Bukinist-it i jepet çmimi i parë si platforma që nxit leximin në Shqipëri

Print

Vlerësimi është dhënë nga Festivali DiteNetet e Librit, i organizuar nga Klik Ekspo Group më datat 16-20 maj 2018 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar

Pas rreth dy vjetësh aktivitet në shërbimin e lexuesve të librit shqip në Shqipëri dhe kudo nëpër botë, vijnë edhe shpërblimet e para për librarinë online të librit shqip, Bukinist.al. Kompania Klik Ekspo Group, në mbyllje të Festivalit 5-ditor DiteNetet e Librit, zhvilluar 16-20 maj 2018 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, kjo platformë u vlerësua me çmimin e parë si një medium që nxit leximin, sidomos tek të rinjtë.

Mirënjohje dhe vlerësim për ideimin dhe menaxhimin me përkushtim dhe profesionalizëm të Librarisë Online Bukinist.al, duke ofruar shërbim të shpejtë dhe përkujdesje të vazhdueshme, duke ndërgjegjësuar e ndikuar tek të rinjtë që të afrohen e ta duan Librin nëpërmjet veprimtarive online dhe offline”, – thuhet në tekstin shpjegues të certifikatës së vlerësimit.

konkursi-klikut
Menaxheri i platformës Bukinist.al, Albert Gjoka duke marrë çmimin e festivalit

Festivali DiteNetet e Librit drejtohet nga Elona Agolli dhe këtë vit nisi rrugëtimin si një agorë për librin dhe kulturën shqiptare. Në të morën pjesë dhjetëra shtëpi botuese, platforma librash, organizata, institucione arsimore dhe akademike, përfaqësi diplomatike, përkthyes dhe studiues nga Shqipëria dhe Europa.

Në këtë festival pati mbi 100 aktivitete të ndryshme të organizuara nga botues, shkrimtarë, përkthyes, shkolla dhe fakultete. Po ashtu, pati edhe performaca artistike në arte figurative, teatër, muzikë, balet, etj.

Ky festival organizohet nga Klik Ekspo Group, kompania lider e panaireve dhe eventeve në fushën e biznesit në Shqipëri.

panairi-ok
Stenda e Bukinist ne mjediset e Festivalit DiteNetet e Librit

Bukinist u përfaqësua për herë të parë në këtë panair para lexuesve, ku u shpërndanë rreth 5000 kuponë dhuratë “Libri i radhës, – 300 lekë dhe bëhu Mik i Bukinist”. Përfitues të çeçeve të librave ishin nxënës, studentë dhe lexues të pranishëm në mjediset e panairit.

Të gjithë përdoruesit e kuponëve kanë mundësinë që të bëhen Mik i Bukinist-it deri më datë 26 maj 2018. Ata janë përfitues të uljeve të përhershme -10% në platformën online, oferta ekskluzive, procedim porosie prioritar, informim dhe të drejtë shitje botimesh tek Bukinist. Pjesë e suprizave ishin edhe ofertat e Minervës, -20%, të cilat do të vijojnë deri në fund të muajit.

Bukinist organizoi promovime eventesh online për autorët, vepra e të cilëve u shpall “Libri më i mirë i botuar gjatë vitit 2017. Të gjithë ndjekësit e Bukinist në Facebook patën mundësinë që të ndiqnin bisedat në livestream me Agron Tufën (fitues për Romanin më të mirë shqip të botuar gjatë vitit të kaluar), Belfjore Qose (fituese për Poezinë shqipe të botuar gjatë vitit të kaluar), Anila Bishën, Adriana Koxha dhe Drini Kriston për “Nikolasi i vogël”, libri më i mirë për fëmijë, të botuar gjatë vitit 2017. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ambadorja e Republikës së Francës në Tiranë, Christina Vasak, e cila u njoh me aktivitetin e librarisë online Bukinist-it dhe aktivitetet që ka organizuar për nxitjen dhe promovimin e leximit në Shqipëri.

32810451_1022154924608926_5564186739636961280_o
Ne mbyllje të promovimit të librit Nikolasi i vogël, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri

I ftuar special ishte edhe z. Hetem Ramadani, i cili iu përgjigj interesit të lexuesve të pranishëm me rastin e ribotimit të librit “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit”.

hetem-ramadani
Gjatë promovimit të librit të z. Hetem Ramadani

Bukinist është lançuar në vitin 2016 dhe tashmë është kthyer në destinacionin numër NJË për informim dhe blerje online të librit shqip.

Bukinist është pjesë e Nettrade Albania, kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *