Në vitin e tretë të tij, Bukinist organizon votimin online për librat më të mirë që janë hedhur në qarkullim nga shtëpitë botuese. Edhe këtë vit janë organizuar votime për 6 kategori: për librat për fëmijë, poezinë shqipe, romanin shqip, romanin e përkthyer, librin non-fiction dhe librin e zhvillimit personal.
Fituesi i librit për fëmijë u shpall “Një elefant elegant” i Rudina Çupit më datën 2 prill, në Ditën Botërore të Librit për Fëmijë. Ndërsa më 23 prill ka përfunduar votimi për kategoritë e tjera.
Fituesit, sipas kategorive, janë si më poshtë:
Romani më i mirë shqip i botuar gjatë vitit 2018 është shpallur “Ciklopi” i Brajan Sukaj, botuar nga Ombra GVG.
Romani më i mirë i përkthyer, i botuar gjatë vitit 2018, është shpallur “City” i Alessandro Baricco, përkthyer nga Mimoza Hysa dhe botuar nga Dudaj
LINKU:
Vëllimi poeti i botuar gjatë vitit 2018, shpallet “Një udhëtim e gjysmë” nga Manjola Nasi, botuar nga Argeta LMG.
LINKU:
Libri më i mirë non-fiction, i botuar gjatë vitit 2018, shpallet “Letrat e mia Kredenciale” i Besnik Mustafajt, në një rrëfim me gazetaren Arta Marku, botuar nga Toena.
Libri më i mirë i zhvillimit personal, i botuar gjatë vitit 2018, shpallet “Jack Ma & Ali Baba” nga Yan Qicheng, botuar nga Minerva.