Vlera terapeutike e leximit

lexim-kovic

Librat mund t’ju ndihmojnë të qetësoheni dhe të largoheni nga stresi pandemik. Por shumë prej nesh e kanë më të vështirë për të lexuar tani. Ja se si – dhe pse – duhet t’i kthehemi atij.

Elizabeth Bernstein

Vitin që shkoi e gjeta veten time duke iu rikthyer sërish e sërish një vargu të poezisë së Emily Dickinson: “Nuk ka asnjë anije si një libër”.

Ashtu si shumë njerëz edhe unë i kam ndjerë efektet terapeutike të të lexuarit sidomos këtë vit. Si edhe neuroshkencëtarët dhe psikologët (dhe mësues i shkollës së mesme të anglishtes) do të të thotë ty: Librat janë të mirë për trurin. Dhe përfitimet e tyre janë veçanërisht jetësore tani. Librat zgjerojnë botën tuaj, ofrojnë një arratisje dhe sjellin risi, surprizojnë dhe ngacmojnë, përmes çlirimit të dopaminës. Ato zgjerojnë perspektivën tonë dhe na ndihmojnë të empatizohemi me të tjerët. Dhe ato mund të përmirësojnë jetën tonë sociale duuke na dhënë diçka për të na çuar përtej.

Librat gjithashtu mund të na shpërqendrojnë dhe të na ndihmojnë për të ulur dërdëllitjet mendore. Kur ne përfshihemi në atë gjendjen rrjedhëse të mrekullueshme të leximit ku ne jemi të zhytur plotësisht brenda një libri, rrjeti i mënyrës sesi funksionon truri ynë qetësohet, – thotë Jud Brewer, një psikiatër që drejton kërkimet në Qendrën e Mendjes në Universitetin Broën. Ai është një rrjet i zonave të trurit që është aktiv kur ne nuk po bëjmë asgjë tjetër dhe që mund të davaritet tek shqetësimet dhe kotësirat.

“Ka kaq shumë rrëmijë në botë tani dhe çdo akt i të lexuarit është një lloj meditimi”, – thotë Mitchell Kaplan, pronari i rrjetit të librarive “Books & Books” në Miami, dhe bashkë-themeluesi i Panairit të Librit të Miamit. “Ju shkëputeni nga kaosi që ju rrethon. Ju rilidheni me veten tuaj kur jeni duke lexuar.. Dhe nuk ekziston më rrëmuja”.

Në vitin 2020 Grupi NPD regjistroi vitin më të mirë të shitjes së librave duke nisur që nga koha kur kishte regjistar të dhënat në vitin 2004. Shitjet e librave të cilat kapin 80% të tregut u rritën me 8.2% të volumit, më shumë se në vitin 2019, ndërsa e-books u rrit me 17%. Sipas analistes së librave të NPD-së, shitjet janë rritur në një numër kategorish: librat për fëmijë, librat nonfiction për të rritur, veçanërisht librat për të drejat civile, rracizmin, biografitë dhe kujtimet.

Megjithatë, edhe pse njerëzit po blejnë më tepër libra, shumë prej tyre bëjnë të ditur se e kanë të vështirë ta kalojnë kohën me to. Një studim britanik për shprehitë e leximit gjatë pandemisë, i realizuar këtë verë nga studiuesit e Universitetit Aston në Birmingam të Mbretërisë së Bashkuar, arriti në përfundimin se ndërsa njerëzit po lexonin më tepër, – duke dhënë më shumë kohë për të lexuar, një dëshirë për të shpërqendruar veten dhe më shumë kohë shpenzonin me fëmijët e tyre, – ata po lexojnë më ngadalë. Sipas Abigail Boucher, një kërkuese mbi studimin dhe lektore e letërsisë angleze në universitet, – shumica e rreth 860 pjesëmarrësve në anketim thonë se ishin të shpërqendruar dhe se kjo mungesë e përqendrimit po e bënte më të vështirë përmirësimin.

Sigurisht, është e vështirë për trurin tuaj që të fokusohet mbi një libër kur është duke identifikuar vazhdimisht kërcënime; pra që ai mund t’ju  mbajë ju gjallë. Kjo është ajo çfarë ka ndodhur me shumicën prej nesh që prej muajit mars, – përgjigja jonë për luftë apo për të ikur ka qenë vazhdimisht aktive. (Ndonjëherë unë e pikturoj trurin tim si një tru kartoni me krahë dhe këmbë të vogla, duke u larguar tutje me një libër që e mbaj në dorë dhe duke ulëritur: “Nuk e shikoni se jam i zënë!!”) Gjithashtu, ankthi i shkaktuar në trurin tonë çliron një rrjedhje të hormoneve të stresit, të cilat e zbehin energjinë dhe e bëjnë më të vështirë përqendrimin.

lexxx

Çfarë mund të bëni kur ju ndodh kjo? Jini më të vëmendshëm për zakonet tuaja të leximit. Ja si.

Meditoni! Pastroni mendjen tuaj para se të nisni leximin. Uluni në një vend të qetë për pesë minuta dhe lëreni mendjen tuaj të qetësoheni. Ose dëgjoni një meditim të shkurtër të orientuar

Niseni ngapak: “Truri ynë është i lidhur për të dashur një shpërblim, – thotë Dr. Brewer i Universitetit Brown, autori i librit që pritet të vijë së shpejti, “Ankthi i palidhur”. Dhe të mbarosh diçka që po lexon është shpërblyese. “Truri juaj ndihet mirë, kështu që ai do të dëshirojë ta bëjë përsëri të njëjtën gjë”, – thotë ai. Ai rekomandon të zgjidhni një histori të shkurtër tërheqëse, mundësisht nga një autor i preferuar dhe ta lejoni veten të zhyteni. Pastaj, reflektoni mbi atë se si jeni ndjerë kur po lexonit.

Lexoni diçka të përshtatshme: “Nëse ndiheni në një gjendje të rënduar, mund të lexoni në mënyrë që të kuptoni se çfarë po ndodh rreth jush,” – thotë zoti Kaplan i “Books & Books”. Nëse tema është e rëndësishme për jetën tuaj apo për ngjarjet aktuale, ka të ngjarë të tërheqë më shumë vëmendjen tuaj. Dhe, kërkimet nga profesori i njohur Keith Oatley në Universitetin e Torontos, tregojnë se sa më shumë zhanre të narrativave të ndryshme të lexoni, si: – fiction, biografi, kujtime, histori, – aq më empatik do të bëheni. “Dikush ka punuar shumë fort për të futur brenda mendjes tënde personin tjetër”, – thotë ai.

Kthehuni tek diçka e njohur: Kur kohët janë të pasigurta dhe të frikshme, diçka e njohur mund të jetë një burim ngushëllimi. Anketimi rreth shprehive të leximit gjatë pandemisë i kryer nga studiuesit në universitetin Aston zbuloi dy tipe lexuesish: Ata që janë të fokusuar në leximin e diçkaje të re për ta, për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe ata që rilexojnë libra të njohur për të pasur ndjesinë e rehatisë, të qendrueshmërisë dhe të mungesës së surprizave.

Lisa Lucas, botuese e “Pantheon and Schocken Books” dhe ish-drejtuese ekzekutive e Fondacionit Kombëtar të Librit, zakonisht lexon një ose dy libra në javë përgjatë një viti normal. Por, gjatë pandemisë, ajo e pa veten të pazonja për tu përqendruar mbi leximin, një gjendje që ajo thotë se i la një ndjesi zbrazëtie. Pastaj, një ditë në dhjetor, e ulur në shtratin e saj, duke u eglendisur me celularin e saj gjatë pushimit të drekës, ajo kujtoi se sa shumë i pëlqente për të lexuar librin “The house of Mirth” gjatë viteve të fundit, në periudhën e pushimeve. Kujtimi e frymëzoi atë që të marrë një libër dhe ajo kapi në dorë atë që kishte më afër, e hapi atë dhe nisi ta lexojë. Më tej, ajo vetëm vazhdoi….

“Sapo fillova, rehatia, shpërqendrimi dhe përvoja e hapjes së trurit ndaj letërsisë ndihet sikur ajo pjesë e trurit tim sërish ishte transformuese”, – thotë ajo. Kjo më dha qetësi.

Lexoni!
Këtu gjenden disa këshilla më shumë sesi të lexoni me kujdes.

Vendoseni celularin larg. Jepjani atë dikujt për ta mbajtur, me këshillimin për të mos iu nënshtruar lutjeve tuaja për tua kthyer sërish. Fshiheni në një sirtar të një dhome tjetër, mundësisht nën dysheme.

Bëjeni leximin një shprehi. Zgjidhni një vend të preferuar. Përgatitni pak çaj. Lexoni në të njëjtën kohë çdo ditë.

Shkoni brenda vetes tuaj. Lexuesit këtë vit iu drejtuan më shumë librave më të qetë, më vetëzhvillues, të tillë si kujtimet, librat mbi vetëdijen, dhe poezinë, – thotë Mitchell Kaplan, pronar i “Books & Books” në Miami dhe bashkëthemelues i Panairit të Librit Miami. “Gjuha e poezisë shpesh provokon një lloj katarsis kur dikush po përjeton konflikt,” – thotë ai.

Lexoni në mënyrën siç bënit fëmijë – i shtrirë në një krevat, me shpinë në dysheme, nën batanije, me një elektrik dore. (Kam lexuar brenda dollapit tim). Përpiquni ta analizoni atë ndjenjë të mrekullisë, përthithjes dhe pafajësisë. Dhe duke krijuar një dhomëz apo qoshe leximi mund të siguroni një ndjesi sigurie ose mbrojtjeje”, – thotë Jud Brewer, një psikiatër që drejton kërkimet në qendrën e Mendjes në Universitetin Brown

Lexoni gjënë e parë në mëngjes. Është një mënyrë e jashtëzakonshme ta nisni ditën tuaj. Ajo ju detyron të lini mënjanë celularin tuaj. Dhe ju do të keni më shumë energji. “Ankthi është taksimi,” – thotë Dr. Brewer.

Përpiquni të dëgjoni. Merrni në konsideratë një audiobook. Ju mund ta lini narratorin që të bëjë disa nga punët tuaja. Ju mund të bëni shumë detyra njëherësh, duke dëgjuar audiobook, teksa jeni duke i dhënë makinës, duke bërë ushtrime apo punët e shtëpisë. Dhe ato mund t’ju bëjnë që të ndiheni më pak i vetmuar. Allyssa Fortunato, një drejtoreshë 34-vjeçare në fushën e marketingut në “Croton-on-Hudson, N. Y, nisi të dëgjojë më shumë audiobooks gjatë pandemisë kur ajo kishte shqetësim për tu përqendruar në lexim dhe gjeti një përfitim të papritur.

“Në një kohë që ndihesh realisht e vetmuar, më pëlqen të dëgjoj një zë në veshin tim që nuk është i imi”, – thotë ajo.

Mbylleni librin nëse nuk po merreni me të. Tashmë, jeta është tejet stresuese dhe e pakëndshme në shumë mënyra. Leximi nuk mund të jetë njëri prej tyre.

Nise një libër të ri sapo të kesh përfunduar atë që ke në dorë. “Unë e bëj këtë teksa ndodhem ulur. Kjo më ndihmon të heq pasigurinë se çfarë tjetër të lexoj. Dhe unë jam më e lumtur kur jam e zhytur në një libër, sepse kështu mbaj ritmin tim”.

im-293744

Artikulli është botuar në gazetën Wall Street Journal

Materiali u përgatit nga stafi i blogut Leximtari.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *