Mesi i nëntorit tashmë është kthyer në një festë të madhe për botuesit, lexuesit dhe për librin shqip në përgjithësi. Prej muajsh po punohet maksimalisht nga industria e shtypshkrimit, autorët, përkthyesit, redaktorët, dhe entet botuese në mënyrë që vitrinat e librit të jenë plot dhe me tituj të larmishëm, teksa lexuesi pret surprizat. Gjithësesi, kjo mbetet festa e botuesit, sepse aty kurorëzohet puna dhe mundi i tij përgjatë një viti. Në një treg relativisht të vogël si ky i yni, botuesi duhet vlerësuar sepse ka rritur në mënyrë cilësore editimin, ka shtuar larmishmërinë e botimeve, po sjellë shpejt në shqip tituj që sapo janë botuar nëpër botë, ka rritur standardet e redaktimit, dizanjit, dhe ka mbajtur çmime relativisht konkurruese në treg.
Por, a është e mundur që këtë festë të bukur ta çojmë përtej një hapësire fizike të kufizuar? Si mundet ta përcjellim librin dhe atmosferën që krijon ai tek lexuesi në kohë reale? Si mund të japim lajmin, dhe ofertën tek sa më shumë dashamirës të librit?
Bukinist, tashmë është platforma më e madhe online që po përpiqet ta bëjë një gjë të tillë. Këtë vit kemi më shumë mundësi dhe burime sepse tashmë jemi pjesë e Balfin Group. Ky është lajmi i mirë edhe për botuesit dhe lexuesit në përgjithësi. Ne po organizojmë për të tretin vit radhazi Panairin e librit edhe aty ku është lexuesi. Por, kësaj radhe ne do të jemi edhe vetë në mjediset e Pallatit të kongresve: Stenda jonë do të jetë një pikëtakimi me lexuesit; do të komuinikojë me të, do të ofrojë mundësinë për të informuar lexuesit për mënyrën e realizimit të blerjes online dhe do të presë sugjerime dhe këshilla për të përmirësuar shërbimin. Mbi të gjitha, ne do t’ju krijojmë mundësinë të gjthë personave të pranishëm në mjediset e panairit që të bëhen “Mik Bukinist-i”. Stenda jonë nuk do të ketë libra, pasi atë do ta bëjnë botuesit në përgjithësi; ne do t’ju ofrojmë stasus miku special lexuesve; do të kenë mundësinë që të marrin libra përherë me ulje 10%, oferta ekskluziove, procedim prioritar, dhurata etj.
Për herë të parë, ne do të synojmë që përmes stendës të komunikojmë virtualisht me lexuesit që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht në Panair; Do të bëjmë biseda me autorë, përkthyes, studiues, pedagogë, botues, hartues politikash kulturore, etj. Të gjitha zhvillimet e panairit do të kenë dritare virtuale ndjekësit e Bukinist në Facebook dhe Instagram.
Në stendën tonë, me malin e librave që bie lart nga qielli mund të bësh një selfie, mund të rekomandosh një libër tek një mik, duke e taguar diku larg, mund të bësh një sfidë leximi, etj.
Një surprizë tjetër për ata që nuk do të kenë mundësinë që të jenë të pranishëm fizikisht në mjediset e Panairit do të jenë edhe ofertat: Të gjithë librat do të jenë -20% për lexuesit online. Bukinist do të dhurojë mijëra kupona realë dhe virtualë përgjatë gjithë ditëve të panairit.
Ky është një rast i shkëlqyer edhe për bashkëatdhetarët tanë jashtë vendit, të cilët e duan dhe kanë nevojë për librin shqip: Do të kenë të gjitha ofertat, do të ndjekin të gjitha eventet dhe do të kenë mundësi të marrin të gjithë librat e rinj që janë hedhur në qarkullim.
Ne do të jemi në Panairin e librit si platforma më kreative dhe interaktive, – partneri më serioz i botuesit dhe aleati i lexuesve, aty ku janë ata; me të gjitha lajmet e mira, me ofertat dhe surprizat e shumtë. Prandaj na ndiqni dhe ecni bashkë me ne, me pasionin për librat.