Librat e motivimit dhe zhvillimit personal, biografitë, apo botimet të natyrës analitike në disiplina të ndryshme janë shtysa të fuqishme për të përmirësuar diçka tek vetja jonë.
E tillë është edhe kjo listë rekomandimesh që ne si Bukinist po rekomandojmë gjatë kësaj vere. Nuk janë thjeshtë 8 libra që mund të lihen mënjanë në bibliotekën tuaj; njëherësh nuk janë libra që lexohen në çdo kohë.
Vera, me ditët e gjata, ju jep mundësi fantastike që këto libra t’i bëni pjesë të leximeve. Përmes tyre do të fitoni aftësi dhe dije të cilat janë tejet kritike për kohën tonë; por njëherësh edhe ditët e pushimeve tuaja do të bëhen më të bukura.
1.“Të bëhesh” nga Michelle Obama
Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rrëfen historinë e saj, jetën plot sifda dhe jetën bashkë me presidentin Barak Obama. Kjo nuk është historia e bashkëshortes së presidentit të SHBA-ve, por është jeta e një individi që kapërcen të gjitha pengesat për të arritur deri në majat më të larta të pushtetit dhe të vlerave, bashkë me njeriun që ndau gjithçka në jetën e saj. Shumëkush do të gjejë rrugëzgjidhje dhe këshilla të urta përmes jetës së kësaj zonje të madhe. Autobiografia bestseller botëror vjen në një kohë record edhe në gjuhën shqipe falë botimeve Dudaj.
Nëse doni të dëgjoni apo lexoni diçka të zgjuar për epokën që po jetojmë, Yuval Noah Harari padyshim që është këshilltari më i mirë i momentit dhe mendja më e zgjuar, e cila ndan me ne shumë prej sekreteve të kësah bote. Pas dy veprave të mëdha të kohës tonë, Sapiens dhe Homo Deus, Harari ka trajtuar 21 leksione për çështjet më të nxehta të globit dhe fatin e individit. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, të dhënat, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë kujdo që ka ndërmend që të ecë përpara.
3.“Forca e faktit” nga Hans Rosling
Një nga bestseller-at absolut botërorë të momentit, i cili ka veç një qëllim në vetvete: Të na bëjë ta shohim botën siç është, përmes fakteve. Në këtë libër jepen dhjetë arsye pse perceptimi ynë për botën është i gabuar dhe se gjendja është më e mirë nga sa duket. Ish-presidenti amerikan Obama thotë: Duke na hapur sytë para fakteve dhe duke na mbrojtur nga shumë paragjykime të trashëguara, ky libër na ngjall shpresën në zotësinë e njerëzimit për të ecur përpara”.
Pas leximit të këtij libri, ju sigurojmë se botën do ta shikoni dhe do ta lexoni më qartë…..
4.“Pengesa është rrugëdalja” nga Ryan Holiday
Jeta është plot pengesa, por këto nuk duhet të na gjunjëzojnë, përkundrazi. Përvojat negative do të duhet që të na shërbejnë si leksione të mira për të kuptuar botën dhe për të mos përsëritur gabimet. Pikërisht, këtë shndërrim të fuqishëm brenda nesh trajton ky libër, i ndikuar nga filozofia stoiciste. Në realitete si ky i yni, ku hallet nuk kanë të sosur, nëse do ta merrni si menton Ryan Holiday, sukseset do të jenë më të pranishme….
5.“Einstein” nga Walter Isaacson
Nga autori i bestseller-it të njohur, Benjamin Franklin, kjo është biografia e parë e plotë e Albert Ajnshtajnit, qëkur të gjitha tezat e tij u bënë publike: Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.
Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij. Këto këshilla vijnë nga autorja e njohur e librit “Të bëjmë përpara”, Sheryl Sandberg, e cila është një nga drejtueset e koorporatës Facebook dhe nga autori i librit “Origjinalët”.
Ky është një libër që shkon në thelbin e misionit tonë; tek pyetja se pse i bëjmë gjërat në jetë. Kjo është pyetja që na qartëson ose na pengon në rrugën tonë. Çfarë dhe si janë thjeshtë pyetje që lehtësojnë dilemat në rrugën për ku jemi nisur. Për këtë arsye ky mbetet një libër për mënyrën sesi udhëheqësit e mëdhenj frymëzojnë këdo që të veprojë. Një bestseller absolut, i cili do të vijë në ndihmë për të përsosur komunikimin dhe për të arritur suksese në jetë
Ky libër është shkruar nga një neurokirurg brilant si Paul Kalinithi i cili në një moment të jetës mësoi se ditët e tij në këtë botë ishin të numëruara. Në përpjekjen për të lënë një gjurmë pas për vajzën e tij, për familjen dhe miqtë, la këtë libër memuar i cili mbi të gjitha është një rrëfim i rrallë mbi pyetjen thelbësore se çfarë e bën një jetë me vlerë?
Ky është një udhëzues praktik dhe i domosdoshëm për t’u shndërruar në njeri të paharrueshëm e të parezistueshëm për këdo. Carnegie ka shkruar histori në fushën e zhvillimit personal, jo vetëm duke qenë ndër mjeshtrat e parë të kësaj disipline, por duke mbetur përherë mentor i mirë, qoftë edhe në ditët tona. Ata që e njohur këtë autor me veprat e mëparshme, kanë mundësinë që të lexojnë botimin më të fundit që është hedhur në qarkullim nga botimet Pegi.
Për më shumë, rreth rekomandimeve të verës, ju ftojmë të shikoni linkun
Librat i gjeni ne oferte tek Bukinist. Libri vjen aty ku jeni ju. Paguani ne momentin qe merrni librat ne dorezim