Filozofia e së tashmes dhe vizioni i Një Toke të Re.

Tani. Një fjalë që e dëgjojmë të gjithë shpesh, por që jo të gjithë janë të aftë të ndjejnë kuptimin e vëtrtetë mbas kësaj fjale. Tani jam këtu. Tani po bie shi. Tani po flas me dikë që dua. Por a e dimë se cdo të thotë me të vërtetë të jesh tani? Shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar t’ua shpjegojnë njerëzve konceptin e së tashmes dhe se si ne nuk ekzistojmë në asnjë moment tjetër vecse këtij tani.

Eckhart_Tolle_front

Një nga këta filozofë modern është edhe Eckhart Tolle i cili i ka dedikuar dy libra kësaj teorie dhe në këtë artikull, unë do të mundohem t’ua shpjegoj me fjalë të thjeshta filozofinë e së tashmes dhe vizionin e një Toke të Re.

nasa-Q1p7bh3SHj8-unsplash

Qeshë vetëm njëzet vjec kur për herë të parë pata në duar librin Fuqia e së Tashmes. I hutuar në jetën e shpejtë të kryeqytetit dhe i inspiruar nga një goditje e befasishme energjie, fillova të lexoj këtë libër dhe me cdo faqe me dukej sikur futesha akoma dhe më thellë në sferën pothuajse magjike të së tashmes.

Pa dashur t’ju hutoj, por me qëllimin për t’ju treguar disi rrugën drejt zgjimit, më lejoni që të ndaj me ju praktikat e mia të marra nga leksionet e mësuara në librat Fuqia e së Tashmes dhe Një Tokë e Re, (librin e fundit e gjeni tek Bukinist-i online).

Filloi dalëngadalë, njësoj si ndezja e një fieje shkrepseje në errësirën e plotë. Bota ime shkoi nga poshtë lartë në një moment të vetëm. Isha duke shëtitur tek Parku Rinia kur më goditi, dhe për herë të parë në jetën time jam ndjerë me të vërtetë në paqe.

colton-duke-QRU0i5AqEJA-unsplash

Nuk e dija asokohe se cfarë më kishte ndodhur dhe nuk mund ta shpjegoja me fjalë. Duhej të bëja kërkimet e mija për të kuptuar që kishte shumë njerëz të tjerë aty jashtë që kishin kaluar të njëjtën eksperiencë. Një nga këta njerëz është edhe Eckhart Tolle, autori i famshëm i librave Fuqia e së tashmes dhe Një Tokë e Re.

E di që shumë prej jush që po lexoni këtë artikull, do të konfuzoheni, ndërsa një pakicë do të inspirohen. Cfarë dua të them me zgjim? Mos vallë jam duke folur për ndonjë secret që të tjerët nuk e dinë? Në fakt jo. Jam thjesht duke thënë dicka që ju e dini, por e keni harruar shumë kohë më parë.

E keni harruar kur ishit të vegjël dhe të pafajshëm. E keni harruar kur bota ju mbushi mendjen që jëni vetëm në këtë jetë. E keni harruar që kur shoqëria ju shtypi imagjinatën dhe shkolla ju vodhi ëndrrat. Tani po e kujtoni, dalëngadalë, dhe po ndjeni një emocion të njohur brenda jush. Diçka që kishit një kohë të gjatë pa e ndjerë.

anita-jankovic-m5oFzzrcKwc-unsplash

Kjo është vetëm një vegim i së tashmes. Nëse e ndiqni këtë vegim do filloni të shihni që pothuajse cdo gjë që dinit deri më sot është e ndryshueshme. Ju, jeni të ndryshueshëm. Bëjini një pyejtje vetes, kur ndodheni tani? Merrni pak kohë pasi jam i sigurt që kjo pyejtje mund tju kërkojë pak kohë për t’i dhënë një përgjigje.

Jeni gati? Cila është përgjigja që morrët nga vetja? Si? Ju duket pyejtje e pakuptimtë? Disa nga ju morën përgjigjen ‘Tani’. Disa të tjerë e konfuzuan ‘kur’, me ‘ku’, dhe u përgjigjën ‘në shtëpi’, ose ‘kafe’, ose në çfarëdo vendi që të jeni. Përgjigja e saktë, nuk ekziston, sepse ‘Tani’, nuk mund të përcaktohet me fjalë. Fjalët vetëm do mbushin mendjen tuaj me më shumë gjëra për të analizuar të cilat u shpërqendrojnë nga e tashmja.

Por cfarë jam unë duke bërë tani dhe a nuk është përpjekur Eckhart Tolle që ta shpjegojë ‘Tani’ me fjalë? Jo tamam. Ajo që ne bëjmë është thjesht një tregim rruge për ata që ende nuk e kanë ndjerë driten që e tashmja jep. Por kurrë, nuk mundohemi ta përkufizojmë me fjalë, sepse askush nuk mundet.

Me cdo ditë që kalon, shoh akoma edhe më shumë njerëz që zgjohen në prehërin e së tashmes dhe do të vijë një ditë që shumica e kësaj vetëdijeje do të jetë përhapur në pothuajse gjithë popullsinë botërore. Është e paevitueshme. Ajo që ne duhet të bëjmë është thjesht të pregatitemi pët një shoqëri të re, për një mendje të re, për një Tokë Të Re.

Ky libër është fantastik dhe unë do e rekomandoja për të gjithë ju, sidomos për ata që e dinë tashmë se për cfarë e kam fjalën. Ndërsa të tjerve do u thoja thjesht që ky libër mund tju ndihmojë të jeni më të qetë shpirtërisht. Praktikat që fshihen mbas këtyre faqeve mund tju ndryshojnë dhe jetën sadopak. E vetmja gjë që duhet është një zemër e hapur dhe mendje e shtruar.

nje-toke-e-re

Për çdo informacion mund të kontaktoni edhe përmes telefonit: 044508282 ose e-mailit: info@bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *