Në situatën e pazakontë që po jetojmë për shkak të pandemisë, është tejet e vështirë që të mbajmë fokusin dhe të arrijmë qëllimet tona. Prandaj, po rekomandojmë 7 libra–këshilltarë të mirë që ju vijnë në ndihmë për të kapëcyer pengesat e pazakonta…..
Albert Gjoka*
Të gjithë po kalojmë momente të vështira teksa ndodhemi në kulmin e pandemisë: Kanë falimentuar shumë kompani, është rritur papunësia; jemi të bombarduar me lajme të këqija, ku çdo ditë raportohet për të vdekur. Në situata të tilla, fokusi ynë i përditshëm është çekuilibruar. Prandaj, përtej vështirësive që na shfaqen, është e rëndësishme që të vazhdojmë rrugën tonë dhe ti kapërcejmë pengesat tona të përditshme. Ne kemi nevojë që të rifitojmë qetësinë dhe të rikthehemi tek vetvetja. Libri mund të jetë një këshilltar i pazëvendësueshëm. Ne kemi përzgjedhur me shumë kujdes shtatë libra që ju vijnë të ndihmë për të sfiduar të gjitha pengesat që ju dalin para në këto kohë të vështira. Kjo listë rekomandimesh është përzgjedhur me kujdes pas analizave që iu janë bërë shitjeve të librave tek Bukinist.al gjatë periudhës së pandemisë dhe studimit të rekomandimeve që bëjnë ekspertët në platformat më të mëdha të tregtimit të librit dhe leximit kudo nëpër botë.
Le të vazhdojmë me listën e librave si më poshtë:
I gjithë qëllimi i qenies njerëzore është që të gjejë kuptimin e gjërave. Mbi këtë parim bazohet edhe disiplina e Logoterapisë, apo terapisë së kuptimit, të cilën e ka shpikur psikiatri austriak Viktor E. Frankl. Ai ka rrëfyer përvojën e tij personale në kampet e përqendrimit nazist, ku jeta dhe vdekja jetonin bashkërisht. Frankl thotë se arriti të mbijetojë në ato kohë të vështira vetëm e vetëm sepse i dha kuptim sakrificës së tij për të jetuar. Pse jo, një libër i tillë mund të të ndihmojë që të gjesh kuptimin edhe ti në këto kohë kur shpresa është e vakët dhe mundësitë janë të kufizuar.
Pengesat na vijnë si leksione jete dhe na shërbejnë që të bëhemi më të fortë. Këtë këshillë jep autori i librit, i cili njëherësh është një njohës i shkëlqyer i filozofisë së stoicizmit, duke filluar që nga Diogjeni, Seneca, Mark Aurelius, dhe shumë e shumë stoikë të tjerër të mendimit perëndimor. Jeta është si një lojë ndërsa pengesa shfaqet për të të kalitur, për të të mësuar më shumë për vështirësitë dhe për të sfiduar. Prandaj, ne kemi vendosur që këtë filozofi stoke të ditëve tona që përfaqësohet përmes Rayn Holiday ta rekomandojmë për ju në këto kohë të pazakonta.
Zgjohuni dhe merrni nën kontroll jetën tuaj! Kjo është thirrja që bën autori më i shitur në disiplinën e zhvillimit personal Anthony Robbins prej më shumë se 20 vitesh, i cili ndan me ne strategji dhe teknika efektive për të kontrolluar emocionet, trupin, marrëdhëniet, financën dhe jetën tonë. Eksperti i njohur në psikologjinë e ndryshimit ofron një program që ndiqet hap pas hapi, duke dhënë parimet themelore të vetëkontrollit dhe që ju vjen në ndihmë për të zbuluar qëllimin tuaj të vërtetë në jetë, ju ndihmon që të kontrolloni jetën tuaj dhe të shfryëzoni të gjitha energjitë për të krijuar fatin tuaj. E ku ka më mirë sesa ky libër për të mbajtur nën kontroll veten tuaj në këto kohë të vështira dhe për të realizuar qëllimet tuaja.
Gjithmonë tregohet e njëjta histori për njerëzit shumë të suksesshëm dhe kjo histori fokusohet tek inteligjenca dhe ambicia. Në librin “Sekretet e suksesit”, Malcolm Gladwell pretendon se historitë e suksesit janë shumë të ndryshme dhe nëse duam të kuptojmë përse disa njerëz shkëlqejnë, duhet të shpenzojnë më shumë kohë duke kërkuar informacion për ta në gjëra të tilla si familja e tyre, vendlindja ose edhe data e lindjes. Historia e suksesit është më e ndërlikuar dhe shumë më interesante se ajo që ne realisht njohim. Ky libër nuk është thjeshtë një këshillë e keqe për të ndjekur modelet e njerëzve që kanë kapur majat; por është një mënyrë për të kuptuar mjeshtrinë që ju çon drejt suksesit, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodheni, qoftë edhe në kohë pandemie……
Vetë titulli i librit është sa sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë, por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore. Për Scott Peck, por edhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më të shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të të tjerëve. Këto dy gjëra mbeten thelbësore në çdo kohë, përfshirë edhe në kohën në të cilën jetojmë…..
Mënyra sesi marrim vendime është tejet e rëndësishme në çdo kohë, por në kohë pandemie është akoma më kritike. Të rrethuar nga pengesa dhe paqartësi, ne na kërkohet që të marrim vendime duke qenë sa më gjakftohtë dhe sa më të arsyeshëm. Prandaj ky është një libër i shkëlqyer për të të ndihmuar në procesin e vendimmarrjes: Çdo vendim që marrim në jetën tonë të përditshme pasohet me ndikime që përmirësojnë ose përkeqësojnë gjendjen tonë. Prandaj, autori, fitues i çmimit Nobel, propozon një skemë për mënyrën sesi duhet të mendojmë: Sistemi i të menduarit ngadalë dhe sistemi i të menduarit shpejt. Këtu jepen shpjegime dhe shembuj praktik për përdorimin e secilit prej tyre
Suksesi ose dështimi ynë varet nga shprehitë që aplikojmë në përditshmërinë tonë. Në pamje të parë, ato duket se janë të pamenaxhueshme, por shkenca na tregon se ato mund ti kontrollojmë; madje, edhe ti ndryshojmë në funksion të qëllimeve dhe dëshirave që kemi në jetë. A është e lehtë një gjë e tillë? Sigurisht që jo, por autori i këtij libri Charles Duhigg na tregon sekretin sesi mund ti ndryshojë ato shprehi që nuk na pëlqejnë dhe të përqafojmë shprehi të tjera më të mira dhe më të shëndetshme për jetën tonë. Edhe kohët e vështira kërkojnë shprehi të tjera, prandaj kemi vendosur që ta listojmë mes librave të mirë që duhen lexuar në një kohë të vështirë si kjo e tanishmja: Ashtu si Duhigg tregon, duke përdorur këtë shkencë të re, ne mund ta transformojme biznesin tonë, dhe jetën tonë.
Këto libra dhe shumë titujt të tjerë në kategorinë e zhvillimit personal i gjeni tek LINKU
*Autori i shkrimit është menaxher i platformës Bukinist.al