Nuk ka libër më të dobishëm për ty sesa Çelësi i talentit

ddddd
Foto ilustruese

Review rreth librit Çelësi i talentit i autorit Daniel Coyle, botuar nga Pema

Babeta Rexhepi

Imagjinonin sesi do kishte rrjedhur jeta juaj nëse mësuesit apo prindërit do ju kishin thënë se ju mund të bëheni ekspert në gjithçka që dëshironi, vetëm duke u praktikuar mbi ate gjë, për mesatarisht 10.000 orë? Vazhdoni të imagjinoni, sesa shumë do kishit përparuar nëse dikush do ju tregonte me hollësi gjithçka duhet të dini gjatë praktikës suaj?

Të gjitha këto dhe shumë gjëra të tjera ju do t’i mësoni në këtë libër. Besomëni nëse ju them se ju do të mahniteni me mënyrën e mrekullueshme të përshkrimit të ngjarjeve, ku autori nëpërmjet shembujve të ndryshëm të shkrimtareve, piktorëve, mësuesve apo futbollistëve të sukseshëm do t’ju mësojë se gjërat jo gjithmonë  janë ashtu si duken!

Nëse deri dje keni menduar se Pikaso, Leonardo da Vinci, Demi Lovado, Ronaldo e shumë të tjerë janë bërë të suksesshëm vetëm prej talentit, ka ardhur koha të lexoni seriozisht këtë libër.

Autori na parashtron një tezë shumë interesante, ku nëpërmjet  hulumtimeve të reja të shkencës del në pah rëndësia e shtresës së mielinës e cila mbështjell neuronet e trurit tonë. Si rrjedhojë, sa më shumë të rritet shtresa e mielinës, aq më të izoluara bëhen neuronet tona, gjë që  rrit shpejtësinë e përçimit të sinjaleve nervore. Këtu zë fill ai që ne e quajmë “Talent”, i cili e bën një njeri të realizojë një vepër apo një veprim në mënyrë gjeniale.

Pra, nëse ju është dukur se të talentuarit i bëjnë gjërat shumë lehtë për shkak të talentit të lindur që kanë, po gaboni shumë! Çdo njeri kalon nëpër disa faza derisa të na servirë këto veprime të natyrshme dhe të një niveli të lartë që i diferencojnë ndjeshëm nga mesatarja njerëzore. Mos u trembni nëse mendoni se ky libër ka shumë neuroshkencë brenda në të sepse autori, përkundrazi; me një natyrshmëri dhe qartësi që e karakterizon, do të na mësojë se shkenca e vërtetë e gjeniut është të ushtruarit thellë dhe në vazhdimësi në diçka që keni për zemër, mentorimi i duhur, disiplina dhe motivimi.

Teksa lexoja këtë libër, mu kujtua një barcaletë e njohur mbi gjeniun e madh Pikason. Një ditë teksa Pikaso po relaksohej duke pirë një kafe, një grua e dallon dhe e entuziazmuar i lutet t’i bëj një portret. Piktori pranon dhe brenda pesë minutave i drejton gruas portretin e saj në letër. Gruaja mahnitet nga gjenialiteti i tij dhe e pyet se sa i detyrohej për punën e tij. Pikaso i jep një çmim shumë të lartë, për të cilin zonja i thotë se i dukej e palogjikshme. Ajo refuzon t’ia japë paratë  sepse nuk e konceptonte dot që për pese minuta punë, të paguante një çmim aq të lartë. “Por zonjë, – i përgjigjjet Pikaso – për të të realizuar ty këtë portret për pesë minuta, mua më është dashur të punoj 50 vjet”.

Pikërisht, për të arritur potencialin tuaj në nivelet e Pikasos, apo të njerëzve të ngjashëm të talentuar në një fushë të caktuar, ju vjen në ndihmë ky libër që, sikurse thotë edhe Tom Peters, “ju nuk mund të lexoni libër më të rëndësishëm apo më të dobishëm se ky”.

Ju do të mbusheni më energjinë, motivimin dhe forcën  për të ndërrmarë çdo nisëm që gjer më sot e keni ëndërruar, por nuk keni besuar se mund t’ia dilnit të shkëlqenit në të.

Librin e gjeni online tek BUKINIST.AL

Për çdo informacion, na telefononi tek: 044508282; ose na shkruani tek: info@bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *