Roman që nuk duhet humbur kurrsesi

foto-presidenti eshte i zhdukur

Review rreth librit “Presidenti është i zhdukur” i shkruar nga ish-presidenti Bill Clinton dhe James Patterson.

Tessa BERENSON

Është koha kur Presidenti do të akuzohet. Një jugor progresiv me një prekje të zakonshme, është gati të përballet kundër një Shtëpie Konservatore, e cila është e vendosur që ta largojë atë nga zyra. “Egërsia për uzurpimin e pushtetit është më e vjetër edhe se vetë Bibla”, – sëmbon ai, – “por disa nga kundërshtarët e mi i urrejnë me të vërtetë ‘këllqet’ e mia”.

Vështirë se mund të mos kapësh paralelizmin ndërmjet Presidentit të trilluar, Jonathan Duncan dhe të një bashkë-autori të “Presidenti Mungon”, një triller i ri i prezantuar më 4 qershor nga James Patterson dhe ish-Presideti Bill Clinton. Clinton u përball me akuzat e skandalit të tij në vitet 1990-të, si pasojë e marrëdhënies së tij me praktikanten Monica Lewinsky (gjatë ‘tour-it’ të shtypit për këtë libër, Clinton-i është shprehur se ai nuk i ka kërkuar dhe se nuk do t’i kërkojë të falur privatisht Lewinsky-t).

Shqetësimi i Duncan-it buron nga rrethana më të fisshme, që përfshijnë një manovër të rrezikshme të politikës së jashtme, që synonte shmangien e një përpjeke të një sulmi kibernetik mbi Shtetet e Bashkuara.

E shtrirë në pesë ditë, historia endet përgjatë takimeve klandestine ndërmjet krerëve të shteteve, lëvizjeve të një vrasësi ndërkombëtar, të fiksuar pas muzikës klasike dhe shumë të shtënave teksa shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura kryen fshehtas një përpjekje për të shpëtuar vendin.

Patterson – një nga autorët me rekordet më të larta të shitjeve në botë, më shumë i njohur për librat e tij të mistereve dhe të trillerave, – u lidh me Clinton-in me sugjerimin e agjentit të tyre të përbashkët, sipas një zëdhënësi në Knopf, që ëshë bashkë-botues i librit, së bashku me botuesin prej një kohe të gjatë të Patterson-it, ‘Little, Brown & Co’.

Autorët, të cilët të dy së bashku preferojnë shkrimin e zakonshëm, kanë kaluar një vit duke shkëmbyer draft-variante të shkuara me dorë. Botuesit kanë porositur  një printim të parë prej 1 milion kopjesh – më shumë sesa dyfishi tashmë i një sasie të konsiderueshme për nxjerrjen e një publikimi të ri nga Patterson.

Faqet e “Presidenti Mungo-n” janë të mbushura me figuracione klasike të një trilleri të madh komercial, që nga numërimi mbrapsht i orës dhe të maskimeve në lartësinë Hollivudiane tek proza e ‘qethur/krehur’ që na kap në befasi. Por, autorët i rezistojnë ikjes së pastër nga realiteti: Ky roman është i mbushur me deklarat politike.

Duke predikuar mbi të vërtetëtën në politikë, ose duke sugjeruar recetat politike bazë për kujdesin e veteranëve, dhuna policore dhe emigracioni ndonjëherë bëjnë atë që duhet nga një lexim i lehtë vere më shumë në një platformë fushate. Por historia nuk është asgjë, veçse e kohës.

Rusia dënohet për ndërhyrje në zgjedhje dhe Duncan-i paralajmëron rreziqet e ‘ekuivalencës falso’ në raportim. “Kur gjeni një mal për të ekspozuar tek një person apo tek një festë, duhet të gjesh një pirg dheu në krahun tjetër dhe ta kthesh në mal për tu shmangur që të akuzohesh si i anshëm”, – thotë ai. Kjo është një frazë e shkëputur nga titujt e lajmeve, dhe të një ngjashmërie me ato të Clinton-it: ‘Elokuenca falso’ ka qenë një ankesë e shpeshtë e paraqitur nga të majtët rreth trajtimit që media i bëri garës së Hillary Clinton në vitin 2016-të kundër Presidentit Donald Trump.

Është prania torturuese e penës së Clinton-it që çon përpara karakteristikat më tërheqëse të librit: ‘Meta-misteri’ i pjesëve që mund të ketë shkruar ai. Duncan mallkon akuzat ndaj tij “që janë përndjekëse”, të prodhuara nga Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, një njeri egoist dhe i pabesë. Ai kritikon se si “ajo që është sensacionale ngjit  më shumë sesa lajmi faktik”. Ai vajton se, “nuk ka më besim” mes partishmërisë së hidhët që është duke ndarë vendin. Është tunduese të mendosh se ky mund të jetë Clinton-i i vërtetë që shfrehet përgjatë faqeve të romanit të tij të parë – ose ndoshta që një ish-kandidat presidencial i veçantë që e ka parë atë mbi shpatullat e tij teksa ka shkruar.

Përtej mburojës së historisë së trilluar, çfarë të vërtetash sekrete mund të jetë duke na treguar Clinton-i rreth jetës së një Presidenti në krizë? Gjatë aventurave me rrezik të lartë të Presidencës së Duncan-it, ai takohet me bashkëshortin e shefes së tij të Stafit pas një telashi veçanërisht të rrezikshëm.

“Mesa duket ke një goxha histori për të na treguar”,’- thotë burri, duke parë Duncan-in e drobitur. “Por, unë nuk do të dëgjoj kurrë një fjalë të saj”. Kënaqësia e këtij libri qëndron në përfytyrimin e historive të egra që Clinton mund të jetë duke na shpalosur rreth viteve të tij si President, sikur ai të mundej.

Burimi: Times

Duke filluar nga data 14 nëntor 2018 librin Presidenti eshte zhdukur e gjeni tek Bukinist online në ofertë -20% për pak ditë.

TE DHENAT E LIBRIT

Titulli: Presidenti është zhdukur

Autori: Bill Clinton, James Patterson

Çmimi: 1590 lekë

Përkthyesi: Maklena Nika, M. Hoxha

Botuesi: Argeta LMG

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *