Si te jesh optimist dhe produktiv ne karantine

robin sharma

Qëndroni të fortë! Drejtoni mirë! Mbani kokën lart e zemrën hapur! Mos harroni të jeni të sjellshëm dhe njerëzorë! Ju ftojmë të lexoni librin Klubi 5 e mengjesit, të reflektoni dhe t’i vini në zbatim. 

Robin Sharma

Doja t’ju dërgoja këtë mesazh, pasi ju jeni në mendimet dhe në lutjet e mia gjatë kësaj kohe të vështirë për planetin tonë të vogël. Ndërsa ky virus duhet marrë seriozisht, për gjithë kaosin ekonomik që po shkakton, ju sugjeroj të mendoni që gjithçka do të kalojë. Herët a vonë…

Në përkushtimin tim të sinqertë për të qenë në shërbimin tuaj, për ju dhe familjen tuaj, unë ofroj në rrjetet e mia sociale, si Instagram, njohuritë dhe këshillat e mia, në kohë reale, se si mund t’ia dilni mbanë në mes të paqëndrueshmërisë.

Unë ju ofroj këto sugjerime taktike, për të mbrojtur veten dhe ata pranë jush në këto kohë pasigurie:

Mendoni për të ardhmen. E gjitha kjo do të përfundojë dhe normaliteti do të rikthehet. Bëni atë që duhet të bëni për të shmangur stuhinë jashtë në mënyrë të sigurt, por qëndroni të lidhur me dritën e yjeve lart. Edhe nata më e errët na ofron një bukuri të ndritshme, që vjen nga qiejt e që duhet vlerësuar. Ndaj, bukuri të tilla janë një nder për ne.

Heronjtë kanë lindur në kohë të vështira. Çdokush mund të tregojë aftësi në udhëheqje, mjeshtëri dhe pozitivitet, kur gjithçka shkon mirë. Tani është koha t’i tregoni botës se kush jeni në të vërtetë dhe cilat janë vlerat që përfaqësoni, si kreativiteti, trimëria dhe humanizmi.

Niseni rutinën tuaj të mëngjesit me optimizëm. Ajo që po më ndihmon më së shumti në këtë periudhë është “rituali i përditshëm i zgjimit”, vrapimi para se të lindë dielli, ngrënia e mëngjesit, meditimi, leximi, informimi përmes gazetave, lutjet, zhvillohen në “orën time të fitores”, nga ora 5-6 e mëngjesit. Kjo rutinë e forcon dhe e bën më të durueshëm fokusin tim dhe përmirëson performancën time, ndërsa shkruaj librin tim të ri gjatë kësaj periudhe të trazirave ekstreme globale. (Libri është pjesë e librit të kujtimeve + pjesë për heroizmin personal + manifestin shpirtëror për ta bërë botën tonë më të mirë — për të gjithë ata që pyesin). Ju lutem bëjini jetës suaj një favor të madh, duke pasur një rutinë mëngjesi. Kjo mund të shpëtojë jetën tuaj.

“Dhuroni edhe më shumë magji”. – Turma është e frikësuar. Kolegët e biznesit tuaj po zmbrapsen. Të gjithë janë në panik. Tani është koha e shkëlqyer, për të krijuar edhe më shumë vlerë për klientët tuaj. Përmirësoni njohuritë tuaja profesionale dhe aftësitë në karrierë. Dëgjoni audiobooks-e, apo trajnues, në mënyrë që ta udhëhiqni vetë veten tuaj. Tregu kërkon (dhe do të shpërblejë) aftësitë tuaja, si kurrë më parë. Nëse i ndiqni këto këshilla, do të ndiheni të aftë, gjë që e dëshiroj për secilin prej jush.

Forconi shëndetin tuaj. Pushimi është edhe më i rëndësishëm tani, për imunitetin tuaj. Siç shkrova në “Klubin 5 të mëngjesit”: “Pushimi nuk është luks – është domosdoshmëri”. Unë gjithashtu rekomandoj që të shtoni angazhimin tuaj në stërvitjen mëngjesore, të merrni pak diell për vitaminë D, të eksploroni vlerën e fuqishme të kontrollit ushqimor dhe të meditoni çdo ditë. Drejtohuni në konceptin tim të TBTF-së (Tubb Bubbles of Total Focus). Klientët e mi të nivelit më të lartë në “IconX”, si dhe ata që po i mentoroj në programin tim në internet “Rrethi i Legjendave”, më thonë që po marrin këshillat e mia “Tubb Bubbles of Total Focus” (TBTF), në mënyrë që ata të përzgjedhin lajmet që lexojnë, të shmangin njerëzit toksikë dhe të izolojnë fokusin e tyre pozitiv. Kjo u lejon të rriteni personalisht dhe profesionalisht, ndërsa bota po shkëputet. Dua t’ju inkurajoj që të përdorni këtë metodë. Bëni gjithçka që duhet për të gjetur kohë për të krijuar, të qëndroni produktivë dhe të mbeteni të frymëzuar. Gjeni muzën tuaj, në mënyrë që të shkëlqeni në punët që bëni.

Thelloni mirënjohjen çdo ditë. Ajo që dua të them me këtë është se tani është koha e duhur për të vlerësuar të gjitha të mirat që keni në jetën tuaj. Mirënjohja është antidoti i frikës. Përqendrimi në bekimet e vogla dhe aspektet e çmuara të jetës suaj, do ju mbajnë të lumtur, të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj kohe shqetësuese. Qëndroni të fortë. Drejtoni mirë. Mbani kokën lart e zemrën hapur. Mos harroni të jeni të sjellshëm dhe njerëzorë. Ne jemi të gjithë së bashku në këtë pandemi. Dhe unë jam plotësisht këtu për ju.

Me dashuri dhe respekt,

Robin

klubi-5-e-mengjesit-dyqani

Klubi 5 i mëngjesit” është një ndër sugjerimet më të mira, sidomos këto kohë, kur e kemi shumë të vështirë të krijojmë një rutinë, çka na prish të gjithë balancën e ditës.

Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: Albas

Librat e Robin Sharma “Klubi 5 e mengjesit” dhe  “Murgu qe shiti ferrarin” i gjeni në platformën tonë Bukinist.al

klubi-5-e-mengjesit

Na telefononi tek: 044508282 ose dërgoni e-mail: info@nettrade.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *