Libraria më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al organizoi gjatë muajve korrik dhe gusht mini-konkurse “Lexime vere” për fotot që marrin më shumë pëlqime. Sigurisht, që pati dy fitues, por ne kemi vendosur që të përzgjedhim disa prej fotove, të cilat ndonëse nuk fituan, ishin tejet të veçanta. Sepse e tillë është edhe bota e lexuesit. Përmes fotove tregohen lexues që lexojnë në plazh, në mal, në spital, në pemë, buzëmbrëmje, në kënde të izoluara nga bota; madje edhe duke “fluturuar”.
Po ashtu, vijnë imazhe ku lexojnë edhe bebe, edhe fëmijë, edhe të rritur, por edhe “mace”. Kemi kënaqësinë që shumë lexues e dëshmojnë vlerësimin edhe për punën tonë si Bukinist.
Synimi i këtyre mini-konkurseve është për të promovuar leximin dhe veprat e autorëve të ndryshëm. Por, në raste të caktuara, imazhet sjellin në fokus edhe vende të ndryshme turistike në Shqipëri.
Ky artikull është një shenjë e thellë mirënjohje edhe për ata që kishin foto fantastike, por që nuk u kurorëzuan si fitues; pasi fituesit zgjidhen nga ata që marrin pjesë përmes pëlqimeve në rrjetet sociale.
Ky kolazh fotosh që po ndajmë me ju nga leximet e veres, jemi të sigurtë se do t’ju pëlqejnë pa masë.
(Kjo është fotoja fituese e muajit korrik 2019)
Përgatiti Albert Gjoka