Rekomandime për lexuesit: Fuqia që sjellin tek ju librat: Sekreti, Alkimisti dhe Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim
Elidona Lamnica
Më pëlqen të flas dhe të shkruaj çfarë ndjej në shpirt, çfarë besoj dhe përjetoj. Momenti më i vyer për mua, që i shton vlerë jetës time, është momenti kur investoj në veten time, për vetveten.
Kur vendos të lexoj një libër më pas një tjetër e nuk di të ndalem. Dhe është kaq bukur të kesh “varësi” të tillë. Për mua ishte bekim të zbuloja ilaçin e shpirtit dhe mendjes time; është LIBRI , që më shumë se 9 vite. Nisa të lexoj libra filozofik dhe pse sapo kisha nisur studimet për psikologji.
Tashme lexoj psikologji motivuese dhe libra për zhvillim personal dhe më besoni kjo është terapia më e mirë, formimi, investimi, trajnimi, ushqimi më i mirë për mendjen tonë.
Në këto ditë ku çdo gjë ecën kaq shpejt, sa ne nuk dimë të menaxhojmë më kohën , se ajo duket se po shkurtohet. Sepse ne kemi shumë “angazhime” për të bërë. Por, kemi harruar të angazhohemi ndaj vetvetes. Të shërojmë veten, të zhvillojmë përmirësojmë veten që t’u vinë sa më mirë në ndihmë të tjerëve.
Po rendim pas luksit dhe parasë. A e kuptoni vallë se sa palumturi u sjell dhe do t’u sjellë kjo. Sepse aty nuk ka shpirt. E si mundet të jetoni pa shpirt. Shpirti është gjithnjë i gjallë. Edhe kur nuk do të jemi, shpirti do ekzistojë. Por, ju lutem mos e vrisni shpirtin, sa ju jeni akoma gjallë: Bashkëjetoni me të! Përqafoni vlerat,edhe nëse e tërë bota ju thotë “vlerat kanë humbur ” apo “nuk janë në modë më”! Edhe pse duket e vështirë, përqafoni gjërat jo të lehta, por që në thelb kanë vlerë.
Lexoni libra, çfarëdo ju bën të ndiheni mirë: Poezi, romane, novela, psikologji, filozofi, histori, zgjidhni çfarë doni, por vetëm lexoni! Aty ka shpirt. Aty mund të dialogoni me njerëz të mençur.
Hiqni dorë nga jeta e zakonshme dhe monotone. Largohuni nga shumica.
Lexo! Motivohu!
Para 5 vitesh lexova një libër që më bëri të jetoj më qartë dhe fuqishëm. U motivova dhe botova librin tim të parë në 2014. Por që në moshën adoleshencës kam shkruar, por nuk e kam ditur se di të shkruaj.
Dua të them nëse lexon, ka shance që dhe të shkruash.
Nëse shkruan, motivon qindra mijëra vetë. Kështu jeta merr kuptim, kur ajo që bën ka vlerë dhe për botën.
Librat që ju sugjeroj :
“Mendimet tona bëhen realiteti ynë ”
“Nëse dëshiron diçka me gjithë shpirt i tërë universi përpiqet të realizojë dëshirën tënde ”
“Askush nuk është i përsosur,por është e rëndësishme që në mënyrë të vetëdijshme të përpiqemi që të bëhemi çdo ditë më të mirë ”
Jam i interesum per kete liber
Mirmengjesi si Mund ti xhaj keto libra fala o duhet me i ble ju lutem kam nevoj pse mendime shum te keqija i kam desha te lexon ac shum sa ti haroj shpirtin ta qetsoj