Si të shmangësh dramën që ta sjell jeta

tayari-jones-ok
Në foto: Majtas, autorja e romanit, Tayari Jones dhe djathtas, kopertina e librit, në shqip

Lexim rreth romanit “Një martesë amerikane” i Tayari Jones, ku personazhet e historisë mund të jenë secili prej nesh në jetën e përditshme

Stephanie Powell Watts

Romani i ri, i mënçur dhe përdëllyes i Tayari Jones, “Një martesë amerikane” rrëfen një histori që ne mendojmë se e njohim. Roy, një djalë i ri me ngjyrë, gjykohet dhe dënohet gabimisht për një përdhunim, ndërsa gruaja e tij, Celestial, pret për kthimin e tij.

Por, historia e Jones nuk është ajo që ne presim, një dramë në sallën e gjyqit apo ekzaminimin e kompleksit të industrisë së burgut; por vizioni i pastër i shkatërrimit të qetë të një familje.

Romani përqendrohet tek shpresat e dështuara të një dashurie romantike, aktet ligjore mos-pranuese, të metat e familjes së origjinës, dhe çështjen e një jete me apo pa fëmijë, për të cilat të gjitha çiftet e martuara duhet të negociojnë mes njëri-tjetrit.

E shkruar bukurisht dhe me shumë aluzione ndaj muzikës dhe kulturës së njerëzve me ngjyrë, duke përfshirë poezinë e jetës së përditshme të komuniteteve afrikano-amerikane, që  përgjërohet për t’u dëgjuar.

Celestial dhe Roy, të dashuruar, të arsimuar, anëtarë të klasës së mesme të gjeneratës afro-amerikane të pas-integrimit, janë padyshim pjesë e një klase më të lartë shoqërore, të cilët e vazhdojnë jetën e tyre të pashqetësuar rreth çështjeve të ekzaltimit dhe përfaqësimit rracor, megjithëse ata janë rritur dhe përgatitur nga prindërit e tyre nën gjuhën e shtypjes.

Me karrierën në ngjitje te Roy-t, siç e përshkruan ai, dhe ndërtimin e nje portofoli si artiste nga Celestial, ata shikojnë një trajektore për t’u bërë pasanikë të zinj, ndoshta edhe pasanikë të bardhë. Por, vetëm 18 muaj pas martesës, Roy dënohet me 12 vite burg. Tmerri i kësaj historie shtrihet tek banaliteti i saj: Një burrë i pafajshëm, lumturisht i martuar, që bën të gjithë gjërat që duhet për t’ia dalë me sukses, lihet mënjanë në një qeli betoni.

Padrejtësia e viteve të vjedhura nga ky çft për shkak të gabimit të dikujt tjetër, gabimi i madh kozmik që nxjerr nga shinat jetën e Roy-t, është zjarri që shuhet ngadalë në këtë libër.

Shumica e kësaj historie rrëfehet nëpërmjet letrave që Roy dhe Celestial i shkruajnë njëri-tjetrit gjatë dhe pas burgimit të tij. Jones rikrijon dhimbjen, dëshpërimin dhe zemërimin e çiftit derisa, më në fund, ata gjejnë një mënyrë për të pranuar këtë situatë. Ky është një territor i komplikuar emocional, i cili është lundruar me saktësi, duke e bërë atë që nuk është thënë po aq përndjekësëse sa vetë letrat.

Qëllimisht, ne mësojmë pak rreth jetës së burgut ose të burgosurit me përjashtim të “Ghetto Yoda” një kokë e vjetër, i cili këshillon dhe udhëheq Roy-n. Ajo që ne dimë me siguri është se jeta e Roy-t shpërbëhet, ndërsa Celestial arrin sukses fianciar dhe artistik, duke bërë kukulla të cilat i ngjasojnë Roy-t. Akti i saj i krijimit rezulton në veshje rrobash të pajeta për fëmijë, të cilat nuk arrijnë të gjejnë ndihmë, ose madje edhe lidhje me burimin e tyre të frymëzimit. Celestial përfundimisht duhet të vendosë nëse përftyrimi i jetës dhe familjes së saj është gjithçka që ajo meriton.

Ndërsa Jones e mban vëmëndjen e saj ndaj asaj që është personale, kjo histori intime e një marrëdhënieje nuk mund të ndahet nga konteksti i saj racor. Trupi i zi në Amerikë nuk mund t’i shpëtojë tërësisht shqyrtimit të lenteve politike. Personazhet ndjehen me fat që Roy është ende gjallë, – siç thotë Celestial, nuk “apelohet dot plumbi i policit”. Ndonëse, nuk është një polemikë, romani paraqet një thirrje të qetë, revolucionare rreth pafajësisë së zezë, të cilën Celestial e përkufizon si “të mos kesh asnjë mënyrë për të parashikuar dhimbjen e së ardhmes”.

Të ardhurat e gjeneratave më të reja tek afro-amerinakët nënkupton që jetët e klasës së mesme janë të mundshme për disa. Megjithatë, siç zbulon Roy, prindërit e tij të mirë, zgjedhjet e tij të mira, dhe një pasuri më së shumti e mirë nuk e mbrojnë dot atë nga dhimbja dhe kapriçot e botës. Ai kthehet në dikë që shoqëria e përbuz, një tjetër njeri i mbaruar, një i ish-dënuar i papunë. Por Jones thotë se, mbase Roy nuk ka pse të mbetet i tillë. Thuajse të gjithë të dënuarit e burgosur tani në Amerikë do të bashkohen me ne një ditë, dhe “Një martesë amerikane” na kujton pikërisht këtë. Ajo na paralajmëron gjithashtu për t’u zgjuar, apo për të shkundur dhembshurinë dhe empatinë tonë. Ky njeri mund të jesh edhe ti, përshpërit historia.

*Stephanie Powell Watts është autore e romanit “Askush nuk po vjen për të na shpëtuar.”

Artikulli u publikua në shtojcën letrare të The New York Times

Librin e sapohedhur në qarkullim nga botimet OMSCA-1, e gjeni tek Bukinist, në ofertë, -10% deri më 30 qershor 2018

nje-martese-amerikane

SKEDA E LIBRIT

Titulli: Një martesë amerikane

Autori: Tayari Jones

Faqet: 352

ISBN   9789928263018

Përkthyesi: Oriana Tamburi

Redaktori: Loredan Bubani

Viti i botimit   2018

Botuesi: OMSCA-1

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *