Një libër transformues për jetën tënde

anthony

Review rreth librit Pushtet i pakufishëm i Anthony Robbins, botuar nga Minerva

Klodjana Imeraj

                                                                 “Për të komunikuar në mënyrë efikase lypset të kuptojmë që të gjithë jemi të ndryshëm në mënyrën si e perceptojmë botën dhe ky përceptim na shërben si udhërrëfyes në komunikimin tonë me të tjerët” – Antony Robbins

Lexova një ditë një libër dhe jeta më ndryshoi” – një  shprehje kjo e marrë nga shkrimtari me origjinë turke Orhan Pamuk,  të bën të reflektosh për rëndësinë e librit në jetën tonë.

Janë të shumtë librat e motivimit dhe të zhvillimit personal që kam lexuar, por asnjë prej tyre nuk ka ndikuar kaq drejtpërdrejt në mënyrën e të menduarit sa librat e Anthony Robbins.

Unë do të rekomandoja këtë autor me dy librat e tij: “Pushtet i pakufishëm dhe Zgjoni gjigandin e brendshëm. Nuk mundem t’i veçoj pasi që të dy janë të rëndësishëm.

Fjalët dhe mendimet e tij përcillen drejpërdrejtw, jo thjesht si një informacion, por si udhëzues praktik për ta vënë veten menjëherë në aksion, në veprim. Nuk ka rëndësi informacioni, dija; rëndësi ka si të vëmë në veprim dijen që ne marrim për ta bërë veten ndryshe dhe gati për të jetuar jetën që ëndërrojmë.

Anthony Robbins shtron pyetjen thelbësore: Pse njerëzit bëjnw atë që bëjnë?  Dhe kapitull pas kapitulli ai shpalos të gjitha mundësitë që kemi vetë ne për të marrë në dorë fatin tonë.

Ai na tregon qartë se gjithccka fillon me ndërtimin e pyetjes së duhur: Si mund të bëj atë që dua të bëj?

Sapo nisim belbëzimet e para, neve na mësohet si të flasim, çfarë të themi, çfarë wshtë mirë e çfarë është keq dhe si të komunikojmë me të tjerët. Tony Robbins na mëson rrugët e komunikimit me vetveten nëpërmjet një programi shkencor gjuhësor “Programimi Neurolinguistik”, – shkurt PNL. Njohja me Programin Neurolinguistik është vlera  e padiskutueshme e librit “Pushtet i pakufishëm” ku na mësohet se si gjuha transformon mendimet tona, sesi mendimet tona bëhen zakone, se si zakonet bëhen shprehi, dhe shprehitë ndryshojnë jetën tonë.

Kapaciteti ynë për të bërë diccka në jetë bazohet në aftësinë që kemi për të drejtuar sistemin nervor dhe PNL-ja siguron një kornizë sistematike për drejtimin e trurit tonë.

Është e pamundur që unw të shkruaj përmbajtjen e librave; por dua të nënvizoj faktin se këta libra janë transformues, janë çelësa për të depërtuar thellë në subkoshiencë e të çrrënjosësh nga aty të gjitha mendimet negative, kufizuese dhe të mbjellësh ide, ndjenja, mendime pozitive për veten dhe botën që na rrethon.

Kjo gjë mund të bëhet e mundur vetëm nëse veprojmë …….

pushtet-i-pakufishem

Librin e Anthony Robbins e gjeni online tek Bukinist.al

Për më shumë, na telefononi: 044508282 ose na dërgoni e-mail: info@bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *