të, përgjigjet fillestare nga qarqet kritike ishin të heshtura, por të favorshme, duke shprehur admirim për rrëfimtarinë e qëndrueshme, së bashku me vëzhgime ironike mbi ngjashmëritë e saj me filmin “Dritarja e pasme” e Alfred Hitchcock-ut. Por më pas ndodhi e papritura dhe, – si për të treguar që kritikët nuk dinë asgjë, – libri u kthye në një nga më të shiturit, duke rezultuar në një buxhet të madh për përshtatjen e tij në film (në rol kryesor me Emily Blunt) duke i shtuar famë reputacionit të Hawkins-it dhe llogarisë së saj bankare.
Dikush mund të hamendësojë se si Hawkins, e cila në intervistat e dhëna dukej e mahnitur nga fitimi i një fame dhe suksesi të tillë të papritur, u ndje rreth presionit të pashmangshëm për të pasuar me një histori tjetër.
Sindroma e romanit të dytë, e kanë shquar një shkrimtar duke qenë se ata luftojnë që të prodhojnë diçka për të rivalizuar daljen e tyre të parë. Si i bëhet? Shkruaj një libër të dytë që replikon strukturën dhe stilin rrëfyes të të parit, ose thjesht godit në një drejtim krejtësisht të ri?
Në fakt, Hawkins ka zgjedhur rrugën e dytë, ndoshta duke e qenë e sigurtë mbi dijeninë e saj se libri “Nën ujë” është paraprakisht i para-shitur, falë suksesit të jashtëzakonshëm të romanit të parë. Por, a ia ka dalë ajo?
Me siguri që ky është një roman shumë i ndryshëm. Personazhet kryesore, sërisht, janë gra, por nuk ka asnjë protagonist të vetëm që të barazpeshojë heroinën alkoolike vulnerable të librit të saj të parë. Në vend të kësaj, Hawkins ka përshtatur një strategji të rrezikshme të aplikimit të këndvështrimeve të shumëfishta, – kaq shumë, në fakt, saqë edhe lexuesit e kujdesshëm mund të sfidohen për të mbajtur ritmin e çdo personazhi në çdo kohë të dhënë. Por, nuk ka asgjë të keqe që të sfidosh lexuesin, dhe kjo është ajo që Hawkins e bën guximshëm.
Qendra e rrëfimit janë një lum dhe historia e tij. Një vdekje nga uji ka qenë fati i disa grave nga një qytezë e vogël angleze, duke përfshirë edhe një adoleshente. Kur nëna e vetme Nel hidhet nga shkëmbi në lum, vihen në vëmendje një sërë jetësh të tjera. Lena, vajza 15-të vjeçare gjaknxehtë e Nel-it, mbetet pas pa prindër dhe pa miq. Ajo është nën kujdesin ngurrues të tezes së saj, Jules, një e huaj e cila gjendet mbrapsht në një vend nga i cili ajo mesi priste të largohej dhe nga ku kishte thënë se nuk do të kthehej kurrë. Për më tepër, Jules ka injoruar telefonatën e fundit nga motra e saj e vdekur, dhe për këtë ajo do të paguajë çmimin e saj. Vdekja e Nel-it ka prekur edhe disa njerëz të tjerë gjithashtu; kot të themi se (dhe kjo nuk është për të prishur historinë) misteri nuk është aq i thjeshtë sa një seri vetëvrasjesh.
“Nën ujë” me shumë shasa do të nxisë përgjigje mikse. Disa mund të ndjejnë se do t’u testohet durimi i tyre nga natyra fragmentare e rrëfimit, shpesh me të njëjtat ngjarje të cilat rivizatohen nga personazhe të ndryshme. Por historia e ndërlikuar tregon se Hawkins respepton inteligjencën e lexuesve të saj dhe, supozon se ata do të jenë të aftë që të ndjekin kastën e madhe të personazheve të saj – shumica e të cilëve janë paraqitur me gjallëri të madhe. Ne e kemi ndeshur edhe më parë adoleshenten e zymtë, e cila rebelohet kundër shoqërisë dhe hipokrizisë së të rriturve, por këtu ne hasim një shembull veçanërisht të mprehtë dhe të pakompromisë nga Lena. Dhe pasi kemi thënë diçka të tillë, disa personazhe të tjera janë të diferenecuar në mënyrë të pamjaftueshme, pa fjalor, me shumë pak ndikim.
Për me tepër, “Nën ujë” të rrëmben rresht pas rreshti për të nxjerrë mbi ujë të vërtetën e vdekjeve të lumit. Padyshim që ky roman do të pasohet nga një përshtatje në film, e cila me shumë gjasa do t’i japë më shumë drejtësi skenarit të Hawkins-it sesa filmi i “Vajzës në tren” me të papriturat e tij të ndërthurura, ky roman i dytë është më kinematografik.
Hawkins është një shkrimtare ambicioze, e prirur ndaj fundit letrar të spektrit. Romani i saj i tretë, me shpresë do të jetë edhe më shumë i përqëndruar për të aksesuar nivelet e suspansit që ajo arriti në romanin e saj të parë.
Artikulli u botua në Financial Times
Barry Forshaw është kritik krimi i Financial Time dhe autor i “Noir Amerikan” (Librat e xhepit)
Përgatiti: Enkeleda Suti
Librin e gjeni edhe tek linku Këtu